Kastrati – poezi nga Ejll Miculi

0
877
Ejll Miculi

Ejll Miculi

K A S T R A T I !

Hej Kastrat legjenda e motit,
ku linden t’paret e Kastriotit,
ktu i linden t’paret Gjonit dikure
prone e tyne kje deri n’Kruje,
prone e tyne kje edhe Cetina
qe djale mbas djalit lindi trima.
I fisit tat kje edhe Krajl Nikolla
prej emnit te tije u dridh Stambolla !
Ky bajrak bashkoje Arbnine,
ky bajrak mundi Turqine,
ky bajrak rraze Veleçikut
ishte tmerri i çdo anmikut !
N’shekuj u munduan me t’perule,
n’shekuj u munduan n’gjuj me tuele,
n’shekuj u munduan me t’humbe historine,
n’shekuj u munduan me t’humbe trimnine,
n’shekuj u munduan me t’ndrrue plisin,
n’shekuj u munduan me t’farue fisin.
Por ti kurr, jo, nuk farohesh,
si Ante n’kambe prape çohesh
se ke besen dhe ke burrnine,
me pushke n’dore shkruan historine.
N’shekuj n’gjuj nuk i re askuje,
rrjelle gjak mbretnish n’damar tuej,
gjak Fisnik i mbretit t’Arbnise,
kryetrimit n’balle t’historise.
Je i fisit t’madhe te Kastriotit,
qe bjen n’gjuj veç para Zotit ! (E.M.)

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar