Koalicioni jo natyror PDK–LDK dhe agonia e shtetit te Kosovës ?!

0
832
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët e humben një shekull nën Jugosllavi, por e ruajtën mendjen dhe e ruajtën më mjeshtri çështjen tonë kombëtare. Shumica punuan për interesat nacionale edhe pse të okupuar. Patëm jo shumë njerëz të cilët për interesa të veta u vunë në sherbim të armikut serbosllavë. Disa u mashtruan për ndonjë post, apo u paguan për ti shitur interesat kombëtare. Pati edhe vullnetarë të cilët për çdo sabah kan shkuar për t’i spiunuar bashkëkombasit vet tek organët serbe! E fituam lirinë dhe pavarësinë më luftë.

Në kushte te paqës i harruam të gjitha viktimat dhe dëmët materjale nga dora e çetnikizmit serbomadh. Lehtë po i barazojmë humbjet dhe fitorët tona. Shumë lehtë po i barazojmë edhe Harresën dhe Faljët. Dhe, po falim lehtë së nuk jemi popull më gjen të prishur si serbosllavët të cilët gjithmonë u shkatuan dhëmbje popujve jo sllavë veqmas shqiptarëve në trojet e tyre.

E harresa si komponent i dytë është e keqja jonë e madhe. E ardhmja e një populli ndërtohet duke mos e harruar të kaluarën historike. Dhe, një e metë tjetër është së më shumë po i vlerësojmë vlerat e huaja së sa vlerat tona. Ne i kemi të mirat tona tradicionale të cilat nuk bënë më i anashkaluar. Po bëhëmi popull mendjelehtë i cili kurrsesi të mëson nga gabimet e kaluara historike. Po i harrojmë edhe ndërskamcat që na i vunë të tjerët pa drejtësisht. Po i përserisim gabimet nga gjerat më të vogla deri të çështja jonë madhore kombëtare. E fituam shtetin por spo e ndërtojmë ashtu si duhet. Jemi një popull i vogël që kemi pasur mundësi të jetojmë mirë, të kemi shtet ligjior dhe funksional e nuk i kemi. Nese fund shekulli i kaluar ishte vendimtarë për Kosovën dhe shqiptarët, fillim shekullin 21 nuk e humbem por po e humbim shumë mendjën.

Po shpalosën ide në opinion nga kjo kastë politike në pushet të cilat nuk përkojnë fare më interesat nacionale dhe interesat shtetërore. Mendjelehtet po harrojnë viktimat e shumta të luftës së fundit, të cilat nuk ka ra që ta kemi këtë gjendje hiç të mirë në planin politike dhe në planin zhvillimor ekonomik. Kur politikanët tregohen të dobët, kur nuk kan ide, kur nuk kan as rezultate ekonomike, ata po rebelohen. Gjithnjë më retorika po e maskojnë pa fuqinë e tyre politike. Nuk janë në domenin e politikbërjës, nuk kan karizem, nuk po kan strategji për të ardhmen tonë. Janë bërë lakmitarë të pushtetit apsolut dhe kjo është pengesë e madhe për proceset zhvillimore dhe për proceset demokratike.

Mos vizioni dhe lakmia për të mira materjale po bënë që gjithnjë e më shumë shteti i Kosovës ti ngjanë anijës e cila fillon të përmbytet në detin e gjerë. Kosova është në situatë specifike dhe delicate politike. “Zajednica” dhe Demarkacioni janë barrë të rënda të cilat na i kan ngarkuar mbi shpinë faktori ndërkomëbtar por edhe kjo garniturë në pushtet shumë po ia ban hyzmetin. Servilët dhe të dëgjueshmit për qdo gjë para faktorit ndërkombëtar janë duke e degraduar shtetin e ri të Kosovës.

Dhe, mos të harrojmë së qendrat e ndyshme të vendosjës dhe grupet e ndryshme të interesit si Rusia po dëshirojnë në Ballkan që prapë të kemi konflikte të ndryshme ose edhe lufëra pushtuese, duke mëtuar kështu që rrotën historike të kthejnë mbrapa. Ne, nuk po ndërtojmë strategji që tu kundervihemi të gjitha rrymave politike destructive kështu edhe Serbisë hegjemoniste, e cila po punon më logjikën e viteve të 90-ta.

Për shkak të lidershipit të dobët të korruptuar dhe të kriminalizuar Kosova nuk po bëhët shtet më politikë të çartë dhe vizionare. Këtë vizion nuk e ka presidenti Thaçi si i pari i vendit, dhe këtë vizion nuk e ka as i pari i ekzekutivit Mustafa, e kështu i pa vision për të gjitha proceset kan mbetur Qeveria dhe Parlamenti. Kur interesat e vendit shitën lehtë nga dobësitë e pushtetarëve, sigurisht së shumë vishtërsohet edhe rrugëtimi ynë si shtet. Kjo kastë politike na ka lënë pa rezultate pozitive, duke prodhuar kriza politike, e duke prodhuar edhe kriza institucionale për shumë kohë. Zatën kjo Qeveri dhe ky Parlament janë mësuar të mbijetojnë më prodhimin e krizave, të cilat tashmë janë duke e rrezikuar seriozisht edhe të ardhmen tonë.

Me një president të shtetit të cilin e ngarakon akuza për krime të luftës dhe shumë të meta të tjera, më një kryeqeveritar mbi të cilin binë akuzat për qeverisje të keqe sa ishte i pari i Prishtinës dhe tash, nuk ka mundësi Kosova dhe populli i saj të ecë përpara. Kjo kastë politike në pushtet bashkë më presidentin Thaqi dhe kryemnistinë Muftafa nuk kan strategji zhvillimore, nuk e kan tolerancën e nevojashme politike karshi Opozitës. Kjo udhëheqje shtetërore por edhe partiake nuk kan mundësi të ruajnë stabilitetin politikë, i cili stabilitet edhe në shumë shtete te rajonit nuk është i mirë. Thaçi është njeri ndër përgjegjësit kryesor për gjendje të dobët ekonomike, është përgjegjës për privatizimin e keq të tipit profitereskë, për korrupcion të lartë dhe krim të organizuar gjatë mandatit 8 vjeçar në krye të qeverisë. Suksesi i politikanëve matet më mirëqënje dhe zhvillim dhe gjithmbarshem.

Suksesi matet kur ulët në shkallë normale numri i atyre të cilët po kërkojnë punë. Suksesi i një lidershipi matet kur jetojnë mirë pensionistet, kur kemi pak kategori të rrezikuara ekonomikisht. Pak po bëhët edhe për familjët skamnore dhe për familjët e dëshmorëve dhe martirëve te kombit, e që është turpi që nuk lahët. Na nevoiten njerëz jo problematik në politikë, na nevoiten njerëz të cilët janë për stabilitet politik dhe stabilitet ekonomik, e jo njerëzit të cilët na kthejnë mbrapa në sistemin komunist. Nuk i duhet Kosovës dhe as rajonit njerëzit të cilët po sjellin kaos, po sjellin luftëra dhe fatkeqësi popujve. Thaçi për hesapet e tija pa u konsultuar më miqët tanë amerikan i hyri temës së ushtrisë të nevojshme për një shtet, por hap shumë i pa justifikueshm politikë.

Mos t’i bën bashkë Thaçi punet e tija personale më punët e Kosovës. Ushtria e Kosovës ndërtohet më ata të cilët i kontribuan shumë lirisë dhe pavarësisë. As ushtria dhe as Kosova nuk kan gje lidhje më para fushata elektorale të Thaçit dhe të Veselit, por nuk kan asnje lidhje as më budallakinat politike të Mustafës, për të cilat herët i kam treguar përmes shkrimeve. Ky koalicion politikë është koalicioni më i dëmshem i pas luftës. Sa të vazhdon ky koalicion jo natyror PDK dhe LDK, për aq do të vazhdon edhe agonia e shtetit të Kosovës…