Refleksion mbi librin e studiuesit Feri Arifit “Tanusha në rrjedhat e historisë”

0
1114
Tanusha

Nga: Lekë MRIJAJ

Libri “TANUSHA NË RRJEDHAT E HISTORISË”, i studiuesit Feri Arifit, është një libër të cilin vetë autori e ka sjellë në dritë në vitin 2015, libër monografikme një perkushtim e studim të veçantë. Studiuesi në fjalë, këtë monografi e ka paraqitur në mënyrë të qartë objektive me të dhënat e përgjithshme me plot ngjarje e shtjellime historike,me fakte e argumente bindëse, duke pasqyruar gjëndjen faktike përmbledhëse të fshatit të tij, Tanushës Shqiptare.

Në lexim e sipër të këtij libri nga rrafshi im, konstatoj se autori në mënyrë dinjitoze dhe të suksesshme ia ka arritur qëllimin final, duke ua ofruar librin lexuesve e brezave hulumtues të rinj, që do të thotë se ky libër edhe ka karakter më tepër informimi, afirmimi dokumentar dhe arkivor, që i dedikohet një rrethi të gjerë të lexuesve shqiptar, por gjithsesi në përkthimin eventual në gjuhë të huaja do të jetë edhe në interes edhe të tjerëve, i cili mund të shërbeje si pikënisje për studime të tjera të thella dhe të detajuara shkencore për të gjithë ata që do të hulumtojnë dhe shkruajnë për historinë e përgjithshme shqiptare.

Ky libër është një libër pothuajse edhe historik me mjaft argumente e hulumtime të shumta me numër të madh faktesh tipike Pellazgo-Iliro-Dardane, që i përkasin Tanushës Antike, e që është qendra e Dardanisë. Tanusha është një fshat kodrinor –malor që shtrihet në pjesën veriore të Malit të Zi, të Shkupit dhe në pjesën qendrore të Karadakut, përreth kufirit Kosovë-Maqedoni, e në veri kufizohet me Dobëlldehun, në veri-perëndim me Mjakun, në perëndim me Korbliqin, në jug me fshatin Bllacë dhe në lindje me fshatin Brezë, që do thotë se vetë Tanusha ka një lartësi mbidetare mbi 1200m, ku kodra më e lartë është Kodra e Furrës me një lartësi mbi detare prej 1490m. Fshati, i cili arriti të jetë një faktor kyç e i pakapercyeshem gjatë rrjedhave të historisë sonë të pergjithshme shqiptare, e që ishte, është, dhe mbetët celulë e Dardanisë Antike, duke u bërë shembull i të gjitha rezistencave dhe luftërave të pandalshme ndër shekuj kundrejt armiqve tanë shekullor, rezistencë që morën pjesë edhe vetë tanushasit shqiptar, në realizimin e aspiratave të tyre shekullore e në bërje të pavarësisë së Kosovës.

Me punën e tij efikase, studiuesi Arifi,ka dëshmuar se është pjesë dhe njohës shumë i mirë i zonës së Tanushës, ai me një përkushtim, hulumtim, studim dhe mbarështim serioz të tillë gjer më tani përmes fakteve ka trajtuar e prekur shumë elemente dhe të vërteta historike ndër epoka të ndryshme dhe një pjesë pothuajse të madhe të fshatit të tij, fshat etniko Dardano Ilir, e cila ashtu siç përmendet edhe sipër Tanusha shtrihet në mes Kodrave dhe Maleve të Zeza të Shkupit, nga vije edhe emri i kësaj zone, edhe nga kohërat e perandorisë otomane në Karadak, ku edhe vetë sulltanët e tyre mesjetarë perandorakë depërtuan nëpër Tanushë.

Pra, strumbullari kryesor i librit,“TANUSHA NË RRJEDHAT E HISTORISË”, i studiuesit Feri Arifi, këtë libër e ka bërë me një përkujdesje metodologjikisht të mire, përfshirë në dy pjesë përmbajtjesore, ku përshihet në tërësi përmbajtja e librit, libër i mbuluar e artikuluar mjaft mirë, me burime të sakta historike – shkencore nga shumë hulumtime e prezantime të bëra nga autori e intervistues të tjerë, me fotografi dhe fusnota, duke i dhënë vetë librit vlerë të mirëfilltë historike e shkencore. Në të dy kapitujt, autori perfshin periudhën toponimet e hershme, historikun, lumenjt, traditën, portrete personalitetesh, besimet ritet fetare në Tanushë, e klerikë të ndryshëm fetar shqiptarnë interpretim të së vertetës së Tanushës, e rezistencën e saj kundrejt perandorisë otomane, perandori e cila bëri epokë trishtuese e tmerruese sundimtare mesjetare në historinë e shqiptarisë, në më shumë se 534 vjet. Aty përshkruhen vuajtjet e shumta të kësaj treve shqiptare nga armiqtë e shumtë sundues shekullor otoman, serbofil, sllavo bullgaro-maqedon, ndër epoka të ndryshme, që kishin çdo herë të vetmin qëllim zbrazjen e kësaj zone malore dhe shfarosjen e popullit shqiptar.

Sipas gojëdhënave të të moshuarve, siç përshkruan studiuesi Arifi, emri Tanushë është një antroponim apo emër i vjetër dhe i njohur ndër shqiptarë, që simbolizon: Bukurinë e rrallë që ka vendi, pikërisht është edhe Kopilaqa si pjesë e saj që zë një vend që me bukurinë e saj e që ta turbullon mendjen gjatë stinës së verës ( karakteristikë që i ka mahnitë e shumë, tek ia mësynin Shkupit apo kalave të tjera që lidheshin me qytete e rrafshit të Kosovës ) dhe të mashtron gjatë kohës së dimrit ( që nga moti ligë kurdisej gracka që ka ndodhur tek shume njerëz edhe karvanë qe e humbin rrugën në Kopilaqë sidomos në mjegull e stuhi me borë). Është një fshat që lidhet me kompleksin e xeheve të këtij regjioni e që përfshinin territorin që nis nga Kaçaniku, me fshatin Kërbliq, Vitia e sotme me Samakovën, Kalanë e Binçës, Kalanë e Mjakut, kalanë e Goshicës, Kalanë e Gërçarit Kalan e Terpezës, me komplekset e minierave që shtrihen rreth fshatrave Letnicë, Shashare e deri te Kalaja e Brezës, etj.

Me ardhjen e sllavëve karpatian në ballkan, harta toponomastike e Ballkanit ndryshoi fytyrë rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-dardano-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllaviste. Pushtimet dhe sundimet e huaja së bashku me rrjedhimet e tyre kanë shkaktuar që hapësira gjeografike, që zinin shqiptarët në mesjetë, të jetë rezultat i një ngushtimi territorial. Presioni i gjatë e i fuqishëm i shteteve që ishin pro tyre apo të kishave sllave, që shoqërohej edhe me kolonizim të trojeve shqiptare nga sllavët, veçanërisht të Kosovës, ka bërë që hapësira gjuhësore shqipe të vinte vazhdimisht duke u t’kurrur shumë e shumë ndaj ashtu sikurse toponimeve të tjera edhe toponimit Tanushë, ia ndryshuan emërimin pikërisht duke ia shtuar prapashtesën sllave Tanush“evac”. Ky ndërrim emërtimi u bë i pamundur të rikthehej në emërtimin e tij të parë deri në vitin 1999 në përfundim të luftës së fundit në Kosovë, për shkak të sundimit e okupimit të tyre. Tanushasit nëpër valët e historisë ishin çdo herë në shënjestëre të sulmuar nga pushtuesit të ndryshëm otoman, serbo e maqedonas sllavo bullgar, ishin të torturuar, vrarë, diskriminuar, përndjekur nga pjesa e tyre, pikërisht sunduesit barbarë për asnjëherë nuk lejonin të hapnin shkolla shqipe gjë që dëshironin që shqiptarët t’i asimilonin dhe t’i çrrënjosnin nga faqja e dheut.

Tanushasit edhe përkundrazi saj përasnjëherë nuk u gjunjëzuan, ata me forcën e tyre unike arbërore zhvilluan luftëra e beteja të ndryshme kundrejt hordhive barbare mesjetare, duke vazhduar tutje edhe në vitin 1910 në luftën më Dergut Pashën, në Kaçanik ku së bashku më te Idriz Seferin Legjendar, e shumë luftëtar të Tanushës, qënë atë kohë parashihnin që Flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë ta ngrehin në Shkupin e Dardanisë Shqiptare. Përmes Tanushës kaluan edhe shumë strateg e luftetar të denjë si Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi ku vendstrehimi i tyre besnik ishte Tanusha. Ishte Konferenca e Ambasadorëve në Londër në dhjetor të vitit 1912, e cila thuhet se ishte përfitimi më i madh i shqiptarëve në atë kohë pasi që me 28. Nëntor. 1912 në Vlorë e shpallën një shtet i cunguar shqiptar të njohur nga fuqitë më të mëdha të botës, por edhe humbje apo katastrofë e madhe pasi që nga kjo konferencë mizore mbeten jashtë kufijve tanë edhe shumë troje shqiptare apo mbi 50 % të territorit shqiptar, territore të cilat u vunë nën sundim në anën e krajlisë së MKS-së ( shënimi im ). Nga shënimet në libër, Tanushën e kuptojmë edhe në rrjedhat e luftës së parëdhe të dytë botërore, trevë që dëshmoi vetën me vizionin e saj kombëtar e çlirimtar përmes njësiteve të “ Ballit Kombëtar” e NDSH-së.

Pikërisht në Tanushë u mbajt kongresi parë me të gjithë krerët e luftës së dytë botërore, që për asnjëherë tjetër në trojet shqiptare nuk ishte mbajtur një kongres i tillë, kongres ku morën pjesë krerët nga të gjitha viset e trojeve të arbrit, e cila u mbajt në shtëpinë dhe oborrin e luftëtarit të shquar të Tanushës Zylbehar Beqir Ajvazit, e pjesëtarët e saj përmes NDSH-së që e kishin pothuajse të vetmin bastionin e tyre të rezistencës, vend ku për tre muaj radhazi përmes njësiteve të saja, e mbajtën vijën e frontit të luftës, duke e dhënë shembullin më të mirë se si luftohet për atdheun dhe popullin e tyre. Gjatë atyre betejave ranë shumë dëshmorë nga 18 shtatori 1944, deri në muaji tetor dhe nëntor, ku vazhduan luftimet për çdo ditë pikërisht nga 24-30 tetor 1944 për t’i rimarr e rikthyer territoret e veta tokës arbërore.

Shqiptarët gjatë këtyre periodave hynë afër atyre fshatrave, ku ishin vendosur brigadat e shumta partizane, të cilët ishin bashkuar të gjithë serbët e këtyre fshatrave, e të cilëve u kishin ardhur në ndihmë edhe partizanët nga Vranja, Presheva, Bujanoci dhe nga Anamorava e Vitisë në ç‘rast ndërmerret një ofensive në një zonë shumë të hapur që nga Guri i Zi, duke rënë në fshatin Brodece tutje (në Livadhin siç quhet livadhi Sulltan Muratit, e më vonë u quajt livadhi i Carit sllav ) në drejtim të Kuqevishtit tek Përroi i Tlynit, në Bajashnicë, për të rënë në drejtim të minierës së Bajanit e deri në Gornjan. Gjatë këtyre betejave pati dëshmore e të plagosur shumtë tek te Kroi i Pajashnicës kuptohet të gjithë ishin Tanushasë.

Menjëherë pas ripushtimit apo pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u aneksua Kosova më 1945 dhe pasi u ngrit muri mesjetar i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, çështja e Kosovës dhe e trojeve të tjera që ngelën nën Jugosllavi, edhe më tutje mbeti e pazgjidhur. Qarqet shovinistë politike antishqiptare pro serbe në Jugosllavi dhe veçanërisht UDB-ja me Rankoviqin në krye, duke e shfrytëzuar këtë situatë, rikthyen projektin famëkeq të Çubrilloviçit për asgjësimin asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone, e në shpronësim të tokave të tyre ( në dhënie kolonëve serb e malazez) , mbledhjes së armëve dhe fushatës për mbledhjen e “tepricës” ( apo “vishakut”, siç quhej në gjuhën sllave) së ushqimit, që gjoja i kishin fshatarët e Tanushës, ku përjetuan një tmerr shumë të madh duke ua eliminuar edhe alfabetin latinicë ( çdo shenjë publike në alfabetin dhe gjuhën shqipe ) në çirilicë.

Segmenti tjetër i rëndësishëm i publikuar në këtë libër nga ana e studiuesi Feri Arifi, është, sepse Tanusha lidhet edhe me epoka të tjera historike ndër vite, pikërisht është trevë e cila për asnjëherë nuk u gjunjëzua gjatëkryengritjeve të njëpasnjëshme në rikthim të Flamurit Kuq e Zi gjatë viteve ’68 ta, e demonstratave të pranverës të vitit ’81 që ishte një kthesë të rëndësishme në historinë e re të Kosovës dhe që është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e përpjekjeve të mëhershme të tyre. Është kthyer, pastaj rrjedhimisht edhe në një bazament të fortë edhe të përpjekjeve të mëvonshme, që kulmuan strukturimin dhe me epopenë fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epope Heroike e Jasharajve, Haradinaj-ve, Likoshanas-ve…etj., në ç‘rast ishin përmbi 40 pjesëtare të Tanushes që edhe kësaj radhe e dëshmuan vetën e tyre pikërisht iu bashkangjitën që nga fillimi celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tanushasit në mënyra të ndryshme nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës morën pjesë duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha sferat kombëtare edhe deri sakrificë jete. Nuk ka qenë e rastësishme lindja dhe themelimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pikërisht në Tanushë, duke marrë parasysh se në këtë fshat gjithnjë kanë lindur dhe janë rritur trimat shqiptarë. Kështu që, edhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare e gjeti këtu mbështetjen dhe folenë e vet. Kryesisht me njerëzit e saj treve atdhetare që lindën u rritën në këto Male të Zeza të Shkupit Dardane e cila për çdo here nder shekuj luftuan armikun barbarë turkoshakë, e serbo kraljanë gjatë Luftës së Pare-Dytë, Luftës së Kosovës dhe u bënë pjesëtarë duke dhënë kontributin e tyre edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Autori i kësaj vepre monografike, studiuesi Feri Arifi, ka arritur të nxjerrë në shesh shumë fakte personalitete historike, kombëtare, të kulturës, arsimit, artit e veprimtarive të tjera me rëndësi kombëtare, duke nxjerrë në shesh shumë trashëgimi kulturore e personalitete historike, kombëtare, të kulturës, arsimit, artit e veprimtarive të tjera me rëndësi kombëtare dhe se puna e tij vërtete nuk ishte aq e lehtë që për faktin se, për ta përmbledhur tërë këtë “testament” prej 575 faqesh, i është dashur shumë kohë, mund e sakrificë gjithë përfshirëse për ta vjelë këtë materie nëpër arkiva të ndryshme, por edhe të kontaktojë me shumë njerëz përgjegjës e të moshuar të Tanushës. Andaj, edhe ky libër i tij me radhë do të mbetet gjithmonë i rëndësishëm për shkak se lidhet me subjektet që do të jenë gjithmonë një pjesë e natyrshme e tipareve themelore të Iliro –Dardano – Shqiptare, pa marrë parasysh distancën kohore, gjë që ky libër lirisht mund të themi se mund të jetë model i shkelqyer edhe për hartimin e shumë librave të tjera për trevat tjera shqiptare, të cilat paraqesin një vlerë të madhe në galerinë e kombit shqiptar.