H E R O I K A – nga Rrustem Geci

2
732
Rrustem Geci - vepra

H E R O I K A

Poemë për Kryengritjen e vitit 1981

Tek po pija kafenë e mëngjesit
një zë shumëzohej nga qyteti
lashë kafenë, dhe dola në rrugë
në Prishtinë kudo kryengritje

Ajo këngë e zëshme e Kosovës
ai zemërim gjigand i studentëve
bekimin e kishte nga populli
nga vuajtja e tij dhe padrejtësia

O sa heroik ishte himn i rinisë
O sa e bukur mu duk Prishtina
Me tëra ato duar të bëra grusht
E pashë urtësinë e një vullkani

Unë, më i vogli poet i Kosovës
një qytetar i thjesht dhe pa tituj
mblodha vet disa pika të gjakut
që ai Marsh i lirisë të shkruhet!..

2
————————————

Studentët, loçkat e shpirtit
më të mirët e kombit, më të
dashurit; më të patremburit
thyen xhama, pasqyra, orendi
goditën figurën e pushtuesit
për ta nxjerrë në shesh të
vërtetën, dhe atë ferr të bërë
Në kryengritjet 1968 – 2000
mbi rininë trime të Kosovës
u sul e gjithë ushtria e serbit
individ të muzgut, karkalecë
polic me medaljone krimesh
njerëz me urejtje të pëtejme
specialistë të ndëshkimeve
titistë me babë dhe me bir
udbëistë të çajtoreve, berberë
miq të armiqve të sofistikuar
drejtorë bankash, komunistë
gjykatës me pozita në shtet
iu vërsulën rinisë së Kosovës
moshës sonë më trimërore…

3
———————-——————–

Në ato vite të kryengritjeve
dhe të urtësisë së vullkanit
Një natë në Prishtinë; në
Tavnik e në Ferizaj; në Pejë
e Prizren; në Gjilan dhe në
Gjakovë; në Tetovë e Ulqin;
në Prizren e Skënderaj, në
Preshevë e Kumanovë; në
Mitrovicë dhe në Medvegje
edhe ëndërrat kullonin gjak…
Pra, prej se njihen të mbjellat
dhe prej se njihen të korrat
Kosova të bukurën e saj e ka
në gjuhë, në armë, në luftë
flisnin gjyshet dhe gjyshërit…
Në traktet e viteve 1981
të çdoditshme ishin thirrjet;
vullneti popullit nuk shkilet
vullneti i popullit nuk jepet
vullneti popullit nuk shuhet
as me tanke, e as me burgje!..

4
—————————————–—-

Në ato vite të pushtimit serb
shqiptarët ishim të kërcënuar
natën, ditën, në rrugë, në punë
sulmoheshin shkollat shqipe
sulmohej mielli dhe buka, uji
dhe pemët, mësuesi dhe libri
emri dhe mbiemri, prejardhja
sulmoheshin veshjet, dasmat
kostumi dhe veturat, punët e
ditës, ndenjat e vona, njerëzit
e zakonshëm, të mbjellat dhe
bujku, të drejtat e festave, dhe
fëmijët tanë arrestoheshin, sa
herë festonim festat e betejave…
Në ato vite të pushtimit serb
serbët pakicë na gjenociduan
të përkrahur nga Beogradi
shtienin në çdo gjë shqiptare
vrisnin që të shpërnguleshim
nga tokat tona stërgjyshore
Në ato vite të gjenocidit serb
në sofër të familjes shqiptare
mungonin fëmijët, shija dhe
ngjyra, e një Kosove të lirë!

5
———————————————-

Në Kosovën e atyre viteve
Prishtina, kryengritësja jonë
u ngrit lotët t’i kthejë në gurë
në grushta, në armë, në beteja
Zullumi këputet prej s´trashi
shkruan në librin e urtësisë
Prishtina , trimja e Kosovës
ajo pështynë ekranin e televizorit
natën e zezë pis, dhe ngritet
shtypjen me grusht ta mbys!..
Vlimeve të mëdha të Kosovës
Kryengritja kudo na thërriste
të bëhemi me më shumë duar
të bëhemi më me shumë zemra..
Preshevë, Shkup, Ulqin, Tetovë
të mblidhemi në sheshet tona
që Kosovën ta bëjmë të lirë
të bukur dhe të përbashkuar!..

6
——————————–———-

Kosovë, bëje dorën zemër
është çasti i sprovës sonë
mbaje sqimën, mos u tremb
Prishtina sonte s’ka gjumë
ajo na do të jemi në betejë
dhe kudo ku ka një prangë
të shtjejmë mbi pushtuesin…
Unë, më i vogli poet i Kosovës,
më i vockli, një qytetar i zemëruar
i mblodha ca pika të gjakut
që kjo poemë t’mos humbet…
Kosovë, sonte nuk jam shkrimtar
sonte jam i njëjtë si gjithë të
tjerët, kam aq gjak në trup
që të jem së bashku me ju…
Prishtinë, e bukura e atdheut
këngën mos e le të të ikë
mbaje fort, dhe shtrëngoje
është gjakja jonë e shpirtit…

7
————————————–

Liri, tek ti jam më afër ajrit
Më afër frymës dhe ujit tënd
Më afër betejave dhe flamurit
Më afër dheut dhe atdheut!..
Këngë të jetës, këngë të luftës
Më mbani tani s’e po ju mbaj
Në shesh janë bijtë e Kosovës
Bijtë e Ilirisë së lashtë, bijtë e
Çamërisë, labeatët e Ulqinit
Këtu kemi Janinë dhe Prevezën
këtu kemi Preshevën dhe Medvegjën…
Prishtina sonte nuk ka gjumë
Ajo është e tëra në sheshet e
saj, populli ynë është atdhetar
Tokat e tij ai nuk di ti falë!..
Armik, kot qahesh për fitoren
tonë, zullumi këputet prej
S’trashi, e thotë populli ynë
Se ti preke atë që s’preket…

8
———————————–

Se ti shkele atë që s’shkilet
me forcë u bëre “zot” i tokave
tona, prandaj, këtu e këtej o
serb, unë do të jem zot i
tokave të mia, dhe i qiellit tim
nën pushtetin tënd o armik
kur dhunonin një grua a vajzë
policët t’u gajaseshin tiiiiiiiiiiii!
armik, ti preke barkun e butë të
grave tona, pikën më të
ndjeshme të së bukurës, s’e
zullumi këputet prej s’trashi,
populli ynë nuk e thotë kot
Liria është e të gjithëve!..
Kosova të rënët i këndon
dhe e ruan kujtimin për ta
në himnin kuqezi të këngës
Në himini kuqezi të luftës
në himnin kuqezi të fitores!..

9
—————————————–

Të tëra kohërave gjak u dhamë
Në beteja të luftës e me të rënë
në Trojën e parë Ilirinë e ndanë
në Trojën e dytë Trojën e vranë
në Trojën e tretë turqit na ranë
Të gjitha kohërave gjak u dhamë
të lirë të rrojmë në vendin tonë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë të lirë!..
Të tëra kohërave gjak u dhamë
që të jem vet zot të atdheut tonë
që diellit t’i themi mirëmëngjes
dhe lirisë t’i themi këtu të kem!…

Prishtinë – mars-prill, 1981 – 2017

2 KOMENTE

  1. Rustem Geci ju lumte ajo PENE, nxjere nga shpirti dashuri per Atdhene, per Kosoven-MOTREN tone Heroine*. Qe te luftome per ta bere; nje me – NENE – Shqipërinë…

    Guri Naimit D prag 85 vite jete, ne Toronto 17 Maj 2021. Covidi bllokuar per atdheun pergjeruar, sot do te doja ta festaja ne atdhe, ditelindien, atje ne *Dangelline Naimjane*, ne Zavalanin fshat – krah Frasherit Naimjan. Na u hapshin rruget nga COVID-i

  2. Vëllaim im, Guri Naimi D, faleminderit për pëlqimin e poemës! Vëllai, të uroj shëndet e suksese dhe krijimitari!

Komentet janë mbyllur.