Izet Haxhia
Para nje viti, nje mik me shkruajti duke me thene qe mos u merr me Berishen, se ai eshte nje kale i ngordhur ne politike dhe ka marre fund. I thashe qe gabohesh, sepse Berisha i ka rrenjet e thella dhe mbeshtetjen e fuqishme te klaneve anti-shqiptare, qe nga Amerika, Franca e Rusia. Ne te vertetë, Berisha asnjehere ne jeten e tij nuk ka qene nje pro amerikan apo pro prendimor, pamvarsisht nga retorika e tij mashtruese. Dhe jo vetem Berisha, por shumica e klases politike qe kane drejtuar vendin keto 26 vite, kane qene pyjon dhe sherbetore te klaneve me te egra antishqiptare.
Ata kane perdorur lidhjet e tyre personale, parate e takspaguesve shqiptare ne sherbim te pushtetit personal dhe ngritjes se tyre ne karrieren politike dhe ne dem te interesave kombetare. Nga ana tjeter, duke shkaterruar çdo qelize te shtetit ligjor e te drejtes, kane vendosur sundimin e klaneve perkatese te tipit mafioz e antishqiptar. Perplasjet ne mes tyre, jane bere gjithmone per shkak te mosmarveshjeve ne ndarjen e plaçkes se grabitur dhe kohezgjatjen e rotacionit te sundimit te tyre. Kur kane pare se pushteti i tyre eshte i rrezikuar nga ndonje levizje jashte kontrollit te tyre, ata jane bashkuar per te asgjesuar keto levizje apo personat qe dilnin jashte kontrollit te tyre.
Shembulli i marrëveshjes se 9 marsit 1997 eshte prova me e mire per kete bashkëpunim kriminal, gjithmone ne dem te Shqipërise dhe shqiptareve. Çdo marveshje e fshehte dhe prapa kuintave e ketyre 26 viteve e ka zanafillen ne marveshjen e Triestes ne shkurt te 1992, me ndermjetsimin e komunitetit te San Exhidos dhe Mentor Qokut, ne mes te Nanos e Berishes per rotacionin e pushtetit ne mes te dy focave politike kryesore ne vend, PS – PD. Por gjate ketyre viteve, ka qene gjithmone Berisha që e ka prishur kohezgjatjen e ketij rotacioni mafioz, kjo fale karakterit te tij te pabese dhe semundjes karrierriste deri ne skizofreni. Dhe keshtu eshte krijuar preçedenti fatal i perseritjes te skenareve te njejte nga te dyja palet per ardhjen ne pushtet.
Ne Shqipëri nuk ka pasur asnjehere zgjedhje te lira dhe te ndershme, por dorëzim te pushtetit nga njera pale tek tjetra nen tavoline e me marveshje te pista. Edhe ne zgjedhjet e 2013, ishte berisha qe pasi u ngop me vjedhje e grabitje qe beri gjate mandatit te tij tete vjeçare, u dorëzoj pushtetin te majteve ne kembim te, mosndeshkimit e mos prekjes se klanit te tij kriminal. Por skema kriminale e rotacionit te pushtetit mes paleve, u prish me nderhyrjen e te huajve dashamires ndaj Shqiperise, qe kerkuan dhe projektuan nje reforme radikale ne nje nga segmentet me kriminale dhe mbeshtetese e fuqishme e ketyre skemave mafioze te pushtetit, ate te drejtesise.
Dhe çdo skenar qe po ndodh sot, dhe qe do ndodh ne ditet ne vazhdim eshte i projektuar me pare ne zyren e Berishes dhe tutoreve te tij anti-shqiptare. Simboli i kesaj proteste eshte i kopjuar nga keta qe po gezojne frutet e rotacionit te perjetshem te ujdisur mes tyre, qellimi eshte futja ne kolaps e atij palo shteti qe kemi dhe vazhdimi i skemes se rotacionit te perjetshem te dorëzimit te pushtetit nen tavoline e pas kuintave, si ne pazarin e kuajve… Dhe me e keqja eshte se ne shqiptaret vazhdojme te jemi figurante te kesaj drame, qe po luhet pambarim ne kurrizin tone. Deri kur ???
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar