PORTRETI I NJË ARTISTI NË VARGJE

0
1379
Lulash Ara

LULASH ARA

Kush e ka dorën florinit
Një artist prej Dukagjinit
Ky Pllumb Macaj djalë prej Shalet
Për mjeshtri askujt si falet
Mjeshtër gurit e mjeshtër drunit
Lindë e rritë përmbi Breg – Lumit
Në Abat vendlindja nanë
Shumë dhunti Zoti i ka dhanë.
I dhanë dije e përvojë
Babë Martini e axha Ndojë
Të pashoq në të gjithë atë zonë
Inxhiniera të pa diplomë
Ndërtuan kulla, kopshte e shkolla
Gjithmonë bashkë si dy sokola
Shpi kulture e dyqane
Në ç’do fshat të asajë ane.
Kur u rrëzue rregjimi i zi
Pllumb Martini krejt i ri
Paska mësy djali kurbetin
Me gomone e kaloj detin
Marangoz punën filloj
Me skulbtura e vazhdoj
Dora e ti ban mrekulli
gdhënd flamurin kuq e zi
Nënë Terezën e Gjergj Kryetrimin
Princin e madh Lek Dukagjinin.
20 vjet firëm ndertimit
Ky artist prej Dukagjinit
Pa ju n’da artit aspak
Humanizmin e ka në gjak
Papa i Romës në Vatikan
Një dhuratë nga Pllumbi e mban
Mund ti gjësh veprat e ti
Në New York e Austri.
O artist, skulptor i aftë
Zoti mirë gjithmonë ta baftë
Hidhe hapin kilometër
Përfaqëso kombin e vjetër
Dora të lumtë o Pllumb Martini
Të pastë Shala e Dukagjini.
— — — — — — — — — — — — —
Me respekt – Lulash Ara