Mafia politike po e trajton popullin si rob, kurse gazetarët si shërbtor të tyre?!

0
926
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Ballkani tashmë është bërë poligon i mirë për mafiozët politikë. Mafiozët politikë duken më të rrezikshimt. Ata janë bërë strehë e mirë e të gjithë mafiozve të tjerë. Madje bashkëpunimi i tyre është bërë përfekt. Po bashkëpunojnë në trafikimin e armëve, drogave dhe në trafikimet e tjera… Politika është bërë trampolinë për të gjitha të zezat. Nga mafiozët politikë po na vijnë aktët kriminale. Shoqëria e Kosovës është bërë brengë e të gjithë njerëzve të mirë, sepse shoqërinë tonë të re po e dhunojnë mafiozët e të gjitha kategorive.

Ata madje janë ngjitur në majat e pushtetit. Mbarë aparati ynë shtetëror është mbushur më njerëz të tipit mafioz. Këta në rrugëtimin e tyre kan futur frikë dhe terror në mesin e qytetarëve. Gazetarët gadi masovikisht u frikësuan dhe po vazhdojnë të frikësohen nga mafiozet e politikës në pushtet. Rrallë ndonjëri prej tyre në debate dhe organizme të tjera publike, po merr guximin që t’u drejtojë atyre pyetje te drejpërdrejta! Kur nuk jemi të drejpërdrejtë nuk kemi debate të mirëfillta, nuk kemi demokraci dhe liri, dhe sigurisht se nuk kemi as shtet ligjor.

Analistët politikë nuk po e marrin guximin qytetar të parashtrojnë pyetje pse të gjithë këto vrasje të pasluftës më motive politike ?Nuk po e marrin guximin të parashtrojnë pyetje kreut të shtetit së ekzistojnë dyshimet për implikim e tyre tërthorazi ose drejpërdrejët në krim të organizuar dhe në korrupcion. Pse çdo ditë nuk kërkohet nga gazetarët që ata të sqarohen para opinionit për hajni, plaqkitje, zhvatje te pronës shoqërore…? Pse nuk kërkohet më me ngulm të sqarohet afera e klanit mafioz “Pronto”. Dihet së çfarë dëmesh në opinionin e gjerë publik solli kjo aferë. Gjithçka shpejt po fashitët pas disa ditëve të bujshme në opinion.

Për çfarë shteti ligjor mund të flasim kur prokurorët dhe gjyqtarët nuk po marrin guximin të ngrisin padi karshi profileve te larta? Nga pushtetmbajtësit mekatarw po rrezikohen edhe interesat nacionale. E dimë të gjithë së në çfarë pozite të pa lakmuar janë gazetarët sot në Kosovë. Të denigruar materialisht dhe shumë pak të qmuar ! Thënë shkurt nuk kan kurrfarë tretmani në shoqëri e cila gjithnjë e më shumë po kriminalizohet. Nese këtyre mafiozve politikë u parshtrohet ndonjë pyetje nga gazetarët e cila i prekë në palcë, mënjëherë kan për ta ngritur tonin në mënyrë kërcnuese. E ngrisin zërin dhe e shpërfaqin nervozën në mungesë të argumentit.

Këta kan harruar moti së janë aty në shërbim të qytetarëve, e jo që qytetarët atyre tu bëhën shërbëtor. Politikanët do të duhej të japin llogari për të gjitha veprimet e tyre. Tek ne gjithçka është kthyer për së mbrapshti. Politikanet popullin po e trajtojnë si rob kurse gazetarët si shërbyes të tyre. Në një shtet të normal dhe demokratik nese dikush dyshohet së ka lidhje apo është vet mafioz nuk bën të mbetet në jetën publike. Shtetin e Kosovës dhe popullin e saj seriozisht është ka e kërcënon mafia politike dhe mafia ekonomike .Nese vetës dhe Kosovës ia duam të mirën atëherë mafiozet më çdo kusht duhet të largohen nga skena politike.

Të largohen së e kan bërë bërllog në të gjitha anët .Haptazi dhe ilegalisht po bëjnë tregti të paligjshme më armë, droga, kontrabanda te tjera dhe pak kush po jap llogari para organeve të drejtësisë. Zakonisht po dënohen ata të cilët nuk kan ndonjë lodhje më mëfiozet e politikës. Edhe nese dikush dënohet për veprime të tilla antiligjore, ata nuk po e vuajnë dënimin deri në fund.

Patëm rastin të shohim dhe të ndëgjojmë gjatë këtyre viteve së shumë qeveritarë iu nënshtruan proceseve të ndryshme gjyqësore dhe jo që nuk u dënuan, por ata u kthyen në vendet e tyre udhëheqëse! Disa të akuzuar për korrupcion u larguan nga Kosova pa therrë në këmbë. Të gjithë politikanet ishte dashur për veprimet e tyre antishtetërore mos të guxojnë ta ushtrojnë profesione publike. Mafia politike shtetin dhe popullin e Kosovës e kan pru në deregje shumë të ligë…