Regjimet neokomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, janë duke i rrezikuar interesat nacionale?!

4
1004

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Unë pasi që djali më punon në Shqipëri, bukur shpesh po e kaloi rrugën e kombit për në vendin e shqiponjave. Përjetimet e mia rritën sa herë që marr një rrugëtim të tillë. Dhe, vërtetë njeriu ka me çka të fascinohet në Shqipëri. Gjithandej njerëz të mirë dhe të ndershem, bukuri të rralla natyrore, bregdeti që çdo shtet ia ka lakmi. Veç Zoti si e ka falë atë bukuri të çiltër natyrore në çdo cep të vendit. Nese Kosova është vend i begatshem, Shqipëria është nje vend më bregdeti të rrallë. Nese dikur kan munguar ndërtimet në të dyja anët e kufirit, sot shohim rrugë të mira, shtëpi të bukura, bregedet gjithnjë e më të rregulluara.

Nuk na mungon asgjë kah jemi në trojet etnike. Vërtetë si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë pasur rastin dhe mundësit të bëhën dy shtete shumë më të përparuara dhe më një mirëqenje ndoshta si në Zvicren e përkryer. Gjithnjë këtë imazh të cilin na ka falë Zoti, po ia zbehin udhëheqjet më të dobeta, më të korruptura dhe më të kriminalizuara prej së kemi hy në demokraci. Do njerëz lakmitare për të mira materjale dhe për pushtet apsolut. Njeriut i kënaqët zemra në qytetin e Tiranës, si dhe gjithandej në qytetete të bukura të Shqipërisë më plotë monumente historike.

Të bëhët zemra mal dhe të kenaqet shpirti më historinë dhe kulturën tonë aq të begatshme dhe të bujshme, të rilindasve tanë të cilët kan lanë gjurmë të pashlyera. Nuk u kan munguar shqiptarëve as patriotët në zë, të cilët flijuan gjithqka për çështjën madhore kombëtare. Vargu për t’i numëruar është i gjatë sa është e gjatë edhe vet lashtësia jonë. Por, fati ynë i keq ishin dhe kan mbetur politikat dhe politikanet e mbrapsht, të cilët shumë na dëmtuan në rrugëtimin tonë si komb dhe si dy shtete. Madje disa herë i tradhëtuan keq edhe interesat tona madhore kombëtare. I kontrubuan coptimit të trojeve etnike, të cilat troje u shkëputën padrejtësisht nga trungu I lashtë ilirik, ngë Fuqitë e mëdha të kohës. Tradhëtia jonë ishte dhe ka mbetur shëmtia jonë më e madhe.

Na solli të liga të mëdha kur duhej të ishim unik, kur dihet së jemi të rrethuar nga të katër anët nga armiqët tanë serbosllavë . Edhe pse u shkëputëm më vështërsi të mëdha nga diktatura e eger komuniste në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, ende nuk i kemi eliminuar nga skenat politike mbeturinat e komunizmit.Në të dyja anët e kufirit udhëheqjët aktuale shtetërore ende nuk janë liruar nga sundimtarët e tipit komunist. Një mik që është profesor e bujqëisë në Univerzitetin e Tiranës, më thotë gjatë bisedës.

Kemi menduar së pasi që e fituat lirinë në Kosovë do të keni një logjikë më ndryshe, shumë më pozitive të shtetndërtmit, e jo të bëheni një kopje e veseve të mbrapshta të pushteteve pas diktatoriale në Shqipëri. Kemi besuar thotë në vazhdim të bisedës profesori, së në Kosovë do të instalohet nje logjike e shëndosh e udhëheqjës më shtetin dhe të mirat materjale, e jo të grabitet dhe keqbërdorët çdo gjë ashtu siq ndodhi tek ne pas rrëzimit të diktaturës, por edhe tash. Ne Shqipëri ishte shkatërruar prona shoqërore më privatizime, e këtë llogjikë e kan kopjuar edhe udhëheqjët tuaja shtetërore thotë ai.

Logjika përfituese themë unë mbisundoj mbi logjikën e shëndosh të shtendërtimit dhe mirëqenjës.Ne bisedë më qytetarë në Kosovë dhe në Shqipëri shumica pajtohen së këto garnitura pushtetare janë duke na sjellur dëme politike dhe dëme në planin zhvillimor ekonomik. Të gjithë i shprehin paknaqësit e tyre së kastat aktuale në pushtetet e Tiranës dhe të Prishtinës janë skajshmërisht të korruptuara dhe të implikuara në krime. Po udhëheqin me defekte të mëdha Kosovën dhe Shqipërinë, deri në tradhëti kombëtare. Janë pasuruar aq shumë në menyrë të pa ndershme sa as vet nuk dinë sa pasuri kanë.

Miku im atë ditë sa ishim bashkë më thotë ”Shiko Skënder p.sh në Shqipëri aq shumë është i pasur Ilira Meta sa nuk mundësh të marresh më mend, e kështu më radhë“ …Nese në Shqipëri kanibisi po legalizohet nga Edi Rama, i cili edhe e pranoj në një deklaratë të tij duke thënë se “Nuk është çudi së një ditë mbjellja e kanibisit do të legalizohet”. Kjo fletë qartazi së Edi Rama nuk dallon shumë nga Eskobari. Edhe në planin e jashtem regjimet nekomuniste në Prishtinë dhe në Tiranë janë kthyer më shumë më fytyrë nga Lindja. Këto garnitura udhëheqëse te tipit autokratik janë duke i përdorur metodat dualiste të sjelljës karshi miqëve tanë tradicional Perëndimor, në këtë kontest edhe me Amerikën mike.

Prandaj, edhe injorimet që po iu bëhën Thaçit dhe Edit nga Amerika dhe shtetet më peshë në Evropë nuk janë të rastësishme. Manipulimet e Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës për hesape të veta, nuk po u pinë më ujë. Këtë ua tregoi qartazi ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee gjatë vizitës në Kosovë, i cili nuk u takua më presidentin Thaçi dhe më kryeministrin Mustafa.

Tashmë që të dytë këta bashkë më Edi Ramën janë shpërfaqur së nuk janë në linjë politike më miqët tanë Perëndimorë. Edhe përkrahja që iu dha Lulzim Bashës gjatë vizitës në Amerikë, është një flakareshë për Edi Ramën. Rama ka rreshqitur thellë në valët e banditizmit. Regjimet tiranike në Shqipëri dhe në Kosovë siq e kam thënë edhe më parë, duhet të largohën nga pushteti për të mirën e dy shteteve shqiptare. Këta janë duke i rrezikuar tashme interesat nacionale te shqiptarëve…

Shënim: Regjimet janë turqeliko-islamike, jo neo-kumuniste. Se vendet ish-komuniste u pranuan në BE si Rumania e Bullgaria, por jo Shqipëria… /AÇ

4 KOMENTE

  1. Edi Rama ne Shqiperi nuk po don me e fut lenden Marksizmi neper shkolla publike… por po don me ja rrrassssë lenden Bazat E Terrorizmit Islamik dhe Sukseset e Terrorit Islam… pastaj ky nuk po nderton Shtepia te Kultures, qe ishin simbol i komunizmit… por po nderton xhamia te islamit terrorost me nga 24 minare…

    Ne Kosove Isa Al Mustafa dhuroi ne menyre joligjore token publike nje organizte te paregjistruar askund ne legjislacionin e Kosoves… (BIK)… Te udhehequr nga nje antishqiptar siç eshte Naim al trrnavija. Pastaj keto dite Shpendullah al Ahmadija do ti jape lejen per ndertimin e xhamise terroriste te njejtes organizate ne menyre joligjore… sepse sipas ligjit BIK nuk ekziston si subjekt Juridik. Ndersa muslimanet Kadri al veselija, me Hashim al thaçordogan vetem mbeten pa ua fale pismiletave te otomanise edhe KEK-un e madh dhe PTK-ne…

    Pra, jo neokomunista por islamoqenefista jane ne pyetje.

  2. Arben Çokaj,

    Ky pseudokritikuesi Skender Al Mulliq, eshte vet nje psikopat islamik, sepse deri sot nuk e ka shkruar asnje artikull lidhur me qenefizmin terrorist islamik… sepse eshte vetë i tille.
    Heshtja eshte eshte perkrahje e problemit… sepse genjeshtarët me te medha behen duke heshtur… e ky genjeshtar eshte duke heshtur… dmth. genjen.

    Shënim: Dardan, besimi është zgjedhje personale, nuk është krejt e thjeshtë për njerëzit me e lanë fenë, se ua ka futë turku një herë e tani po e mbajnë. Ti, unë e disa të tjerë po bëjmë punën tonë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve, se me islamin nuk e tregojmë veten evropianë dhe vetëm humbje kemi, por duhet kohë e dije, që ky ndriçim t’u hyjë njerëzve në mendjet e tyre, pasi frika prej All’ahut si duket, është e madhe dhe ne nuk mundena me i trimërua njerëzit që tuten… /AÇ

  3. Nuk eshte e vertete se nuk kam shkruar deri me tash lidhur me terrorizmin. Ti Dardan duket se rralle ose kurre nuk lexon gje, dhe, aq me pak shkrimet e mia. Une deri me tash kam pasur nje seri shkrimesh kunder terrorizmit te fundamentaizmit islamik ne faqet e gazetes shume te respektuar te Fjala e Lire. Une e kam kritikuar parreshtuar deri me sot terrorizmin, pikerisht islamik, i cili eshte bere pengesa me e madhe e botes se civilizuar. I nderuari Dardan kam argumente me bollek, te cilat flasin se une jam properendimor, e kete e kam vertetuar me shume shkrime publicistike deri me tash. Duket se Ti nuk merr vesh gje as nga feja, as nga shkrimet dhe as nga politika…

  4. Skender, nese ke shkruar kunder terrorit te Islamit ndaj Shqiptareve… e un nuk e kam lexuar… atehere te pergezoj per shkrime. Un sikur te gjithe te tjeret e kemi kohen e kufizuar per lexime. Sa i perket, a marr vesh diçka nga feja apo shkrimet ose nga politika… aty deri diku pajtohem me ty. Sepse un nuk kam aftesi intelektuale te e kuptoj religjionin… asnjerin… e ti sigurisht e kupton religjionin. Politiken…!?? Edhe ajo eshte relative, sepse secili prej nesh e kupton ne menyren e vet. Ne debatojme te mesojme nga njeri-tjetri. Un me shumicen e shkrimeve tuaja qe i lexoj per Kosoven …kam mendim timin, qe eshte ndryshe nga i juaji. Qeveria eshte shumë e keqe, por megjitahte ka rezultate fantastike, duke i falenderuar individeve qe punojne shumë mire. E ju shihni vetem negativitete.

    Pershendetje.

Komentet janë mbyllur.