Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Eshtë goxha vështirë të jesh në majat e pushtetit. Por, më vështirë është të mbetesh burrë i ndershem. Në Kosovë nuk është hiq vështirë të behesh njeri i poltikës. Të inskenosh së ke qenë në luftë, së je patriot në zë ose të jesh i zoti që rrenat dhe manipulimet t’i faktosh si të verteta, është poshtërsi e llojit të vet. U ngjitën në pushtet si pas meritave te luftës e në fakt nuk i paten klëto mërita. Edhe ata të cilët ishin meritor ranë në grackën e keqpërdorimeve të mëdha e të vogla. Arritën të ngjitën në pushtet manipulatoret, njerëzit dinak të cilët nuk zgjodhen metoda dhe mjete për të ardhur në majat e pushtetit.
Vet fakti së punuan gjatë gjithë kohës mbrapsht e më mbrapsht është treguesi më i mirë së cilët janë ata në fakt. Në saje të mashtrimve arritën të pasurohen pa fundësisht. E mbushen gjithë aparatin shtetëror më njerëz të tyre rrenacak dhe shumë të pa aftë për ta kryer ndonjë punë shtetrore më peshë. Kan inkuadruar gjysmak dhe gjysem analfabet vëtem që t’i kan njerëzit e dëgjushem aty afër, që mos të guxon kush tua prishë terezinë. Dhe, për fatin tonë të keq aq shumë kan inkuadruar gjysem budallë të cilëve po u kanë dhën shtagat për të vu drejëtsi më dhunë.
Këta që akutualisht i kemi në krye të shtetit dhe besa edhe të partive kryesore politike nuk kan lën gjurmë për të mirë, veç kanë lënë vargë e vi të keqija mbrapa që edhe më decenie do tu shihet sherri. Na kan kompremetuar para botës demokratike si shtet dhe si popull sa nuk ka më shumë. Mos të ishin sportistët tanë në botë të cilët na zbardhën fytyrën më rezultatet e tyre kulminante, këta njerëz të politiës na kan qitur përtoke. Aq shumë janë të pa cipë sa qdo veprim i tyre sado i keq nuk iu bën fare përshtypje. Gjatë gjithë kohës janë të pasinqertë, janë mjeshter të manipulimeve. E kan mbyllur përspktiven e shtetit të ri të Kosovës.
Na i kan mbyllur rrugët e zhvillimit dhe prosperitet. E kan bërë Kosovën shtet pa serioz. Dhe, nuk ka gjë më keq në këtë botë së kur një shtet i sapo lindur fillon tatpjetën për fajin e një grushti njerëzish lakmitar për pushtet apsolut. Çudia më e madhe është së si edhe pas gjithë këtyre ndodhive politike dhe ndodhive ekonomike jo të mira, nuk po zgjohet ky popull nga gjumi i thellë dimërorë. Nese fati edhe më tutje u lëhet në dorë këtyre njerëzve hileqarë në pushtet, vajë halli për Kosovën. Ata që janë mësuar të abuzojnë më shtetin, është iluzore të presim së do të punojnë mirë. Hajanët dhe delengjitë mbeten përgjithmona hajna dhe delengjijë të llojit të vet. Nuk ka mundësi as teorike një shtet të jetë serioz më një kastë të tillë politike deshtake çfarë e kemi aktualisht.
Hynë në garë edhe ata të cilët nuk janë të zotët as për një punë më të thjesht. Ne shtetet serioze shikohet shumë së kush është kandidati për një postë të lartë politikë, besa edhe për ndonjë post jo aq shumë të lartë. Të gjithë karrierën e tyre politike po e ndërtojnë mbi bazat e jo seriozitetit dhe karrierizimit primitiv. Kjo qeveri dhe ky parlament ishte dashtë sahat e para të shpërbëhën, së po dukem një shtet tipik afrikan. Shteti nuk ndërtohet më afera të çdo ditshme, më prodhimin e krizave permanente politike dhe institucionale, por shteti ndërtohet më projekte serioze dhe më njerëz shumë serioz dhe shumë të ndërshem.
Karriera ndërtohet mbi bazat e shëndosha morale e materjale natyrisht para së gjithash edhe kombëtare. Këto tipare po iu mungojnë shumë kësaj elite politike në pushtet, e cila po i ngjan ne qerres se thyer e cila për qdo minutë prite të rrokullisët në greminë. PDK dhe LDK dy partitë më të mëdha politike në vend, të cilat edhe janë bartëse të pushtetit tash e shumë kohë janë duke e akuzuar njera tjetrën për gjendjen politike dhe gjendjën ekonomike jo të mirë në Kosovë. Çfarë pushteti bie fjala është ky? Kurrfare hiç, është pushtet i turpit.
Janë në pushtet dhe ia kan filluar fushatës elektorale ende pa i shpallur zgjedhjet, dhe na trumpetojnë paftyrësisht së koalicioni po funksionon mirë ?! Janë prishur jaranat nder veti për ushtrinë, janë prishur për Demarkacionin, dhe unë për veten time nuk di së qka po i mban ende bashkë. I mban bashkë vetëm puna e posteve dhe puna e hajnive të përbashkëta. Kasta në pushtet nuk po tregohet e zoja më asgjë së dinë të punojë që të kemi shtet serioz. Shteti i kursistave, i derkagjive politikë, i hajnave, i krimit të organizuar dhe të korrupcionit nuk i duhen këtij vendi dhe këtij populli…
Ky pushtet eshte votuar me vota te lira te qytetareve te Kosoves. Eja jeto ne Kosove, dhe konkurro ne zgjedhjet e lira… edhe nese votohesh fito dhe …udheheqe pushtetin me mire se keta te sotit.
Arben, nuk jane perralla por eshte MUNDESI… qe dikush e shfrytezon e dikush jo. Zgjedhjet e fundit kane qene 100% te lira dhe te drejta, pa vjedhje te votave. Por ne duhet te pajtohemi se elektorati i zgjedh keta qe i zgjedh… qe as mua nuk me pelqejne …as 00000.00001%, por demokracia dhe vota e lire vendosin.
Komentet janë mbyllur.