Kur vrasjet politike shfrytëzohen për të fituar vota?!

0
993
Kadri-Veseli-IBNA

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Para fushtat elektorale kan filluar në Kosovë. Kadri Veseli i PDK-së ka dalë në terren në bashkëbisedime me qytetarë dhe nderrmarrje të ndryshme. Deri tash Veseli dhe garnitura e lartë e PDK-së në pushtet kurrë nuk zbritën në mesin e popullit për ti qa hallet dhe problemet jo të vogla më të cilat ata po përballën tash e krejt pas luftën. Kjo maratonë e zotit Veseli nuk ishte dashur ti pinë ujë. Nuk janë dalë në terren së kan pasur punë tjera të pista. Veseli ishte dashur haptazi të demaskon klanin keqbëres “Pronto”. Kjo aferë e “Prontos” dihet së qfarë reputacioni të keqe i ka sjellë popullit. Nese është i sinqertë së pari do të duhej që tu kërkon haptazi falje qytetareve pse nuk u respetua vota e tyre deri me tash, dhe pse ndodhën gjithë këto keqpërdorime të te mirave materjale të pronës shoqërore…

Pas Veselit edhe krerët më të lartë të subjektit numer dy në Kosovë, LDK-së kan filluar fushatë para elektorale. Ata që e rrënuan logjikën rugoviane nga skena politike, po i kthehen asaj në mënyrën më të turpshme. Menjëhere kan filluar ti përmendin vrasjët e pa zbardhura politike të anëtarëve dhe përkrahsëve të tyre. U vranë që shumë kohë më parë shumë veprimtarë të LDK dhe ushtarakë të vijës institucionale të luftës, dhe kurrë deri më sot nuk e gjeten dritën e diellit. Është turp që nuk lahët kurrë për udhëheqjën më të lartë të LDK–së, e cila edhe pse parti në pushtet nuk bëri asgjë për tre vite që ndonjëra nga këto vrasje të zbulohet.

Skënder Hyseni e ka Ministrinë e Punëve të Mbrendshme dhe as lavrën e miut nuk e bëri që vrasjët të zbulohen! Krejt fushatën e vitit 2014 e bënë mbi bazën e luftës kunder krimit dhe pikërësht, e potencuan më te madhe së nuk do të bëjnë koalicion më ata që dyshohet së kan gisht në vrasjët e bashkëpartiakëve të tyre. E gjithë kjo u harrua dhe yrysh Isa Mustafa pa e pyetur elektoratin bëri koalicionin e turpit më PDK –në e Hashim Thaçit.

U vranë njerëzit e mirë të LDK së para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës. U vranë e familjët e të vrarëve te cilat kan mbetur duke pritur së cilët janë vrastarët dhe urdhëdhënësit e tyre. Dhe, ashtu sikur nuk ka funksionuar ligji për shumë vite, nuk është duke funkionuar edhe tash. Kur nuk funksionin rendi dhe ligji nuk kemi shtet demokratik dhe shtet ligjor. Fajin kryesor pse Kosova e ka këtë gjendje të mjerë politike dhe ekonomike e bartë edhe Bujar Bukoshi, i cili po të kishte funksionuar ligji ishte dashur moti të përgjigjet para organeve të drejtësisë bashkë më të gjithë bashkëpunëtoret e tij. Po të ishin përdorë fondi i trepërqindëshit aty ku duhet për furnizimin e mirë të luftës të krahut istitucional të luftës, jam i sigurtë së nuk do ta kishim tash këtë gjendje katastrofale, gadi pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj.

Vrasjët për shumë kohë patën futur frikë dhe terror në masën e gjerë, sa njerëzit hezition e edhe në shtëpi të shpreshin lirshem! Koria në derë u mbetet shumë medieve dhe gazetarëve të cilët në kohën e vrasjëve politike i patën futur vëshet në lësh nga frika, por edhe për qëllime karrieriste. Tash e kan ngritur paksa zërin kunder krimit të organizuar dhe vrasjeve politike që është mirë, por pak sa vonë. Të përdorësh pa rreshtur figurën e madhe të presidentit, Ibrahim Rugova, Tahir Zemës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, Bardhyl Ajetit ne kohë fushate për të mbledhur vota, është amorale, është veprim bizar dhe poshterësi e llojit të vet.

Gjaku i tyre është gjakë që nuk falët lehtë siq po mëndojnë strukturat e larta të LDK-së, së burokratizuar, korruptuar besa edhe të kriminalizuar. Madje, kjo Qeveri pruni vendimet më të dëmshme për popullin dhe Kosovën, më “Zajednicën” dhe me Demarkacionin. Elektorati rugovianë këto pislleqe nuk ishte dashur tia falë kurrë LDK-së, dhe rrënuesit të saj, Isa Mustafës, si dhe servilëve aty për rreth tij. Nuk është vrarë Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Xhema… që këta matrapazë politikë të punojnë kaq mbrapsht. Nuk kan lufuar që askushët të pasurohen në shpinën dhe në gjakun e tyre. Nuk kanë luftuar Sali Qeku, Agim Ramadani e shumë heronjë të tjerë që të liqët e kombit ti dalin popullit për të prirë.

Nuk kan luftuar dhe as në ëndërr nuk e kan menduar së më të dyja këmbët do të shkelët gjaku i tyre. Nuk e kan menduar sigurisht së nuk do të zbulohen dorasit edhe atëherë kur janë në pushtet LDK-ja. Këta duhet ti mbulojë turpi që tua përmendin emrat e heronjve dhe shumë gazetarëve të vrarë e të gjallë. Dikush më të drejtë këto struktura të larta të LDK-së i quajti legena, të cilët po i keqpërdorin vrasjët politike. Kush po mendon Agim Veliut tia bjen drejtësinë kur vet e kan ekzekutivin ? Le ta mshelë prapanicën e madhe Veliu bashkë më velitë e tjerë e ti zbardhin vrasjët politike ?! Por, besa po i ruajnë më qdo kusht interesat përsonale duke u thirrë parreshtur në presidentin. Ibrahim Rugova dhe në vrasjët politike…