Opera Mrika, ose guximi madhështor i artistëve shkodranë në dhjetorin e 1958.
Personazhet dhe interpretët e Operas së Parë Shqiptare.
Patjetër që në mes dokumentave të trashëguara në dosjen muzikore në “Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës” një nga më interesantet është edhe historia e operas së parë shqiptare e Prenk Jakovës me libret të Llazar Siliqit. Tashmë në dhjetor janë mbushur 53 vite nga shfaqa e parë e saj në teatrin Migjeni të Shkodrës. Opera Mrika me bazë veprën “Dritë mbi Shqipni” është vepra e parë operistike e organizuar, arritur dhe shfaqur në fillimet e saj, në mënyrë ekskluzive nga forcat krijuese, talneti dhe guximi i qytetit tradicional, kulturor të Shkodrës. Ishte në atë kohë një vështirësi e madhe të vensosje në skenë, të mblidhje orkestrantë, tenorë, soprano, skenografi, anturazhë, grim, kostumografim balet dhe valle etj.
Por gjenialiteti i Jakovës, regjizura e Andrea Skanjetit dhe talenti i më se 62 koristëve dhe 42 orkestrantëve të evidentuar në mënyrë perfekte në afishen e kohës, kanë bërë të mundur realizimin e një vepre të pa menduar ndonjëherë në Shqipëri dhe e realizuar në Shkodër. Në të vërtetë puna nga Jakova ka filluar në vitin 1956 dhe provat me përfundimk të partiturave i bënte pa filluar qartë vepra me këngëtarë “amatorë” të konsideruar dhe mkidis tyre ishin Klodilte Shantoja, Florinda Gjergji, Ndrekë Gjergji dhe Petrit Garuci… midis shumë e shumë të tjerëve. Provat zyrtare kanë filluar në vitin 1958-të dhe duhet thënë se në Tiranë, nuk kishte asnjë pikë besimi që një inisiativë e tillë do të kishte sukses në saj edhe të një mos besimi në “forcat amatore” të Shkodrës. Mirëpo Prenk jakova si gjithmonë një idealist vizionar i pa shërueshëm dhe normalisht me një mbështeje të njerve po të tillë në Shkodër filloi edhe provat dhe punën e madhe, ose më mirë kolosale për operan e parë shqiptare.
Në shkrimin tim dua ti bëj një homazh të detyrueshëm të gjithë atyre që morën pjesë në këtë “vepër të pamundur” jo vetëm për nga madhësia dhe gjinia, por edhe nga interpretimi dhe sidomos një nga ariet më të bukura që është aty dhe që titullohet “Dielli ka perendue”. Opera “Mrika” u shfaq më vonë edhe në Tiranë nga trupa e sot TOB-it ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohura Marije Kraja, Lluk Kaçaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo dhe me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqja pati sukses të plotë. Megjithatë unë do të paraqes njerzit e jashtëzakonshëm të bënë të mundur shfaqen e madhe operistike dhe dhjetorit 1958-të dhe ekzaktësisht 1 dhjetor e në vazhdim e shfaqur 18-të herë në Shkodër. Ishte dashur shumë nga Jakova që shfaqa të jepej në festat e Nëntorit, por vdekja e aktorit të madhe të teatrit Migjeni Zef Jubani e shtyu me datën 1 dhjetor.
Kush ishin pjesmarrësit e këtij suksesi të jashtëzakonshëm dhe operas së parë shqiptare e organizuar dhe realizuar në Shkodër!
Unë kam fatin të kem edhe listën reale dhe fletët origjinale të pikërisht ftesës së parë të kësaj mrekullie muzikore shqiptare. Lista është e gjatë. Fillon me autorin dhe dirigjentin Prenk Jakova, regjia Andre Skanjeti, as dirigjent Tonin Harapi, konsulent Kristaq Antoniu, kor maestër Leonard Deda, Zef Leka, Tonin Zadeja dhe Tonin Daija. Pastaj koncert maestër Tonin Harapi dhe Gjon Saraçi. Pedagoge zëri Shpresa Nishani dhe me piktorë Gjon Hila, Çesk Vuksani e Lec Fishta. Normalisht që shfaqa ishte një produkt i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore Shkodër.
Kush janë personazhet, interpretët dhe bashkëpunuesit e operas Mrika?
Mrika është interpretruar nga Klodilde Shantoja dhe Florinda Fishta, Mara e ëma e Mrikës nga Aneta Nikaj Gjini ose daja i Mrikës nga Petrit Garuci, Ndou ose gjyshi i Mrikës nga Filip Krroqi, Gjeta ose i fejuari në djep i Mrikës nga Leo Prela dhe Mark Shllaku. Pastaj Doda nga Abdullah Kalaja, Dava është luajtur nga Klotilde Shantoja, Florinda Fishta dhe Lajde Banushi, Mira nga Roza Banushi, Bardhoshja nga Liza Gajtani, Agimi nga Ndrekë Gjergji, Azizi Mark Shllaku dhe Leo Prela. Pastaj vullnetari nga Hamdi Borshi kurse diversantët nga Omer Osmani, Hasan Smaja, Pjerin Ashiku dhe Zef Beltoja. Inspektor skena ka qënë Ndrek Prela, dritat Teufik Duka dhe Sabah Prizreni, por nuk kanë munguar marangozët Lec Prendi, Kol Lufi, Tom Prela dhe Ndoc Karma. Teknikët skenës kanë qënë Maliq Sejdini. Osman Gruda, Fehmi Gogori dhe Kolë Ndoca. Rekuizitjere ishte Marije Curani, sufler Leonard Deda dhe makjazhi Kin Jaku. Nga vetë prezantimi del qartë dhe sasia dhe kualiteti i njerzve në operan e parë shqiptare.
Por ajo që bënte përshtypje në opera dhe që tregonte edhe fuqinë e madhe të trashëgimisë artistike dhe muzikore është kori me 62 veta të cilët në fakt nuk ishin profesionistë dhe disa prej tyre ishin dhe solistë, por unë po botoj listën e saktë të emrave të koristëve shkodranë në operan Mrika.
Fillon me Lajde Banushi, Gjenovefa Paloka, Rozina Bushati, Margerita Shllaku, Sonja Gllasovi, Leposava Donzha, Kimete Hoxha, Albina Gjonej, Margerita Deda, Anunciata Buriçi, Roza Xhuxha, Jolanda Oroshi, Leila Alibali, Neziha Buriçi, Gjyzepina Gjinaj, Liza Dushi, Regjina Nika, Luçie Pali,Vasilika Bojaxhiu, Neta Paloka, Franka Guraziu, Vitore Barbullushi, Neta Cepi, Tonine Kolombi, Liza Gajtani, Neta Radovani, Vera Prela, Vitore Paloka, Kermalina Gjergji, Regjina Hajmeli, Veronika Prendi. Pastaj vazhdojnë meshkujt me Nevruz Kalaci, Mikel Hilaj, Zef Beltoja, Jovan Shallvari, Pjerin Ashiku, Paç Kallmeti, Nut Gjyrezi, Qazim Kraja, Xhemal Gramshi, Ndoc Kujxhia, Mark Veli, Tonin Bjanku, Gjon Maka, Syri Kastrati, Ejell Hajmeli, Lodovik Prela, Mustaf Smaja, Angjelin Dodmasej, Nazmi Kraja, Zef Paloka, Xhevad Hajdari, Nikolin Shkrivani, Dhimitër Banushi, Sheuki Mati, Hamdi Borshi, Lec Krroqi, Angjelin Zadeja, Rrok Dushi, Gjon Vata, Nuri Haliti dhe Ismet Halili.
Kjo listë e gjatë e emrave që kanë qënë dhe që një shumicë tashmë nuk jetojnë më, kanë vazhduar të kenë profesione të artit në përgjithësi, por janë edhe 42 orkestrantë absolutisht të talentuar që kanë bërë të mundur ekzekutimin e veprës kolosale të Prenk Jakovës. Emrat e tyre janë: Ndoc Shllaku violinë e parë, spala, Tonin Daija violinë e parë spala, Mark Kaftalli, po ashtu, Gjovalin Xhanxhafili violinë, Zef Alimhilli violinë, Paulin Shestani violinë, Robert Prendushi violinë e dytë spala, Luigj Lacaj po ashtu, Henrrik Daragjati violinë e dytë, Aleksandër Garxhola po ashtu, dhe mbas tyre Sulejman Gracevi, Zef Simoni, Hyll Drishti, vazhdojnë Angjelin Zojsi vjolë sëbashku me Gjush Darragjati dhe Zef Harapi, pastaj Gjovalin Lazri vjoloncel sëbashku me Kolë Gjinaj dhe Angjelin Shiroka, pastaj Çesk Jakova kontrabas, sëbashku me Gjon Kapidani.
Janë me flaut Tish Hilaj flaut i parë dhe Nush Voci flaut i dytë, janë Tonin Laca me oboe i parë dhe Skënder Hoxha me oboe i dytë, Muhamet Grimci klarinet i parë dhe Guljem Përdoda me klarinet i dytë. Gjon Saraçi fagot in parë, Tonin Zadeja fagot i dytë, Ferdinand Bushati korno i parë, Pjetër Kçira korno i dytë, Nush Deda korno i tretë dhe Burhan Boksi korno i katërt. Vazhdojnë Abdullah Haxhija trombë e parë, Gjovalin Baba trombë e dytë, Nush Shllaku trombon i parë, Zef Bushati trombon i dytë, Abdullah Salabegu trombon i tretë. Pastaj Ndoc Gjergji baz-tuba, Ndoc Pistulli pianoforte – harpë, Palok Kurti timpani dhe Gjon Jubani bateri.
Këto janë të gjithë emrat e atyre që dhanë në publikun shkodran dhe shqiptar, operan e parë të realizuar në Shkodër dhe njëkohësisht artistët të cilët kanjë bërë të mundur vazhdimin e traditës së mrekullueshme shkodrane në muzikë dhe kulturën artistike shkodrane. midis tyre ka pasur piktorë të famshëm, regjizorë dhe instruimentistë virtuozë me famë edhe ditët e sotme.
Opera Mrika ka dalë si trashëgimi vlerash nga të mëdhenjtë e qytetarisë shkodrane si Palok Kurti, Lec Kurti, Kardinal Mikel Koliqi, Pader Martin Gjoka, Shuk Shllaku, dhe ka vazhduar kjo traditë të prodhojë të lartë të tjerë të muzikës si Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani etj. ‘Mrika’ mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos artistëve shkodranë me në krye të madhin Prenkë Jakova që dhe Shqipëria të kishte operan e saj.
Kujtimi i një plejade të tillë e cila arriti një sukses të madh të kohës, i cili vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një kujtim gati legjendë për realizimin e veprës operistike, është një detyrim moral i ditëve të sotme. Patjetër që mbas kësaj vepre kanë dalë vepra të tjera, por kjo është pionierja e gjinisë së operas dhe njerzit e saj po ashtu, janë pionierët e fillimit të muzikës së madhe që na bashkonte me botën e qytetëruar. Ky përvjetor i Operas Mrika, është një moment reflektimi i madh dhe sidomos frymëzimi për të pasur parasysh se me çfarë guximi artistik dhe sakrifice njerzore, dalin veprat e mëdha. Normalisht që Shkodra ishte, dhe për fat vazhdon të jetë, një dallëndyshe e muzikës, orkestrimit, interpretimi, me shpresën për tu ngritur në atë shkallë guximi dhe pasioni si shumë dekada më parë.
Marrë nga http://bbekteshi.blogspot.ch/