Ejll Miculi
MILLOSH NIKOLL KOPILIQ !
Bajne medet shqipet e Ilirise,
per nje gjame qe i ra njerzise ;
qyshse vune kambe n’Dardanele,
duan me bà boten fertele !
Qyshese hyne n’Konsatadinopoje,
kane prishe fè edhe kanu,
tu i bà njerzit turq me hu,
tuj prishe kisha e kthye n’xhamia,
thue se n’gra ka mbete njerzia !
…edhe msyka tokat e Ilirise,
bisha e eger e osmandhise…
Por çe don se n’ato troje,
Ore e Zana bashin roje,
do djelm trima kish linde Ilia,
qe ate vende e thirrshin Nane
edhe hekur breshin me dhambe,
s’guxonte kush Nanen me u preke,
n’fryme t’saje doshin me deke !
Kishin lidhe nje bese vllaznore,
n’lufte me u hjellun dor per dore,
dhe n’kjofte shkrue prej Perendie,
si sokolave t’malit ju ka hije,
me i pre kryet si i pritet derrit,
me i ndale hovin Sulltanit tmerrit !
Mire e bukur e paskan ujdise,
n’krye t’ushtrise mbreti i Serbise,
mbret besnik e burr bujare,
mbret Llazari komandare ;
para kapidanave flet nje fjale:
N’krah te djathte, nkrye t’ushtrise
due burrat trima t’Arberise,
njata djelm trima t’Kastriotit
qe si druhen kujte, perveç Zotit,
n’prova kan rà me mija here,
per anmikun jane gjithmone tmerr !
N’anen tjeter Sulltan Murati,
koalicionit i nejti gati,
fushes gjane e neper terthore,
ka rreshtue qindra taborre,
qe kerdine bà kishin mbi dhè,
tuj djege qytete, tuj vra e pre !
Kure ushtria ishte gati per betej,
korba t’zi u çuan n’per hava,
tuj gerthite t’madhe, grrra e grrra;
atehere Sulltani syte nalt ka çue,
o Allah, a thue asht shkrue
n’ket vende sot vete me marue
edhe mishin me ma çbi,
çakaj, ujq e korba t’zi !?
Kshtu me vehten flet Sulltani;
brof mbi kale Llazari bani,
edhe n’dore i ban ushtrise;
m’tani djelm mbi turq t’Azise !
Edhe msyni si msyne vigani,
ku kish çerdhen vete Sulltani,
tuj lane turqit shyt per dhè,
cungue krahesh e kryet tu u pre !
N’vete Sulltanin aji kje zatete,
por me shpate s’mujti me preke,
se aty perbri Sulltan Muratit,
kishte ndodhe nje alamet zdapit,
nje magjyp, kryet sa nje lope,
mullare sanet, krejt katalla,
neshe e keqe sa s’bahet mà,
me heshte mbretin e goditi,
aty Llazarit i doli shpirti !
Por arbnoret nuk i la zemra,
nje hap mbrapa su bani thembra.
Kure pa Kopiliqi se mbet Llazari,
Ty o Zot, se ç’asht idhnue,
Ty o Zot, se çka flakerue,
Ty o Zot, se ç’leshoj piskame
N’tani burra me bà namin,
sot, o kurr, me vra Sulltanin !
edhe n’ajri shpaten ka vringullue
neper turq krena tuj cungue !
Ket burre trim e lindi nana,
shqipe malit nder kapidana
edhe larg na i shkoje zani,
per trimni qe n’luftna bani,
tuj pre Bajloza dhe Kulçedra,
sot perpara Sulltanit po i delka;
ah, kadale Sulltani i Turqise,
s’je ndeshe ala n’djelmte e Ilise,
qe n’kupe t’qiellit kan bà bè,
s’te lshojne sot kryet pa ta pre,
s’te lshojne jo, kryet pa ta cungue,
n’shekuj turkinat me t’vajtue
edhe shpata n’dore t’kapeidanit,
u ngul thelle, n’zhabe t’Sulltanit,
si vetime çoje tehin n’per hava,
kryet prej trupit tu ja nda !
U rrokullis kryet e Sulltanit,
si me kene kokerr bastanit,
u ndy fusha e toprakut,
me jarge e gjak t’turkoshakut !
Do kalojne vite edhe shekuj,
por qelbesina truellit s’do i tretet
edhe sot n’krye tlendines,
mblellen turqit n’ere t’stervines!
S’po m’vjen keq se u vra Sulltani,
se ate çka gjeti, vetit ja banei !
Po m’vjen keq per mbret t’Serbise,
zemra e forte e tane ushtrise,
kurr me dyshe se bani fjalen,
turqit fort ja dreshten pallen !
Une po due me i kendue lavdise,
njatij trimi t’madh te Ilirise,
Millosh Nikoll Kopiliq kapidanit,
qe kryet per toke ja qiti Sulltanit.
Lavdi e ndere tu i lane Ilirise,
shkrue me germa t’arta n’faqe t’historise !
(E.MICULI)
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar