Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet presidencale të Serbisë

0
607

Skënder Jashari

Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të 2 prill 2017, do e gjejnë siç i gjetën edhe më të më hershmet.

Jehona e këtyre zgjedhjeve nuk i shushuriti aspak Luginasit, kjo për do duhej të ngjante edhe në të gjitha zgjedhjet tjera si ato parlamentare dhe lokale, në këtë shtet që edhe sot, administron këtë rajon( Luginën) si koloni! Kjo më shumë për faktin që politikanët e Luginës, nuk kishin interese personale, e jo që nuk ishin në Interes të Luginës-Interes të cilin shumë rrallë mund ta respektojnë!

Shumica e kandidatëve për president të Serbisë, ende si primare mbajnë kartën nacionaliste, e cila drejtohet më së shumti kundër Interesit Kombtar Shqiptar, veçmas kundër Luginës së Preshevës!

Por që udhëheqësit politik të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, heshtin, siç një heshtje të tillë bëjnë edhe shumë vende të rajonit e më gjerë!

Lugina e Preshevës, jo vetëm që duhet injoruar, bojkotuar çdonjërën nga zgjedhjet nën Serbi, por për më shumë aktivisht do duhej kundërshtuar! Deri më tash siç e kemi pa, që disa parti politike “Shqiptare” në Luginë të Preshevës, marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, derisa në zgjedhjet lokale të Serbisë, marrin pjesë të gjitha partitë politike!
Asnjëra nga këto nuk është në Interes Kombtar të Shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Derisa Republika e Kosovës, që në vitet e 90-ta, kishte funksionalizu sistemin paralel të institucioneve shtetërore, ne në Luginë të Preshevës, aspirojmë avansimin e të drejtave tona Kombtare, përbrenda një shteti okupues!- Absurde!
Duke mos harru, që çdo pranim, në heshtje a me veprime i një pjese a i tërsisë së saj, të një okupuesi mbi Atdheun tonë, e ka një emër- Tradhëti!

Deri më sot, jetuam pa Serbinë, edhe sot jetojmë pa të, për më shumë u shfarosëm deri në akte gjenocidi, spastrimi etnik, krime lufte!- përjashto disa qytetarë që janë poltron pushtetesh!

Serbia këmbëngul që zgjedhjet e tilla të bëhen edhe në territorin e një shteti tjetër – të Republikës së Kosovës, duke e ditur që numër më të madh të serbëve ka edhe në disa shtete tjera!

Derisa Shqiptarët e Luginës së Preshevës, është jonormale të mendohet e jo më të kërkojnë që të jenë pjesëmarrës të zgjedhjeve të Shtetit Amë (Republikës së Shqipërisë), por madje edhe heshtin edhe për të drejta të tjera edhe më elementare!

Lugina, me çdo kusht, çmim pa asnjë lëshim, duhet të kërkojmë bindshëm që të mbahen Zgjedhjet e Shtetit Amë edhe në këtë territor!

Shumica e kandidatëve për president të Serbisë, ende luajn kartën nacionaliste serbomadhe, kartë me të cilën erdhi në pushtet edhe Millosheviqi dhe shkaktoi gjakderdhjen masive në tërë Gadishullin Ilirik-Ballkanik! Të lejuarit e ardhjes në pushtet, me ide e programe nacionaliste, jo vetëm që do jenë i dëmshëm për vetë “shtetin” duke fillu Golgotën e Persekutimit të Kombeve tjera nënpushtim, por më së shumti do ndikoj dëmshëm në rajon- siç edhe ndodhi në historinë e afërt!

Shqiptarët e Luginës, Hungarezët e Vojvodinës, Bullgarët, Rumunët, Kroatët, Boshnjakët, muslimanët si etnitete territoret e tyre të pushtuar nga Serbia, si dhe pakicat kombëtare si:

hebrenjët, gjermanët, malazezët, etj sot janë duke heshtur, kur janë dëshmitarë që sërish dëshiron një “Millosheviq i ri” të ngritet, e që s’ka dyshim që do mund të shkaktohet një periudhë e re e njejtë si Luftrat në ish-Jugosllavi! Një “Millosheviq i ri” pos që do pësojnë disa mijëra viktima, sidomos brenda Serbisë( kryesisht të kombeve tjera), rezultati final do jenë në dobi të Lirisë, duke e kthy në Pashallëk të Beogradit, prej nga do vinte Paqja e Qëndrueshme e Ballkanit.

Aspirata ime është bërja e Paqes së Qëndrueshme në Ballkan, andaj Liria e të robëruarve asnjëherë, asku robëruesi nuk ka leju që të vijë përmes rrugës paqësore-dialogut!

Mos të mashtrohet askush, Paqe në Serbi e më së shumti Paqe me robëruesin nga të robëruarit nën Serbi, as në ëndërr nuk mund të ketë! Nacionalistët shovenist serb, e kanë dëshmu tashmë historikisht!
Unë shpresoj, punoj, angazhohem, luftoj për Paqen e Qëndrueshme në Ballkan!

Më: 01.04.2017

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.