Qeveria dhe Parlamenti janë bërë fusha të minueme?!

0
701

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gjithnjë e më shumë shumë jemi duke e humbur dinjitetin si qytetarë. Disa po e shesin lirë votën, disa po manipulohen, disave po iu ipen nga partitë më të mëdha premtime të rreme. Jemi bërë tregtarë të mirë të demokracisë, tregëtar të mirë të të gjitha vlerave shoqërore. Ne Kosovë gjithnjë e më shumë fatkëqësisht po humbet interesimi për jetën publike. Kur afër gjysma e popullatës menjanohet nga jeta publike, nuk mund t’i kemi punët hiç mirë. Partitë në pushtet i kan bërë punët aq llugë sa vështirë është për shumë vite që këto punë të qiten në binarë normal. Partitë politike kan mbetur më formacione të njejta të kompremetura të cilat më qdo kusht do të tentojnë prap të marrin pushtetin.

Këto formacione parapolitike dhe formacione të shtetit nën hije kan zgjedhurr format që edhe më dhunë ti realizojnë interesat e tyre. Tentimet që më qdo kusht të vihet deri të pushteti janë të rrezikshme. Fushatat elektorale veq kan filluar nga dy partitë politike në pushtet. Në njerën anë Kadri Veseli i PDK-së po vazhdon maratonen e fushatës të kamufluar mirë më fjalë të zgjedhura. Veç kan filluar premtimet e pa bazuara dhe jo reale. Qe tre vjet po qeverisin më Kosovën keq e më keq. Në vend të konkurrencës së mirfilltë politike kan filluar luftën që të ruajnë pushtetin edhe në zgjedhjet e radhës më qdo kusht.

Forma makiaveliste është formula më e keqe e mundshme e cila bie ndesh më qdo normë demoratike të sjelljes dhe veprimit. ”Zajednica” dhe Demarkacioni janë dy arra të forta të cilat u kan mbetur në fyt këtij koalicioni qeveritar. Rregullisht kasta politike në pushtet iu shmang rregullave demokratike të lojës karshi qytetarëve. Qeveria dhe Parlamenti janë bërë si dy fusha të minueme. Me Hashim Thaqin, me Isa Mustafën, me Kadri Veselin më kompani nuk do të kemi zhvillim dhe as prosperitet të këtij vendi. Fushatës ia kan filluar më kamuflime dhe më rrena sa për të fituar prap vota.

I kan filluar qysh tash metodat e shantazhit dhe të dhunës karshi VV pas sondazheve jo të favorshme për PDK dhe LDK. Me metoda linquese, me burgosje dhe rrahje të aktivistëve të VV nuk ka mundësi të fitohet pushteti e aq më pak të mbahet ky pushtet. Dhuna nga cila palë që vjen është rrënuse e demokracisë dhe rrënuese e lirisë. Me metoda të diktaturës staliniste nuk ka mundësi të ecjës përpara. Formula e këtij pushtei së duhet shkuar në zgjedhje për krejt ose asgjë, është grishje për situata konflktuoze dhe për destabilitet të Kosovës.

Nese bukur do përsona në krye të shtetit dhe në krye të partive politike do të përballën më Gjykatën Speciale populli dhe Kosova më së paku janë fajtor. Nuk ka të drejtë askush që Kosovën të qesë në ankand publik për hesape përsonale. Edhe në zgjedhjet e radhës do të kemi përpjekje të hapura, që partitë aktuale në pushtet të shërbehen më metoda jodemokratike, vetëm që mos t’i humbin zgjedhjet.

Në këtë drejtim ato do ti këqpërdorin edhe paranë publike siq e bënë këtë punë për shumë vite më radhe. Shfrytëzimi i fondeve të ndryshme të cilat fonde në mënyrë shumë natyrale iu takojn ë qytetarëve do të jetë më shumë së e turpshme. Kjo gjë do ta thëllon edhe më shumë krizën politike dhe krizën ekonomike në Kosovë. Krimi dhe korrupcioni nuk kan mundësi të luftohen më këto struktura pushtetare. Kjo kastë politike ka mundësi që në luftë për pushtet do të deformojë të gjitha proceset bashkë më sistemet edhe ashtu jo funksionale.

Diktatura partiake, njejtë e deformon shtetin demokratik dhe formën demokratike të partisë. Diktatura e instaluar ka filluar seriozisht ta paralizon mbarë jetën shoqërore. PDK dhe LDK kan instaluar logjikën e keqe së janë gjoja të vetmet parti shpëtimtare të Kosovës. Po i injorojn ë kërkesat e opozitës dhe kërkesat e popullit. Kan “harruar” PDK dhe LDK si parti në pushtet së i kan mundur negativitetet si produkt i punës së tyre jo të mirë. Kur në menyrë permanente bojkotohet lufta parlamentare, atëherë frika për të ardhmën bëhët e justifikueshme.

Fati i shtetit dhe i kombit nuk ish dashur që në zgjedhjet të cilat po vijnë sërish t’u lihet matrapazëve dhe diletantëve politikë. Nuk thuhet kot së vota është e shetjtë, dhe fortë mirë duhet të mendojmë së për kend të votojmë. Vota jonë është edhe fati ynë… Populli nuk është rob i askujt dhe as i kësaj klike politike në pushtet. Populli nuk është instrument dhe as lodër që kur të duan këta pushtetarë ta hudhën si një leckë të pavlerë, siç vepruan për shumë vite më radhë…