Refuzimi i listës që i prin Isa Mustafa është Rugovizëm

5
1231
Donika Gërvalla - Shefqet Dibrani - Vjosa Osmani

Shkruan Shefqet Dibrani

Deklarata “për një LDK tjetër” që e pat bërë Isa Mustafa, me ta marrë timonin e LDK-së, tashmë është bërë realitet, pasi kjo parti përveç sloganit “Partia e Rugovës” dhe “Rugovizëm”, nuk ka ruajtur gjë nga tradita e saj e mëhershme.

Sot në Kosovë, asnjë parti nuk udhëhiqet në mënyrë më teknokrate se sa LDK-ja. Në LDK është lënduar vlera, qoftë ajo intelektuale e qoftë akademike, e me këtë janë lënduar edhe vlerat e demokracisë e cila në rrethana shumë të vështira e pat orientuar Kosovën drejt konceptit evropian.

Ne jemi dëshmitar se mbi cilat premtime ka ardhur në krye të LDK-së Isa Mustafa, por shumë i zëshëm ka qenë për reforma të brendshme, premtimi për elektoratin se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, dhe popullin në përgjithësi e ka garantuar se nëse ai bëhet Kryeministër dhe Skënder Hysen, Ministër i Punëve të Brendshme, do t’i zbulojnë të gjitha vrasjet me motive politike. E para në LDK, nuk janë bërë reforma, por është instaluar një teknokratizëm dhe një kontroll më i rreptë se në sistemet totalitare, e dyta qeverisja me PDK-në, e ka dëmtuar PDK-në dhe Kosovën, sepse LDK-ja edhe ashtu ka qen në margjina, dhe e treta le më që nuk u zbulua asnjë rast, por për fat të keq në burgjet e Kosovën vdiqën dy të burgosur në rrethana të dyshimta?!

Prandaj kjo parti, veçmas Isa Mustafa nuk ka asnjë përgjegjësi morale, intelektuale, politike dhe patriotike. Ky njeri është shndërruar në një mumie tragjike për LDK-në, që po ia sheh sherrin edhe Kosova, por askush nuk mundet të na thotë si po i realizon këto qëllime shkatërruese kur dihet se Isa Mustafa pat premtuar se nëse do t’i humb ai zgjedhjet do të jap dorëheqje, sikundër kjo do të ndodhë edhe nëpër të gjitha Degët dhe Nëndegët e LDK-së. A ka ndodhur një rast të tërhiqet dikush, jo sepse Isa Mustafa i ka humbur tri palë zgjedhje lokale dhe dy nacionale por nuk ka marrë përgjegjësi.

Pastaj në qeverisjen e tij kanë emigruar mbi 100 mijë qytetar, kurse fluksi i tyre u pengua vetëm pasi u shënuan viktimat e para të kësaj tragjedie. Nuk ka dhënë përgjegjësi as Isa Mustafa dhe as vartësit e tij që kanë qenë të implikuar në këto afera. Isa Mustafa ka bërë shkelje kushtetuese dhe atij iu lejua ta vazhdojë avazin e shkatërrimit të tërë Kosovës. Askush nuk mundet më tregua se cilën fabrikë a institucion e ka udhëhequr Isa Mustafa dhe ka pasur sukses, duke përjashtuar vetëm Terminalin e Tij Doganor. Pastaj Isa Mustafa nuk është i shquar si ekonomist, dhe madje pa pasur të publikuar asnjë libër të kësaj fushe ai merr gradën e Akademikut duke zhvatur andej e këndej nga buxheti i shtetit.

Ka edhe shumë të tjera që e bëjnë Isa Mustafën njeriun më të dështuar në gjithë historinë e shkurtër të Kosovës, por militant të tij, që thirren në “rugovizëm”, po brohoritin se “LDK-ja do të del e para”, ne do të fitojmë?!

Por premtimet e tij për reforma të brendshme në LDK, dhe për freskimin e partisë me kuadro profesionale mbeten vetëm farsë për mashtrim, sepse sot në LDK, kemi vetëm servilizëm i cili ka lidhje të ngushta familjare në mes tezeve e tezakëve dhe aty këtu edhe ndonjë tjetër i dëgjueshëm. Tashmë, Kosova është në prag të zgjedhjeve lokale, kurse koha për ndryshime të mira e rrënjësore në LDK, as të mos shpresohet, pasi reformat e Isa Mustafës kanë mbetur vetëm premtime në etër.

Sot LDK-ja është stërkequr aq shumë sa për të duhet të shqetësohet edhe PDK-ja e le më anëtarësia e gjerë e kësaj partie. E për fat të keq sot në LDK, nuk ka asnjë përpjekje për reforma, disa zëra që shtireshin se ishin kundër Isa Mustafës, tashmë qartë u pa se paskan qenë marionetë e Isa Mustafës, vetëm kanë orkestruar mendim ndryshe për interesa të Isa Mustafës. Disa kryetar Degësh dhe disa aktivistë vetëm shtireshin se janë për reforma, pasi me kalimin e kohës u pa se pikërisht ata i tradhtuan interesat e elektoratit dhe të anëtarësisë. Prandaj mund të thuhet se të gjitha shpresat për një lëvizje të brendshme reformatore në LDK, ka qen një orkestrim i bukur në interesin e Isa Mustafës.

Për të mos i përmendur me emër e mbiemër, ne i kemi parë manifestimet kushtuar 27 vjetorit të themelimit të LDK-së, dhe i kemi parë se si puthiteshin e flirtonin duke u fotografuar e duke i shtrënguar duart thuaja se ishim në kohën e Marshal Titos apo të xhaxhit Enver. Vërtetë dy metra burra si kishin mundësi me u tall me vetën e tyre dhe publikun, qoftë me elozhet që ia bënin Isa Mustafës, qoftë me fjalimet e tyre patetike dhe veçmas me flirtin publik që e bënin me të.

Nga kjo pamje shpresat vriten edhe më shumë, pasi disa nisma kishe për reforma ishin këta kryetar Degësh që i tradhtuan idealet e anëtarësisë, por nuk dihet se si arriti Isa Mustafa t’i bëjë zapt. Prandaj zgjedhjet lokale do të jenë një test i mirë, nëse LDK-ja do të vazhdojë me këtë aventurë do të pësoj. Të shpresojmë se elektorati do të vetëdijesohet duke u distancuar nga ky klan, sepse slogani “Votën ia jap LDK-së, por jo Isa Mustafës”, është niveli më i ulët i emancipimit dhe pafytyrësia më e madhe politike që i bëhet partisë dhe Kosovës, pasi me votën e atyre që gjoja janë kundër Isa Mustafës, ky do të ka mundësi për ta vazhduar avazin e shkatërrimit dhe të pështirosjes të nocionit demokraci, sepse nga koncepti demokratik LDK-ja është larguar që me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së.

Por se kemi të bëjmë me një nivel intelektual të ulët dhe që aplikon standarde të dyfishta na e dëshmon rasti i Degës së LDK-së në Zvicër, ku asnjë “pseudoreformator” nuk reagoi për shkelje të të gjitha proceduarave të brendshme partiake dhe të jashtme për të cilat është dashur të reagojnë edhe institucionet relevante që merren me përcjelljen dhe menaxhimin e proceseve zgjedhore.

Demokracia në Kosovë, veçmas ajo që udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk ka asnjë ndryshim nga diktaturat më të ashpra totalitare komuniste, përveçse tani nuk kemi me eliminimin fizik në mënyrë masive si atëherë, por kemi aplikim të formave moderne për izolim, injorim e deri tek format vulgare dhe kërcënimet e dukshme.

Shoqëria jonë, prokurori i shtetit dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë dëshmitar të kapitalit ekonomik që ka krijuar për veta Isa Mustafa, qoftë me terminale të përfolura, apo me ndërmarrje aksionare, etj., ndonëse askush nuk ka marrë hap konkret për t’ia ndal avazin e paligjshëm, dhe për t’ia ndal turrin e degradimit dhe të shkatërrimit të mëtutjeshëm të LDK-së.

Tashmë LDK-ja, ka rënë nga dr. Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga dr. Fehmi Agani në Ismet Beqirin. Ndërsa nënkryetarët e LDK-së, të gjithë së bashku nuk e bëjnë nivelin e një gjimnazisti në shkollat publike në vendet me demokraci të konsoliduar.

Isa Mustafa, në LDK, solli pas vetës kryesisht “ekspertet” e institutit, tash kolegjit “Riinvest”, bëri rehabilitimin e funksionarëve të lartë krahinor e federative të LKJ-së të cilët, madje i bëri deputet të kësaj partie. Isa Mustafa me shumë sukses i shantazhoi familjen Rugova, Maloku dhe Zemaj, shihni fëmijët dhe familjarët e tyre se çfarë shërbimesh antidemokratike dhe anti kombëtare ia bëjnë shefit të tyre dhe me çfarë servilizmi sillen përpara tij. Edhe pse Isa Mustafa shantazhoi luftën do të gjejë një Komandant të coftë, për t’i shërbyer me devotshmëri koniunkturave antirugoviste të Isa Mustafës i cili pasi e ka disiplinuar zonën në luftën ku ishte në detyrë dhe i porositur, po i njëjti me shantazhim dhe luftën e nëntokës do ta zbatoj brenda LDK-së.

Askush nuk mundet me thënë se ma mirë se sa Isa Mustafa që i ka shantazhuar fëmijët dhe familjarët e personaliteteve të LDK-së, që janë klasifikuar si vrasje me motive politike, askush si ai nuk diti t’i punësojë nëpër struktura e kabinete militantët e tij, ka rritur injorancën, indiferencën, duke shuar mundësinë e dialogut po e udhëheq partinë sikur të ishte despot i saj.

Nëse nga një prizëm tjetër i shohim manifestimet e shumta të LDK-së, të gjithë kemi vërejtur duartrokitje frenetike dhe ngarendje për t’u fotografuar me Isa Mustafën, ndërsa brohoritjeve për të, do t’ua kishte lakminë edhe diktatori i famshëm Enver Hoxha. Por kur e përmendim Enver Hoxhën duhet të jemi real, se brohoritjet për Enverin kanë qenë të imponuara dhe të detyruara, ndërsa brohoritjet për Isa Mustafën bëhen me vullnet të lirë dhe për pikë të qefit?!

Si ka arritur ta pushtojë, gjithë mendjen e LDK-së, askush nuk mundet ta thotë, por skandali me “Demarkacionin” dhe “Asociacionin”, mbeten sfidat e tij të parealizuara të cilat nëse mbetet në detyrë deri në fund të mandatit, Isa Mustafa ka me i futur në kurthe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, ashtu siç e ka vënë përpara kolapsit ekonominë e vendit dhe ua ka vrarë qytetarëve shpresë se Kosova se shpejti do të ketë liberalizim të vizave. Pa asnjë dyshim, Isa Mustafa e ka mbyllur mundësinë për ta reformuar LDK-në, e kjo parti për të ecur përpara.

S’ka dyshim se lufta e tij në vitet e 90-ta që bëhej kundër dr. Ibrahim Rugovës, po realizohet tani, duke ia shkatërruar filozofinë politike dhe demokracinë. Isa Mustafa do ta përmbyll misionin e tij me shkatërrimin e kësaj partie e cila mbi një çerek shekulli i ka sfiduar pengesat e shumta.

Andaj votimi për LDK-në, jo për Isa Mustafën, kur ky e udhëheq listën dhe i ka bërë gjithë këto dëme LDK-së dhe Kosovës, është gjëja më e shëmtuar, niveli më i ulët i vetëdijes dhe standardi i koncepteve të dyfishta. Por unë besoj se vetëdija e elektoratit është më e lartë dhe ai do të kuptojë se duke injoruar votimin e listës ku i prin Isa Mustafa, ata kanë injoruar konceptin ideologjik i cili është antirugovizmi më i madh që prej se Rugova nuk është më në mesin e të gjallëve.

Refuzimi i listës që i prin Isa Mustafa, është patriotizëm, është vlerë dhe është Rugovizëm i vërtetë, pasi distancimi nga Isa Mustafa është refuzim i konceptit ideologjik mbi shoqërinë!

St. Gallen, 06.04.2017.

5 KOMENTE

  1. Krejt çka ke shkruar per Isa Mustafen eshte e sakte. Por ti edhe te tillet si ti, nese doni me e rregullue LDK-ne ose KOSOVEN, ejani te veni… ne Kosove dhe rregulljini. E jo te mirreni me aktivitete joligjore ne shtetet e huaja, duke krijuar parti apo nendega joligjore ne ato shtete…

    Kosoven e rregullojne vetem ata qe jetojne ne Kosove …ndersa ata qe jetojne jasht Kosoves …ata e rregullojne shtetin, ne te cilin jetojne.

    Pikë.

    Shënim: Kanë ardhë Dardan, por s’i kanë lanë as në mbledhje me hy! Pa ndihën e këtyre jashtë Kosovës, Kosova nuk bëhej dot e pavarur, mos harro! /AÇ

  2. Arben, nuk kane ardhe asnjani. Por nuk eshte e obligueshme te jesh anetar i nje partie… ky apo cilido aktivist mund te formoje parti tjeter… me te mire me efikase, me patriotike etj… por nuk dojne. Diaspora e AMERIKES ka luajt rolin pozitiv ne çlirimin e Kosoves… ndersa kjo ne Europe nuk ka lujt kurefarë roli ne çlirimin e Kosovës. Por sa i perket Lirise se Kosves …njerezit absolutisht me te merituar jane te gjithe Kosovaret SHQIPTARË, qe perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, terroreve, dhe poshtersirave qe i beri shteti shkavelll… prapë ata vazhduan te jetojne ne Kosove… dhe nuk iken nga Kosova, sikurse qe iu ndodhi 550 mije Shqiptareve …nder ta edhe te ketij Shefqeti… ata kane ikur nga shuplaka, boksi, pendreku apo plumbi i pare… dhe nuk jane kthyer kurrrrë.

    Prandaj Arben, LIRINE e fituan ata qe ndejten ne Kosove dhe kurrrë nuk u dorezuan sikur ky zvicerian qe shet pallavra patriotike. Nese sot ne Kosove jetojne 2.1 Milion banore… shumica Shqiptarë… dhe shumica te lire… me perjashtim te 5000 Shqiptareve qe nuk jetojne ne liri… ne Pjesen e Mitrovices Veriore… atëhere edhe keta matrapazë patriotikë mund te vijne te jetojne ne Kosove…

    Aktivitetet politike te diaspores ne vitet 80-90-ta kanë qene neper kangen, restorante duke komentuar se ne Kosove ka diskriminim… edhe kjo ishte e tera… eventualisht ndonje demonstrate formale ne vendet demokratike… pa frige nga dhuna… ndersa ne Kosove ka qene loja e vertete… demonstrata e vertete, …dhe lufta e vertete… e diaspora …zerooooo veprimtari ka pase… me perjashtim te disave qe u kthyen te luftojne kur NATO – AMERIKA e filloi çlirimin me 24 Mars 1999 dhe e kryejti me 12 Qershor 1999. Por kjo ishte vone sepse ne kete periode AMERIKA filloi kete proces te pashmangshem… dhe Agim Çekat erdhen vone…

    Shënim: Dardan, nuk ka dyshim që kontibutin më të madh për Kosovën e kanë dhënë qëndrestarët, ata që qëndruan në Kosovë dhe ata që u kthyen e luftuan për çlirimin e Kosovës. Por nuk duhet harruar as 3%-shi i LDK-së dhe as kontributi atdhetar e diplomatik, që u luajt nga diaspora edhe në Evropë dhe më gjerë, me para e me ndikim në qendrat e vendosjes, për të sensibilizuar opinionin Perëndimor, që të na ndihmonte në çlirimin e Kosovës. Pra, dikush ma shumë e dikush ma pak, kanë dhënë të gjithë kontributin e vet, që nuk duhet mohuar. Ashtu duhet vepruar edhe sot – t’i jepet secilit mundëdsia e kontributit pozitiv në zhvillimin e Kosovës. Se sistemi paralel i qeverisë së Kosovës për vite të tëra pushtimi serb në Kosovë, i ka dhanë frytet e veta me ndihmën financiare, që ka dhënë edhe diaspora… /AÇ

  3. Kontributi financiar eshte teper i mbivlersuar… edhe te gjithe ata qe kane qene ashtu si i quan ti QENDRESTARË… nuk qendruan ne Kosove per finananca, por qe te e ruajn vendin qe e duan, dhe e dojnë me shum se keta Shefqetat, qe iken dhe e dobesuan rezistencen. LDK ka qene levizje popullore per çlirim… ku terreni i betejes ka qene KOSOVA… E jo restoranet e Zvicres, Gjermanise, Suedise etj. etj…

    Edhe sot vlen ftesa per keta frikacakë, qe te kthehen dhe te perballen me çeshtjet neper te cilat kalon Kosova… ejani kontriboni te vendi …e jo me pallavra siç bejne Shefqetat, qe kinse mirren me parti politike ne Zvocer… apo dikun tjeter. Sot Kosova i ka Ambasadat ne keto shtete dhe veprimtarite politike te ndonje nendege eshte njesoj sikur veprimtaria ilegale e per shembull Recep Tayip Erdorangutanit… qe mirret me politike ne Austri, Belgjike Holande etj. etj… njesoj jane edhe LDK, PDK LPK e sidomos VV… që kane perkrahje ne diasporë, qe nuk ka as me te voglen informate, se çka po ndodhë ne Kosove… por vetem i lexojne gazetat komuniste te llojit Koha ditore, qe jane gazete me dezinformata dhe me xhelozi per lirine dhe pavaresine e Kosoves… ketyre ju pengon pavaresia, sepse ne kete pavaresi nuk eshte minister Veton Surroi, por dikush tjeter (qe as mue nuk me pelqen, por i kanë fituar votat)… Ose nuk eshte kryetar nje kafshe komuniste, siç eshte shantazheuesja Flaka Surrojogllu… por dikush tjeter (edhe ky nuk me pelqen, por i ka fituar votat)…

    Prandaj diaspora ne Europe zerrrooooo. Pikë. Ne krahasim me ata QENDRESTARET.

    Shënim: Shefqeti etj. në Evropë nuk synojnë të tregojnë se janë më të vlefshëm se ata që ndenjën në Koosovë, por synonë të tregojnë se jetojnë me shqetësimin e Kosovës që nuk po bëhet, pikërisht nga ata që marrin votat, se edhe ata po e vjedhin vendin si turqeli, si në Shqipëri. “Kthehuni në Kosovë!” – u thua ti. Ku me u kthye? Në një shtëpi që nuk ka bukë as për robtë e vet, me u kthye edhe ata, rritet numri i atyre që s’kanë bukë. Shqiptarët e Kosovës u pa sa ikën, sapo iu dha rasti. E me pasë rast ikin edhe të tjerë. Mezi po presin liberalizimin e vizave, për me ikë… Prandaj edhe pse ke të drejtë në disa raste, nuk ke të drejtë në disatjera, bëhu më realist. Se problemet që diskutohen nga Skënder Mulliqi, Shefqet Dibrani, Gani Mehmetaj etj. janë probleme aktuale në Kosovë, që ekzistojnë, edhe në mos qofshin ashtu si thonë ata 100%. /AÇ

  4. Kjo do të thotë se edhe kualicioni nuk është i rastësishëm, por ka një qellim dhe një prapavi, besoj që të dy liderët janë brenda Kalasë, e kush do ta e rrënon Kalanë e krimit mbetët të shifët! Nga mbrenda tunelit një dritë po shifët.

    Nga Halil Preniqi.

  5. Arben, ne Kosove ka papunesi por jo ne ate nivel qysh propagandohet. Por ata qe dojne te shkojne jashtë Kosoves… shkojne ne Zvicer, Gjermani, sepse atje eshte standardi me i lartë… dmth. ata jo qe e kanë keq ne Kosove… por ata dojn te jetojne me mire se ne Kosove.

    Shënim: Mos abuzo Dardan, se kanë humbë jetën njerëz, duke u larguar nga Kosova përmes Hungarisë… E ti po i thua Shefqetit kthehu, se ai tregon intertes me u marrë edhe me Kosovën? A don me e lanë tanë Kosovën pas dore, e mos me folë askush asnjë fjalë, vetëm me u lanë në duar të atyre politikanëve, që u vjedhin përditë a? E marrimn mbi 400 milion Euro në vit mallra konsumi nga Serbia, se nuk prodhohet kurgjë në Kosovë?! /AÇ

Komentet janë mbyllur.