Atmosfera festive e Pashkëve, bashkon trojet Shqiptare në Romë

0
779
Gjin Musa

Gjin Musa me cigare Dita e djele, apo siç quhet dita e Palmave, grumbulloj Shqiptaret nga te gjitha trojet ne kishen Katolike te Shqiptareve, nji dhuratë nga Papa Wojtila.

Palma
Simbolika e palmës është shumë e njohur në lindje. Ajo është simbol i fitores, karrierës, rilindjes dhe i pavdekshmërisë. Palma është sinonim i të drejtit. Në Ps 92, 13 lexojmë: “I drejti lulëzon si palma, rritet porsi cedri i Libanit.” Degët e saj në antikë ishin simbol i fitorës. Në përmendore të varrezave të krishterëve të parë palma është një aluzion i çmimit të fitores për një betejë të mirë jetësore, që në ikonografinë e krishterë është atribut i martirëve. Degët e palmave të Dielën e Larit (Gjn 12, 13) tregojnë paraprakisht në kalimin përtej vuajtjes dhe kryqit, pra, në ngjallje.

Buka
Buka është produkt kryesor ushqimor i njeriut dhe për këtë edhe në kult ka një domethënie të madhe. Ashtu si gjaku dhe frymëmarrja edhe buka e përditshme është kusht i pazëvendësueshme për jetën e njeriut. Buka sipas Ps 104, 15 është burim force për njeriun. Buka simbolizon jetën, kështu që “kur mungon buka, mungon gjithçka”. Sipas biblës “ai që vuan e që duket se Zoti e braktis, ha bukë ‘me lot’, me ankth, ose ‘me hi’ (Ps 42, 4; 80, 6; 102, 10; Is 30, 20); kush është i gëzuar e ha me gëzim (Kish 9, 7). T’ia hash dikujt bukën do të thotë të jesh miku i tij. Tradita jonë shqiptare mëson se kur dikush e ka vra dikën që sapo ka dalë prej shtëpisë së tij, ku ka kërkua strehim, edhe pse i panjohur deri atëherë, ke ra në gjak me atë familje.

Sikur njeriu ashtu edhe buka vjen prej tokës dhe kështu bëhet shprehje e mishërimit të ekzistencës njerëzore. Në këtë kuptim përdoret edhe si dhuratë për fli. Buka është fryt i mundit tonë, shprehje për veprën e duarve tona. Për të vjetrit buka është dhuratë e Zotit. Shkrimi shenjt flet shumë mbi bukën. Në BV lexojmë se Zoti për 40 vjet e ushqeu popullin me bukën e ardhur nga qielli që e quajtën ‘mana’ (Dal 16, 31). Mrekullia më e madhe e Jezusi është ajo e shumimit të bukëve (Lk 9, 10-21). Kështu buka bëhet “dhuratë më e madhe e epokës eskatologjike (Is 30, 23), si dhe e gostisë mesianike (Jer 31, 12). Ngrënia e Jezusit me të vetët paralajmëron gostinë eskatologjike. Legjislacioni priftëror u jep një rëndësi të madhe bukëve “të kushtimit”, të vëna në Tempull mbi një tryezë (1 Mbr 7, 48; 2 Kron 13, 11; krah. Dal 25, 23-30).

Prejardha e tyre duket e lashtë (1 Sal 21, 5). Për Izraelin këto bukë bëhen simbol i bashkimit mes perëndisë dhe besimtarëve… Bukët e fryteve të para bënte pjesë në ofertën e sjellë në festën e Javëve (Lev 23, 17). Që në kodet më të lashta bukët pa tharm shoqërojnë flijimet (Dal 23, 18; 34, 25) dhe përbëjnë ushqimin e popullit të Izraelit gjatë festës pranverore. Tharmi ishte përjashtuar nga oferta kultuale (Lev 2, 11) (shiko: “Fjalori i teologjisë biblike” fq. 124-125)’. Bekimi i bukës së Pashkëve ka një lidhshmëri me Pashkët e para në Egjipt, por edhe me atë që bëri Jezusi në Darkën e mbrame, kur e themeloi Eukaristinë, në të cilën na epen neve për ushqim. Kështu Krishti bëhet buka jonë.

Mesha e djashme u celebrue nga Jozeviti Armando Ceccarelli ne gjuhen shqipe.
Kisha e Shqiptareve mbane emerin “SAN GIOVANNI DELLA MALVA”ne nji nder zonat ma te bukura te Romes ne Trasteveri.
Ne kete ceremoni meshtare ishte i pranishem edhe Ambasadori i Shqiperis pran Selis se Shejt te Vatikanit z.Visar Zhiti.
Kjo kishe eshte kethyer ne bashkimin e shqiptareve,pa dadhim feje e krahine,aty kishin ardhur nga Malsia e Madhe E NGA VEND I SHQIPERIS.

Aty takova nji familje nga Prizereni, Viktor Gojani, ishin te lumtur qe çdo meshe dhe celebrim fetar e benim mese vllezerve te gjakut, Ndrek Gropcaj nga Malsia e Madhe, te gjithe donin qe permes gazetes “Fjala e Lire” te percillnin urimin per festat e medhaja qe kemi perpara.

Armanda Gjoka, Migena Meshi, Lubjana Liku dhe Enkolina Shqau keto shqiptare te pa lodhorura, aktiviste te kishes katolike.
Takojm emigrant te ndryshem ,shkembejn pershendetjet,nji foto kujtimi,do takohemi te shtunen kure mesha do çohet naten,e Djela e pashkes do na gjeje te gjithve bashke,te gjithe do shterngojm duaret me thot Paulin Paçuku se bashku me bashkeshorten Vitoren,le te urojm vetem paqen dhe dashnin ne mesin e popullit shqiptare kudo qe ndodhet, neper botë.

Ne biseden qe kemi me z.Visar Zhiti ai me habiti kure me tha ejani me aparatin tuaje fotografik dhe shifni ketu ne kete sallen tjeter.
Sinqerisht u mahnita,ishin te ekspozuara punimet e skluptorit mjeshtrit te madhe Hevzi Nuhiu,si edhe te piktorit te shquar Lezhian Gjergj Kola,pase ç’do meshe shqiptaret drejtoheshin ne kete ekspozit ku njifeshin me punimet dinjitoze te artisteve tane ne emigracion te cilet jane te njohur deri jashte kontinetit te Europes.

I pranishem gjindet ne kete kishe Rektori i kishave Shqiptare ne Itali Dom.Pasquale Ferrare.
Nji shqiptare me thotë a ka mundesi ti them dy fjal z. Gjin? Po i pergjigjem me shume kenaqesi, dhe bashkebiseduesi po me fliste me plot pasion per Meshtarin e kesaj Kishe Ate. Mikel Pllumaj, po une dua ta theme publikisht se ketu kemi edhe nji dhurat te pa shoqe te qeveris Shqiptare, ajo dhurat eshte ky burre qe shefe aty ne mese te shqiptareve, eshte Ambasadori i jone ketu ne Vatikan z.Visar Zhiti, na e ka gjalleruar jeten, ne kete kishe ka zhvilluar disa takime teper interesante, eshte nji njeri fjalë pake e pune shume, goja dhe zemra e tije duan vetem dashnin dhe besimin tek Zoti, dashurin ne mese te njeri tjetrit, ja bashkeshortja e ambasadorit zonja Eda,e lodhur nga jeta, qe e ndeshkoje pa drejtesisht me humbjen e djalit te vetem… po besimi tek Zoti dhe dashuria per ti pare te gjithe mire e mbajn te forte, çdo dit meshe eshte ketu ne mesin tone.

Shqiptaret qe jetojn ne Itali, te cilet per arsye te ndryshme, nuk munden ti festojn pashket ne Shqiperi,ka dite qe kane filluar pregaditjet qe kete feste madhshtore ta festojn sa ma gezueshem ne familje apo te bashkuar grupe grupe sipas njofjeve familjare.
Po ç’fare jane disa nga simbolet e Pashkeve?

Kryqi
Kryqi bën pjesë në një ndër simbolet e vjetra më të përhapura. Me formën e tij të një kuadrati simbolizon katër anët e botës. Në krishterim me kryqëzimin e Krishtit kryqi merr një domethënie të re si simbol i vuajtjeve dhe i ringjalljes së Krishtit dhe kështu bëhet simbol i të gjithë të krishterëve. Kryqi na tregon drejtimet që janë të rëndësishme për udhëtimin tonë: nga lart poshtë apo diagonalja tregon se jemi të lidhur me Zotin, ndërsa nga e majta në të djathë apo horizontalja tregon se jemi të lidhur me njëri-tjetrin.

Veza
Në të gjitha kulturat veza është simbol i jetës. Në të është e fshehur në një mënyrë misterioze fillesa e një qenie të re. Siç depërton jeta e re e ditës nga errësira nëpër lëvozhgë e fortë, ashtu edhe Krishti e shkatërroi shkëmbin e vdekjes dhe u zgjua në jetë ne re.

Zjarri
Qysh në lashtësi zjarri vlerësohej i shenjtë dhe hyjni për njerëz. Në Egjipt zjarri më i lashtë ishte dielli që konsiderohej zot. Zjarri i ngjashëm me atë të Pashkëve tona praktikohej edhe në kohën pagane. Mjafton të mendojmë në flakën olimpike, e cila jeton edhe në kohërat tona. Në Romën antike 6 vestalinet (priftëreshat e Vestës) bënin kujdes mbi zjarr që kurrë mos të fikej. Me të në pranverë përshëndetej dielli si simbol i ringjalljes së natyrës nga periudha e ftohtë dimërore. Zjarri i shenjtë e ngrohte hapësirën jetësore të njerëzve, i ruante dhe ua mundësonte atyre jetën dhe kulturën. Zjarri, pra, ishte simbol i diellit, i cili gjithçka ngroh, ndriçon dhe jep jetë. Kur pas dimrit të gjatë dielli i lëshon rrezet e veta të ngrohta, shkrin borën dhe akullin dhe ndez zjarrin pranveror.

Zjarri dhe dielli vlenin si kult i sigurisë së jetës, frytshmërisë, rritjes dhe korrjes, por edhe si siguri kundër sëmundjeve dhe të gjitha të këqijave. Pa diell s’ka jetë. Krahasimi i diellit me Krishti tregon një të vërtetë të pamohueshme: pa Krishtin s’ka jetë gjë që e vërtetoi vetë: „Unë erdha që delet ta kenë jetën e ta kenë me plotësi“ (Gjn 10, 10 b). Prandaj, duke e rrethuar zjarrin, gjest ky, të cilin e bëjnë të krishterët në këtë natë përjashta kishe, e rrethojmë Krishtin dhe dëshmojmë se Ai është dielli ynë që i ngroh zemrat tona dhe i jep jetës sonë kuptim dhe zhvillim. Tradita e bekimit të zjarrit për herë të parë përmendet në Francë në vitin 750.

UJI I BEKUAR.

Uji për njeriun e lashtë ishte burim i frytshmërisë. Rreth lumenjve zhvillohet jeta, si p.sh. rreth Nilit, Eufratit, Tigrisit. Njëkohësisht uji është për shumë njerëz shkakton rreziqe të mëdha të përmbytjes deri në katastrofa të mëdha. Aty ku nuk ka ujë, mbretëron shkretëtira e vdekur. Uji pastron dhe jep jetë. “Uji nuk është vetëm një fuqi jetë. Ujërat e detit na kujtojnë shqetësimin djallëzor me turbullimin e tyre të përhershëm dhe shkretimin e Sheolit me hidhërimin e tyre. Shtrimi i papritur i përrenjve, që në çastin e shtrëngatës rrëmben tokën dhe të gjallët (Jb 12, 15; 40, 23), simbolizon fatkeqësinë që vërsulet papritmas mbi njeriun (Ps 124), intrigat që kurdisen kundër të drejtit armiqtë e tij…

Uji është shpesh edhe simbol i pastrimit moral. Rituali hebraik parashikonte pastrime të shumta me ujë: Kryeprifti duhej të lahej për t’u përgatitur për hipje në fron (Dal 29, 4; 40, 12), ose për ditën e madhe të Fajshlyerjes (Lev 16, 4. 24). Tema e ujit zë një vend të madh në këndvështrimin e rimëkëmbjes së popullit të Zotit. Përmbytja në kohën e Noesë, kalimi i Detit të Kuq, uji i dalë nga shkëmbi në shkretëtirë, pastrimet rituale dhe shumë e shumë vende tjera në Bibël tregojnë për rëndësinë e ujit dhe të pastrimit. Në të gjitha këto këndvështrime ekatologjike uji zakonisht merr një vlerë simbolike. Fjala e Zotit krahasohet me shiun që bie për ta bërë tokën pjellore (Is 55, 10) Krishti ka ardhur për t’u sjellë njerëzve ujërat jetëdhënëse të premtuara nga Profetët.

Ai është Shkëmbi, që pasi goditet (krah. Gjn 19, 34) lëshon nga kraharori i tij ujërat që do t’ia shuajnë etjen popullit në rrugën drejt Tokës së vërtetë të premtuar (1 Kor 10, 4; Gjn 7, 38; krah. Dal 17, 1-7). Simboli i ujit gjënë kuptimin të plotë në pagëzimin e krishterë.” (Për këtë më shumë lexo në: “Fjalori i teologjisë biblike” f. 1443-1449). Në shekullin e katërt, kur pas ediktit të perandorit të Romës, Konstantini i Madh, me prejardhje ilire, me Ediktin e Milanos 313 e shpalli lirinë e fesë së krishterë dhe kështu nata e Pashkëve u shndërrua në një natë të madhe pagëzimi. Bekimi i ujit dhe stërpikja e popullit të Zotit tregon se çdo pastrim dhe shuarje e etjes në Kishë bëhet përmes bekimit të Krishtit. Le të na bekojë edhe ne gjithmonë Krishti Zot, Aleluja!

Për Gazeten “Fjala e Lire”, nga Roma – pregaditi matrialin Gjin Musa, gazetar