“VALËT E JETËS” – NË DUART E NXËNËSVE TË ATDHEUT

0
962
Sahit Shala

Shkruan prof. Zymer Mehani

Poeti mërgimtar z. Sahit Shala nuk ndalet së shpërndari ekzemplarë të librit të tij “Valët e jetës”, që këtyre ditëve e botoi në Prishtinë. Veç bibliotekave dhe shkollave të kryeqytetit, libri në fjalë deri më tani është shpërndarë edhe në disa shkolla të kryeqytetit (në Shkollën “Emin Duraku”, “Asim Vokshi”), në Shkollën “Nexhmi Mustafa” të fshatit Besi, në Shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë, Klubit letrar “Zahir Pajaziti”, Shkollës “Hamit Sejdiu” të fshatit Kërpimeh etj.

Meqë për librin “Valët e jetës” të poetit Sahit Shala interesimi i lexuesve është tejet i madh, libri i këtij autori dje është shpërndarë edhe në Mirditë për artistët e vegjël të Ansamblit Mirdita dhe për nxënësit tjerë të kësaj pjese të atdheut tonë.

Poeti Sahit Shala është profesor i gjuhës norvegjeze (pedagog) në Norvegji. Atje jeton dhe vepron. Atje i krijon edhe vargjet e tij të mrekullueshme, me të cilat shpreh mallin e pashuar për vendlindjen dhe për Atdheun!

Ky poet me zemër humane nxënësve shqiptarë kudo ku flitet shqip, në prag të 7 marsit-Ditës së Mësuesit, ua dhuroi 800 libra, të cilat me kënaqësi jemi duke i shpërndarë nëpër shkolla dhe biblioteka të atdheut tonë.

Faleminderit ga zemra, z Sahit Shala! Nderi ju takon juve, mik i dashur! jeni të përshëndetur nga shumë shkolla, klube, shoqëri, biblioteka nga ATDHEU!

Lum si kombi ynë që ka bij sikur Juve! Zoti ju bekoftë, miku im!

Me respekt, Zymer Mehani, Podujevë