Requiem për Francesk Radin…

0
871
Francesk Radi

Kadri Fikaj

Ky lajm i hidhur, qe une mora sot
Me goditi fort, si nje thike ne zemer
Pasditen e se henes e lava me lot
Per ikonen e kenges, me te madhin emer
Lotet po me rrjedhin, si uji ne burim
Buza me dridhet, per FRANCESK RADIN
Idhull une e pata, e pata frymezim
Siç e ka gjithenje, poeti kengetarin
Kenges e KITARES, u kushtoi nje jete
Si çdo gjeni, ne rrugen plot pengesa
E nisi rrugetimin permbi “BIÇIKLETE”
Por diku rruges, i “humbi” “ADRESA”
Edhe pse rruga, ishte fort e larget
Ai eci perpara, koken pas s’e kthej
Por i “thirri molles” me zemren e zjarrte
“OJ MOLLE E KUQE, OJ Ç’BAN ANEJ”
Larg nga auditoret dhe skenat e Tiranes
Atje midis maleve prap ia nisi kenges
I foli çiftelise me zerin e nenes
E sharkise po i binte me “telat” e zemres
Sot u nda prej nesh, u ngjit lart ne qiell
Per zerin e tij te embel, do t’na marre malli
Atje si YLBERI, krah per krah me diell
Per jete KITARA JOTE, rri o FRANCESK RADI