Po na sundojnë ata që na përçanë ?!

0
712
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Po na sundojnë ata që na përçanë vite më radhë. Po na sundojnë ata të cilët kan krijuan shtet për vete, për ilake, për shokë, për militantë partiakë… E kanë kapur shtetin ata të cilët janë analfabetë potencialë, më diploma të blera, sahanlëpirësa, njerëz dinakë dhe frikacakë, hajna e hoshtaplerë politike… Në anën tjetër kemi të gjithë neve, e para së gjithash rininë, e cila po sorollatën në rrugë, në kafene, ne bastore, ne lojëra të fatit… Të gjithë neve ne njerën anë po jetojmë keq e më keq nga të parët, të cilët po grabisin çdo gjë para vetit, duke lënë tokë të djegur pas veti…

Njeriu ynë secilën e ditë e më shumë po është i traumatizuar, i demoralizuar, gjithnjë e më shumë po i vizitojnë klinikat neuropsikiatrike nga depresioni gjithnjë në rritje… Kemi pasur më bollëk njerëz pas luftës, të cilët nga deprimimi kanë bërë edhe vetëvrasje… Kanë bërë vetevrasje edhe pjestarë të UÇK-së, të cilët kanë mbetur në meshirën e fatit… Ata të cilët janë ngjitur në pushtet po jetojnë si në parajsë me para të vjedhura të popullit, po jetojnë një jetë luksoze, nuk po prekin përtoke…

Nuk do të kemi ndryshime pozitive në këtë shtet deri sa në pushtet e kemi këtë kastë politike. Këta moti janë tjetërsuar nga populli, zatën nocioni popull për ta kaherë ka perënduar. Këta nuk po kan ndërgjegje dhe as moral politikë për të gjitha këto negativitete shoqërore të cilat qëllimisht i kan shkaktuar. Po çmistojnë gjithafarë maskaradash politike për tia zgjatur vetit pushtetin, në vend që të krijojnë zhvillim të gjithëmbarshem dhe mirëqenje.

Kemi një kryetar shteti figurë kontraverse, një përson i cili i ndryshon qendrimet për një ditë, pa i llogaritur dëmet politike. Kemi një kryeminister dinak dhe idhnak të tipit komunist, i cili nuk ka hequr dorë nga forma komuniste e sundimit mbi masën. Kemi një shef të ekzekutivit, i cili bashkë më presidentin e shtetit firmosen bllanko pa e pyetur shumë sovranin popull. Madje, moren guximin të firmosin edhe humbje territorësh në veri dhe në jug të Kosovës. Kjo klasë politike moti e ka humbur rrugën në oborr. Në fakt po dinë mirë më abuzu më të mirat materjale.

Po e kthejnë secilën ditë e më shumë Kosovën në funeralë … po e varrosin të ardhmen e brezave që po vijnë. Na kan izoluar si ne geto. Po na i humbin miqët tanë në botë secilën ditë e më shumë. Kan zgjedhur metodat e shantazhit dhe të frikës. Po i linçojnë kundershtarët e vet politikë më metoda fashizoide të veprimit. Po ndihen të lumtur në tragjedinë e shumicës. Këta po ndihen të pa prekshem, po ndihen si Zot mbi këtë tokë. Kjo kastë në pushtet disa kanë qenë e shumica janë shëndrruar në hajna, janë bërë njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Gjithashtu janë rrethuar më njerëz pa kurrizor, më njerëz servilë.

Kjo është fatkeqësia jonë e madhe. Na është mbushur aparati shtetror më njerëz të pa dijshem, të pa dinjitetshem madje po e mbajnë edhe llogon e tradhëtisë … Sigurisht së këta në krye të shtetit e kan humbur moti besimin e popullit, e kan humbur kredibilitetin dhe autoritetin nese e kan pasur ndonjëherë. Kan filluar haptazi dhe fshehurazi të na kthejnë në vitet e 90-ta. Dhe, për qudi pas gjithë këtyre të keqijave të cilat na kan vërshuar nga të katër anët, prap po kërkojnë respekt?! Të gjithë ata të cilët nuk mendojnë më kokat e tyre po i satanizojnë. Këta po na ndryshojnë edhe historinë për së mbrapshti.

Kjo kastë politike moti ka merituar të hudhët në bërllogun e historisë, e kishin rastin më të mirë që të mbesin në histori për të mirë. Këta meritojnë fshikullima në rrugë, nga dritarët… Këta meritojnë qdo lloj përqeshjeje… Këta e dinë mirë së populli vonon por nuk harron. Nuk harron më i ndëshkuar rënd më votë dhe do ti ndëshkon për manipulimet e deri tashme. Do t’i pret gjithsesi ndëshkimi sepse rregullisht për shumë vite manipulan më votën, manipulan më kërkesat reale të popullit. Me duket mua së nuk do të përseritet më kurrë që vota të shkon bllanko. Mu për atë kjo kastë në pushtet edhe nuk po ndihet rehat.

Mjaftë qytetarët tanë duruan padrejtësi në kurrizin e tyre. Mjaftë duruan duke jetuar keq në një vend i cili i ka të gjitha predispozitat për të jetuar mirë. Mjaftë i duruan të pa moralet dhe të pa ndërgjegjshmit politikë në krye të shtetit. Diçka është tashmë e sigurt. Rinia jonë pas një kohe të gjatë janë duke e kuptuar rolin e vet në shoqëri. Duhet ta tregojnë fuqinë e tyre edhe politike, nese dëshirojnë një të ardhme më të mirë… Mos të harrojnë se vëtem duke u inkuadruar më shumë në rrjedhat shoqërore politike të vendit edhe mund ta ndryshojnë situatën në favor të tyre…