KUISLINGU TITIST AZEM VLLASI DHE TOLLOVIA E MEDIAVE TË PRISHTINËS

1
2902
Kolec Traboini

Nga KOLEC TRABOINI

I tërë shtypi llaskandraq i Prishtinës janë lëshuar si marrokët pas erës, kundër Murat Jasharit, i cili u konfliktua me armë me renegatin kuisling Azem Vllasi. Në vend të na tregojnë bëmat tradhtare të Vllasit, shkruajnë për ca lidhje e biseda të Murat Jasharit me Mona A. një shqiptare Rumanie. Sikur Kosova nuk ka punë tjetër por se çfarë i tha Murati, si ja kërkoi e si ju përgjegj me pelqim e miklim Mona, e kush e di sa marrëzi të tjera. Këta të shtypit llaskandraq në Prishtinë qenkan trokë fare.

Po çfarë ju duhet atyre se si flasin një mashkull e një femër në intimitet të plotë, apo të shkruajnë në gazeta, a të japin në lajme se kush ja hyp e kush ja zdryp tjetrit? Çfarë gjë e jashtëzakonshme qenka një idil dashurie qoftë dhe seksual. Dhe për ta plotësuar kuadrin e marrëzisë së shtyp-shtypsave të Prishtinës na thonë se ajo vajza qenka spiune. Dhe nuk sjellin asnjë fakt.

Po çfarë lesh shtypi kanë këta. E vetmja gjë që thonë është se kur Mona A. kaloi në kufirin e Maqedonisë e mbajti policia nën kontroll për 5 orë. Dhe këta mendje shkalë e konsiderojnë se kjo mbajtje është patjetër një bashkëpunim për spiunazh. O shtyp-shtypsa, po mua më 5-6 janar 2017 më mbajtën 24 orë në Aeroportin Ataturk të Stambollit, sepse më ngatërruan linjën (me qëllim apo jo dreqi e di) sa në vend të shkoj në Washington DC më detyruan të kthehem sërish në Tiranë, po mos do thoni se kësisoj unë u bëra agjent i Erdoganit. O të marrë! Ju piftë sorra trutë! Hiqni dorë nga fantazitë e sëmura e shpifjet ordinere.

Liria që keni fituar e që i atribuohet Amerikës, e jo Osmanlinjve të Anadollit, të cilëve u faleni si perëndi, nuk duhet spekuluar. Spekulimi me lirinë e të tjerëve me dinjitetin e të tjerëve në shtete normale dënohet. Mirëpo punët janë të tilla, që shtypi llapaqen e llaskandraq i Prishtinës nuk pyet as për ligje e as për etike qytetare. Edhe i Tiranës shpesh herë. Po ka një kufi, ka një cak, prandaj shkurtoni gjuhën e gjatë e mjaft i thurët lavde një kuislingu të Serbisë, që shtypi përgjakshëm demonstratat e vitit 1981.

Se si ndodhi që u përleshën Murat Jashari, vëllai i Heroit Ismet Jashari, me kuislingun e titistin Azem Vllasi, këtë le ta shtjellojë e qartësojë drejtësia, se kush ishte agresori e kush viktima. Por veç një renegat i pa principtë si Azem Vllasi, zor që mund të jetë një viktimë. Viktima janë ata që masakroi Azem Vllasi me policinë serbe në Kosovë në pranverën e vitit 1981. E për këtë duhej kalbur në burg, e jo të bënte avokatin në Kosovë, apo me absurdja të vijë të na përrallisë në televizionet e Tiranës në ca intervista të shpifura.

17 mars 2017

Në foto: Azem Vllasi bashkëpunëtor me kriminelin e vrasësin e shqiptarëve Millosheviq, në foton tjetër gazeta “Rilindja” me 4 prill 1981 me fjalimin e Vllasit kundër demonstratave të vitit 1981, si dhe lavdërimi i forcave të policisë serbe që terrorizuar shqiptarët.

Editor: K.P.Traboini traboini at Thursday, March 16, 2017

1 KOMENT

  1. Personi A. Vllasi, ka qene pjese e sistemit njepartiak, ne te cilin sistem nuk ka pase zgjedhje te lira, por personat i kane caktuar ne pozita Partia Komuniste. Sa i perket personalitetit te Azem Vllasit, mund te japi mendimin tim, se ai eshte dhe ka qene nje person me dituri shumë te kufizuar ne çdo aspekt, duke perfshi edhe aspektin politik. Te gjitha shkollimet e tij kane qene te rrejshme… duke perfshi edhe ate universitar, ne te cilin shkollim ky i paditur e fitoi titullin Jurist, duke iu dhuruar nota nga profesoret e Jurikdikut. Pra Azemi ka qene prodhim komunist i nje analfabeti funksional… qe ende llomotit neper kanalizimet televizive te Kosoves. Sepse kanalizimet e Kosoves udhehiqen poashtu prej analfabeteve funksionalë, siç jane KTV nga Analfabetet Veton dhe Flaka Surroi, pastaj TV 21 nga analfabetet atllavoid Familja Kelmendi, si dhe mbeturina televizive publike nga koha e komunizmit te Vllasit, qe udhehiqet nga analfabetet funksional te llojit Ilir Shaqiri…

    Pra Vllasi ishte dhe eshte i paditur, dhe nuk mundet i padituri te jete patriot.

    Por ne kontekstin kohor nuk mundemi me e padite kete antropoid per tradheti, sepse juridikisht ne diktature s’ka liri, dhe liria nuk ekziston, por ekziston anti-liria. Pra Azemin mundemi me e padite nese ai ka bere veprime te mira, sepse ne diktature me ligj nuk ka veprime te mira por vetem te keqia. Azemi do te ishte tradhetar, nese do te bente veprime anti-komuniste, por ky gjithmone ka kryer veprime komuniste… dmth. te keqia dhe anti-kombetare. Sa i perket atentatit mbi të padyshim se eshte veper terrori. Sepse vetem gjykata mund te percaktoje se kush ka vepruar kunder ligjit.

    Aq me teper ky person nuk eshte shtetas i Kosoves… dhe si i tille ai konsiderohet terrorist nderkombetar. Nese ka pase fakte kunder komunistit Vllasi, per ndonje krim te kryer, ky eshte dashte me e padite ne gjylaten e KS.

Komentet janë mbyllur.