Gani Mehmetaj
Një titull përgjithësues e qëllimkeq i “Zërit”: Vajzat nga Shqipëria: Më parë martohemi me serbët se sa me kosovarë” dhe një mosgatishmëri e po këtij portali që të ma botoj reagimin, me detyroi që ta bëjë publike opinionin tim.
Pse i përziejnë këto martesa interesi e fatkeqe me martesat e çifteve shqiptare Dardani- Shqipëri, që bëhen nga dashuria. Nuk është e vërtet që vajzat nga Shqipëria më parë martohen me serbë se sa me shqiptarë, shembulli i mijëra martesave Shqipëri-Dardani e dëshmon të kundërtën.
1. Martesat e grave nga Shqipëria e veriut, me burrat e moshuar serbë bëhet me mblesëri. Janë martesa fatkeqe, pa dashuri, pa njohje të mëparshme, me dallime të mëdha në moshë, me interesa të qarta materiale deri në cinizëm. Gratë nga Malësia e varfër shiten e blihen, jo pak syresh janë viktima seksi. Me t’u martuar i detyrojnë të ndërrojnë identitet kombëtar, pra ato nuk guxojnë as të deklarohen, as të flasin shqip, ua ndërrojnë identitetin fetar, nëse janë katolike apo myslimane, detyrimisht i bëjnë ortodokse serbe, ua ndërrojnë emrat: nga Bardha i pagëzojnë në Mileva, Zorka, Radojka, Milojka, Stanojka etj.
Ato gra fatkeqe ende pa filluar jetën bashkëshortore i trajtojnë më keq se sa në mesjetë, janë gra që i depersonalizojnë dhe i denigrojnë, e ato e pranojnë. Përkatësinë e dikurshme shqiptare e kanë mallkim, që i ndjek prapa. S’ka katundar a katundare serbe, që nuk flet me përbuzje deri në urrejtje për këto gra, për të cilat kushërinjtë e tyre kanë paguar 5000 euro e sipëri. Shumë prej malësoreve nuk e kanë përballuar trajtimin çnjerëzor te familjeve serbe, prandaj kanë ikur kah sytë këmbët, në kufijtë e çmendurisë me ato që kanë përjetuar.
Shoqatat e grave në Shqipëri e në Kosovë më shumë se me çdo gjë tjetër duhet të merren më fenomenin e shëmtuar të shitje-blerjes së këtyre grave, duhet të denoncojnë e të arrestojnë mblesit që janë serbë, shqiptarë, goranë e sllavë maqedonas. Shoqatat për mbrojtjen e grave më parë se për çdo gjë tjetër do të duhej të luftojnë për shkeljen flagrante të dinjitetit e integritetit të grave të shitura në familjet serbe, sepse i trajtojnë si mushka pune e skllave. Dhe s’kanë ku të ankohen, sepse katundet ku jetojnë janë prapa diellit.
Kush martohet me gratë e vajzat lenesha të malësisë së Mbishkodrës? Kryesisht pleq apo burra të shkuar në moshë që nuk i mori asnjë serbe, të ve apo me pamje që lënë shumë për të dëshiruar. Dhëndri serb, i martuar me malësoren shqiptare jeton në katundet e humbura, ku jeta gati është shuar, apo është një jetë tmerrësisht e mjerë. Në këto katunde shtëpitë kundërmojnë si të ishin thark i derrave, mesjeta e hershme e kohës së “opçinave” sllave, është ulur këmbëkryq.
2. Nuk e di pse rastet e këtyre martesave me mblesëri trajtohen në rrafshin e barabartë me martesat e çifteve shqiptaro-shqiptare që bëhen me dashuri. Sipas statistikave janë mijëra çifte ku njëri nga bashkëshortët është nga Tirana, Durrësi apo Korça, ndërsa tjetri nga Peja, Prishtina, Gjakova apo Drenica. Sa shumë ndryshojnë këto martesa shqiptaro-shqiptare, me martesat serbo-shqiptare me mblesëri. Por, për martesat me dashuri nuk shkroi askush, kurse për martesat me mblesëri u bë shumë zhurmë, madje me synim nxitjen e mos durimit shqiptaro-shqiptar.
Para shumë vjetësh pata biseduar me një zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Prishtinë për martesat shqiptaro-shqiptare. Janë mijëra, me tha, nuk e ke idenë sa shumë na paraqitën kur duan të kurorëzohen e ta rregullojnë shtetësinë. Janë shumë çifte që bashkëjetojnë, një formë e martesës së pa legalizuar, e di nga njohuritë e mia, kurse dashuritë e ndërsjella nuk janë të pakta.
Në Dardani gratë nga Shqipëria i çmojnë, sepse shtëpinë ta bëjnë parajsë, thonë ata që patën fatin të martohen. Por edhe familjet e vajzave shqiptare, që janë martuar me djem të Dardanisë janë të lumtur që i bënë dhëndër, sepse janë burra me karakter, që koka u prek në tavan, sikurse thonë ata.
Prandaj është e padrejtë e qëllim-keqe të përzihen gratë që shiten ne Serbi, me gratë që martohen me bashkëkombësin e tyre me dashuri. Kam takuar dhjetëra çifte të tilla, Edhe pas shumë vjetësh martese, fytyra u shkelqën nga lumturia.
Z. Gani, si gjithnje jeni ne majat e kritikes reale te dukurive pozitive dhe negative. Mediat ne KS, kryesisht udhehiqen nga xhelozet dhe ata qe vetem shkruajne lajme te keqija… siç jane Koha Ditore, Zeri, Kosova Sot nuk shohin dashurine, qe ju e theksuat por shohin nje lloj trafikimi njerzor, qe e bejne egersirat dhe shesin femra nga viset me te pazhvilluara te Shqipnise ne viset edhe me primitive te primitivizmit shkavell. Kombi shkavell ne luftat e ish RSFJ, ka pase provramin e dhunimit te femrave te Sllovenve, Kroatve, Serbo-Muslimanve, Shqiptareve… dhe ne kete program lufte kane qene dhunues disa mijera shkavell… dhe te gjithe keta dhunues seksualë jane te lire… mirepo ata vazhdojne dhunimin e femrave shkavelle… sepse jane mesuar te dhunojne.
Dhe ne kete mungese te dashurise, shume femra shkavelle nuk martohen fare, duke i ikur dhunes seksuale qe eshte shumë e perhapur ne Shkavellistan.
Fatkeqesisht edhe keto femra nga viset e prapambetura te Shqiperise jane viktima… që nuk duhen lejuar të viktimizohen…
Komentet janë mbyllur.