Për publikim! (Fotografia është e kohës!)
Përvjetor:
Injorim i mërgatës nga institucionet e Kosovës, më së shumti nga kreu i LDK-së dhe kryeministri Isa Mustafa, është i pafalëshëm?!
18 prill 1981, mbushen plot 36 vjet kur për të parën herë në Evropë, pikërisht në Bernë të Zvicrës, është mbajtur demonstrata e parë e organizuar nga Kadri Zeka, Hasan Mala, Kadri Avdullahi, Zija Shemsiu, Hajdar Sadrija etj.
Demonstrata është mbajtur në Bernë dhe patën marrë pjesë disa dhjeta demonstrues?! Ishin kohë të vështira kurse demonstruesit përgjoheshin nga element të infiltruar si bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, e cila në atë kohë ishte shumë aktive dhe kishte shtrirë rrjetin e saj edhe në diasporë.
15 vite më vonë në Bernë të Zvicrës, nën organizimin e Degës së LDK-së në Zvicër, është mbajtur demonstrata ma masive e shqiptarëve ku kanë marrë pjesë mbi 60 mijë veta. (Në foto: Hajdar Sadrija duke iu folur demonstruesve, si dhe fotoja tjetër nga ai manifestim).
16 vite më vonë në Bon të Gjermanisë, nënë organizimin e Degës së LDK-së në Gjermani, është mbajtur demonstrata ma masive e shqiptarëve në Evropë, ku kanë marrë pjesë mbi 100 mijë veta. (Foto: Pamje e protestës dhe një video)
(Këtu shihet një Video e kohës: Video e kohës:
* * *
Ne gjithmonë kemi brohoritur, Liri, Barazi, Demokraci!
Ne kemi kërkuar Lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj!
Ne kemi kërkuar demokraci, sistem të vlerave dhe sitëm juridik funksional!
* * *
Ndërsa sot Kosova jonë, po udhëhiqet nga ish titoistët dhe enveristet të cilët edhe atëherë sabotonin përpjekjet tona, kurse sot po ata e kanë kthyer Kosovën në një vend pa perspektivë, ku s’ka demokraci dhe ku nuk respektohet ligji dhe as nuk funksionon sistemi i drejtësisë dhe sistemi i vlerave!
Injorimi që i bëhet sot mërgatës, është i pafalshëm dhe i dëmshëm për Kosovën dhe demokracinë e saj të brishtë! Veçmas ky injorim po bëhet kundër aktivistëve të devotshëm të cilët ishin të dalluar dhe që nuk kursyen asgjë nga koha dhe nga financat e tyre.
Sot, kjo klikë e ky klan, e kanë kthyer Kosovën në plaçkë tregu, dhe e kanë kthyer në një shtet ku nuk respektohet as ligji dhe s’ka siguri, ku nuk respektohen të drejtat elementare njerëzore.
Prandaj po ua shtrojmë disa pyetje publike këtyre zotërinjve:
• Vallë a mos gabuam që nga 18 prilli 1981, e gjerë në çlirimin e Kosovës, që organizuam protesta për përkrahjen dhe njohjen e Kosovës, të cilat drejtpërdrejt luajtën rolin vendimtar për angazhimin e mëvonshëm të Bashkësisë Ndërkombëtare, në çlirimin e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj?
• Mos gabuam që ua hapem dyert e kancelarive të shteteve demokratike duke kërkuar ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe njohjen e saj si shtet të pavarur e demokratik?
• Mos gabuam Ne mërgata, që i formuam Fondet për Kosovën, për ta mbajtur gjallë popullin, që të mos gjunjëzohet para pushtuesit serb. (Fonde këto të cilat ju i keqpërdorët, duke bërë jetë luksoze, në kohë robërie dhe gjatë luftës, kudo nëpër metropolet e botës, madje prej atyre Fondeve ju i keni krijuar pasurit e juaja milionëshe)?
• Mos gabuam Ne mërgata, që financuam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me armë, me veshmbathje dhe me ushqime?
• Mos gabuam që dërguam djemtë tanë të luftojnë për çlirimin e Kosovës, ku një pjesë e tyre edhe kanë rënë dëshmorë për Kosovën, e shumë të tjerë i kanë lënë gjymtyrët e trupit nëpër beteja, vetëm për ta parë Kosovën e lirë dhe të pavarur?
• Mos gabuam Ne, që duke ndarë kafshatën e gojës për t’i shkollar djemtë dhe vajzat tona, mendonim tua përgatisnim kuadrin përkatës, për tu kthyer një ditë si specialist, për ta ndërtuar, zhvilluar dhe ndihmuar Kosovën, e për të dhënë kontributin e tyre profesional në fusha të shumta?
Por, fatkeqësisht ju, neve dhe bijve tanë na i mbyllet dyert, nuk na krijuat mundësi për tu kthyer vet dhe për t’i kthyer bijtë tanë të cilët do ta kishin ndërtuar dhe zhvilluar ma mirë se sa ju Kosovën e sotme?!
Bernë, 18 prill 2017.
Hajdar Sadrija,
ish kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993 – 1997).
Dërgoi për publikim, Shefqet Dibrani, shkrimtar e publicist
O diaspora,
A mos gabuam ne qe i duruam te gjitha torturat, diskriminimet, boksat, shuplakat, plumbat, tenkat granatat, …helmimet… edhe qindra mijera veprime anti-shqiptare dhe anti-njerzore… dhe qe perkunder te gjitha ketyre barbarizmave shkavellle… ne 1.3 Milion SHQIPTARË… vazhduam te jetojme ne keto kushte ne Kosove… e tua mundesojme juve frikacakeve te protestoni …juve qe iket ne diaspore dhe na latë neve te kacafytemi ne verzione te ndryshme me shkavellizmin… Jo na nuk gabuam… e ju mos u lavdoni me nje demonstrate koti, dhe te sigurtë ne shtetet demokratike… e nese ndonje UDB-ash ju ka percjelllllë… pune e madhe… ne krahasim me vendin ku zhvillohej beteja per LIRI dhe per SHQIPTARI… ju keni ike pas shuplakes se pare …hop e ne Gjermani… pune e madheeeee.
Komentet janë mbyllur.