E Diela e Larit dhe Mundimeve të Zotit

0
1785

Sot mbarë Dioqeza Kosovare gjatë tërë ditës përmes meshëve të saja liturgjike përkujtuan “Të Dielën e Larit dhe Mundimeve të Zotit”

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Sot e mbarë Dioçeza Kosovare përmes meshëve të saja liturgjike perkujtuan “Të Dielën e Larit dhe Mundimeve të Zotit”, ditë e cila na kujton hyrjen festive mesianike në Jeruzalem si dhe Mundimet e Zotit, pikërisht për Kishën Universale dhe neve si besimtarë të Krishtit, kjo ditë është një ditë e veçantë sepse na perkujton hyrjen e Jezusit në Jeruzalem, arrirë, hipur mbi një gomar të huazuar nga nxënësit e tij, pra Jezusi kur hyri at ditë në qytetin e Jeruzalemit, hyri në pritje të bukur madheshtore e gëzim u mirprit me plotë palma e lule të njoma që do të thotë pa forcë e pa asnjë pushtet dhe se pushteti i tij ishte të bërit të varfer për ne (mëkatarët).

Ai në asnjë rast askujt kurrë nuk iu imponua me asnjë forcë, por u dhurua e sakrifikua tërësisht për ne (mëkatarët… ) u shelbua dhe nuk u terhoq për asnjë çast as para kryepriftit të djallëzuar Kajfës, Pilatit perandor famkeq e as para torturës e vdekjes. Perla e tij e çmueshme sot na paraqitet e kompletuar edhe në Besëlidhjën e Re – Ungjillin e sotëm profetik sipas Mt: leximit të parë të librit të Isaisë profet, e leximit të dytë prej letrës së shën Palit apostull drejtuar Filipianëve, aty e gjejmë Profetin Isai i cili shumë vjet më parë e paralajmëroi ardhjen e tij, dhe e paraqet shërbëtorin e Zotit, tamam një sherbëtor i cili për dashurin ndaj neve e pranon poshtërimin, fyerjen, ndëshkimin dhunën e vdekjën për të na shelbuar-shpëtuar nga errësira e vdekjës së perjetëshme, gjë qe edhe sipas Sh’Palit ( pjesës së dytë të leximit ) vet Jezusi ka pranuar dashurinë e planin e Atit, gjatë të tëra mundimeve, ai ia ka arritur fitoren e amshuar të ngjalljes ndaj edhe Hyji i dha emrin fuqiplotë që është vetë Jezusi, Alfa dhe Omega tokësoe e qiellore për të cilin secili nga ne të gjallë e të vdekur duhej të lutemi dhe perkulemi nese deshirojm shelbim të pastërt për në jetën e amshuar.

Mesha e mbrëmjes së orës 18:00 e “Të Dielës së Larit dhe e Mundimeve të Krishtit”, u celebrua në mënyrë të pershpirtshme dhe të dinjitetëshme nga ana e d. Kolë Thaqit, meshtar i famullisë së Kishës “Nëna e Këshillit t’Mirë” në Klinë, meshë liturgjike e percjellë me liturgjinë e fjalës ( Gëzimin e Ungjillit ), liturgjinë e eukaristisë ( veprimtari falenderimi Zotit për krijim, shelbim e shenjtrim ) me paraqitjen e dhuratave bukës dhe verës, shugurimi ndërrimi i tyre në Korpin dhe Gjakun e Krishtit e pjesmarrjen tonë të drejtëperdrejtë në gostinë-tryezën hyjnore e që tutje vazhdoi me bekimin e rrembave ( luleve të njoma aromatike që simbolizojnë paqën e bekimin e Zotit, martirizimin dhe fitorën e jetës mbi vdekjën si dhe të dashurisë së tij për njeriun ) e procesionit të përkujtimit të Mundimeve dhe vdekjes së Krishtit.

Ndaj që në fillim d. Kola, në fjalën e tij përcolli mesazhin hyjnor ungjillorë të ditës së sotme sipas Mt, ai në emrin e tij personal, në emrin e d. Lencit e motrave të nderit, i përgëzoi të gjithë besimtarët pjesmarrës për këtë ditë të madhe “Të Dielën e Larit” pikërisht uroi besimtarët e popullin tonë shqiptar pa dallim… që në mes nesh të mbizotëroj paqja, dashuria, prosperiteti e bashkimi, ndërkaq edhe e nisi predikimin me plotë kuptimin e fjalës duke thënë se: edhe ne si të krishterë e shqiptar në Kosovë e Shqipëri, nder epoka të ndryshme kemi perjetuar mundime, tortura e kryqëzata diqka të ngjajshme si të Jezusit, nga pushtuesit shekullor otoman e serb, pikërisht ishin 38 Martirët e Lumë Shkodranë ( prelat, françeskan, meshtar, rregulltar/e, laik/e, ku fotot e tyre ishin të prezentuara para Lterit ) e shumë e shumë të tjerë të cilët në mënyrë ç’njerëzore u ndeshkuan, torturuan, internuan e u vranë nga sistemi komunist enverist ateist, për të vetmen arsye se i perkisnin të drejtës të vertetës, kishës krishtere katolike e kulturës shqiptare ndaj edhe Papa Francesku me dekretin e tij të posaqëm, vitin e kaluar bëri Lumturimin e Martirëve Shkodranë, nderkohë d. Kola vazhdoi i ftoi besimtarët të jenë të kujdeseshem ndaj njeri tjetrit, si vëllezër e njerëz të Zotit, të bashkuar me Të, e njeri tjetrin mund të e mposhtim të keqën e sajuar nga faktori jo-njeri ( i djallëzuari ), pra ta kemi të qartë e të vetdijësohemi se vetëm permes lutjeve hyjnore, dashurisë e faljes mund ti tejkalojmë rreziqet e krizat jetësore.

Fare në perfundim të fjalimit të tij d. Kola, ftoi besimtarët që në masë të madhe të marrin pjesë edhe në eukaristinë e së enjtës së madhe, ditë ku Kisha perkujton Darkën e fundit të Jezusit me Apostujt e Tij, dhe vet Jezusi themelon sakramentin e Eukaristisë dhe të Meshtarisë.

Kremtimi i meshës së sotme e “Të Dielës së Larit dhe Mundimeve të Zotit”, ështe përcjellë me këngë liturgjike të korit të famullisë sonë, përbërë nga të rinj e të reja nën udhëheqjen e motrave Vinçenciane duke mbajtur lartë frymëzimin e inspirimin e besimtarëve pjesmarrës në meshë, me këngët liturgjike pershpirtërore kishtare për Zotin ashtu siq edhe na porosit permes urdhërave të tij, Hyji i ynë i perbashkët dhe i gjithpushtetshem.