Nikoll N. Ulndreaj
Poeti qe kurre nuk i shteron rreshti poetik, rreshta qe neser do i duhen brezave te rinj, po pak, apo aspak, ben Ministria e kultures, per botimin dhe pronovimin e vlerave poetike. /Gjin Musa, gazetar.
BASHKË I DUA TROJET E MIA
Nëpër shekuj jam luftëtar
Me e ruajt emrin shqiptarë
Jam i vjetër sa mali e guri
Pesëqind vjet shqipe flamuri
Jam ilir e jam Dardan
Jam stuhi e jam vullkan
Jam Çamri e Metohi
Jam shqiponja për liri
Jam shqiponje në troje t ‘mia
Ku ka lind Gjergj Elez Alia
Ku ka lind Gjergj Kastrioti
Jam rrufeja që lëshon moti…
* * *
Jam Kosova e zambaku
Jam Çamëria lule gjaku
Jam Kostandini e Teuta
Jam Metohia e lahuta…
Jam lahuta e çiftelia
Bashkë i dua trojet e mia
Gjithë ka i thonë, Iliri.
Nën flamurin kuq e zi.
“”””””””””””””””””””””””””””””””
TI ME NJOMZËN DIL HEDH VALLE
Moj, flokëujvara e Dukagjinit
Që hedh valle me valët e Drinit
Pash njat zot mos ia vënë drynin
Qitma një herë ta puthi synin
Me ti puth ata sy të zi
Bëhesh lumë e bëhesh Di
Me ti puth qukat në faqe
Bëhesh lule manushaqe
Dil një herë në bjeshkë me të pa
Me lot shpirtin e kam la
Krejt akull është ngrirë muza
Mëngjes as darkë s’po më qesh buza
Bari n’ bjeshkë lulëzon e rritet
Edhe mrizin e kërrusin vitet
Dikur mrizi ka qenë njomëzat
Për sy të zi u rrit dhe u mplak
Ti në daç moj paqe të gjesh
Zemrës time vëri vesh
Po lëshon xixa si gur stralli
Nëntë vullkane i shpërthejnë tek balli
Zemra jote zemrës time i thotë
Të dy shtegtar jemi në këtë botë
Të puthem, të puthem të prushuar
Në botën tjetër kemi me pushuar
Flokujvarë, erdhi pranvera
Në dritare po të troket era
Harro derte e harro halle
Ti me njomëzën dil hedh valle
Moj, flokëujvara e Dukagjinit
Që hedh valle me valët e Drinit
Pash njat zot mos ia vënë drynin
Qitma një herë ta puthi synin
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
PËR NJË LULE E NJË ZAMBAK
Moj belholla me krah dallëndyshje
Pse po më shikon me mëdyshje
Sytë tu moj porsi magneti
Nëntë ballësh ngrenë dallgë si deti
Ti je lulja që çel e para
Je ylberi që lind në ujëvara
Je flladnajë në mes korriku
Dy okë ar të peshon qerpiku
Tek një pishë në shpate Kakie
Pusho pak moj buzë qershie
Në pelush njomëze ulur në hije
Ti shprish flokët fije-fije
Moj belholla malësore
Me qumësht buzësh bëjmë akullore
Akullore me kajmak
Për një lule e një zambak