Mjaft me politika kadrovike të dobëta

0
894
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Janë lakuriqësuar politikat jo të mira kadrovike. Na janë mbushur institucionet e shtetit më debillë dhe analfabet potencialë. Na është mbushur aparati shtetëror duke filluar nga ministratë, zevëndës ministrat, deputet dhe këshilltar të cilët nuk janë të zotët për udhëheqës të BT. Kan arritur të bëhën këshilletar edhe njerëzit e ish udbashëve. Po ngjitën në poste të larta pushtetarë të bijtë e ish komunistëve. Me këto politika kadrovike të mbrapshta nuk do të kemi shtet, nuk do të kemi zhvillim, nuk do të këmi prosperitet edhe për shumë vite. Taksirat më të madh nuk di për një popull së kur i dalin përpara tyrlifarë soj matrapazësh politikë.

Rrezik pat ky milet më struktura të ish regjimit jugosllav, të cilët baballaret e tyre i kan shërbyer ish sistemit më besnikërinë më të madhe. Zatën këta për ti mbuluar pisllëqët e tyre po na shesin patriotizma të rreme, po na shesin dushkë për gogla. Shërbyesit e ish regjimit secilën ditë po na dalin në sipërfaqe si këpurdhatë pas shiut. Po mendojnë së edhe një herë u ka ardhur ajomi për të bluar koka të patriotëve shqiptarë. Nuk ka më taksirat siq thotë një fjalë e popullit së kur askushi bëhët dikushi. Nuk ka më taksirat së ata që nuk dinë as tabelën e shumëzimit dhe nuk dinë mirë shkrim lexim ose i bëjnë 100 gabime gjuhësore më të shkruar dy rreshta, tu dalin përpara gjithë kësaj armate të njerëzve të zot, të njerëzve të cilët vërtetë do të kishin bërë shumë për Kosovën dhe për popullin e saj. Të ngjitën në pushtet bazhibuzukët, kopukët dhe hoshtaplerët kjo është tragjedi për një komb.

Ai shtet i cili nuk ka kuadro të mirëfillta, dhe nuk ka politikë kadrovike vaj halli për te. Nese ne mbredinë tonë i kërkojmë fajin për gjendjën e keqe në shoqëri, edhe mund t’i përmirësojmë gabimet tona. Politikë kadrovike është kur dikush përpos kualifikimit përkatës e shquan edhe morali dhe shumë kriteriume të tjera. Sigurisht së edhe në planin profesional janë barazi më zero të madhe. Na janë hapë univerzitete private pa kurrfarë kriteri dhe pa kurrfare kriteri edhe po dalin kuadro nga këto univerzitete. Ata që po regjistrohen në këto univerzitete janë krysisht ata të cilët i kan prinderit politikanë ose njerëz të biznesit. Dhe, nuk kan në rrugëtimin e tyre në këto univezitete kurrafë problemi së i kan paguar parat dhe viti nuk ”guxon” të humbët.

Po merren diploma universitare shkel e shko, po doktorojnë mbrenda natës dhe po punësohen po ashtu brenda natës. Dhe, kuadrot e tilla të bazhibuzukëve yrysh po bëjnë e po ngjitën në hiearkinë më të lartë shtetërore. Sistemi i arsimimit është njeri ndër problemet kyqe të shoqërisë, dhe është pasqyra më e mirë e shtetit. Problemi vijues është sistemi politikë bashkë më nënsitemet më plotë të defekte. Sistemi partiakë ka ambientuar njerëz të dëgjueshëm, njerëz servilë nga të cilët kjo shoqëri nuk ka qka prêt mirë prej tyre. Shumica e politikanëve tanë po mëndojnë së janë të pa zëvëndësueshem, dhe janë të sëmuar pas të mirave materjale. Janë mësuar tashmë më vjedhë dhe plaqkitë popullin e vet pandalshem. Këto hajni dhe pasurimi i pafund, ka bërë që ata mos të tërhiqën nga politika.

Kuvendi dhe Qeveria janë bërë arenë zënkash dhe prodhim i krizava, e jo vend ku diskutohet dhe merren vendime të rendëishme për shtetin e Kosovës. Problemet në një shoqëri ekzitojnë për ti zgjedhur, e jo të presin më vite apo mos të zgjedhen kurrë. Nuk do të bëhët mirë më këtë kastë politike në pushtet. Dhe, tragjike do të ishte që prap njerëzit e tillë keqbërës të infiltrohen në zgjdhjet e radhës. Mjaftë eshte bërë me njerëz të padinjitetshem, të pa moral, të pa dijeshem, mjaftë më kuadro gjysmake dhe më logjikë profitireske. Populli ka rastin historik, që kuadrot e dobëta, servilët dhe njerëzit më biografi kriminale dhe antikombëtare mos tua qesin më kurrë votat. Vëtem duke i eleminuar të bijtë e ish udbashve do të spatrohet kjo skenë politike e kontaminuar. Vëtem më largimin nga pushteti të autokrateve do të hapën përspektiva të reja për Kosoëvn dhe popullin e saj…