Inxh. Abdullah Begolli
Zbrazja e mbetjeve të hueja në Shqipëri, cila mund të jetë e vërteta rreth tyre?!
Shtypin shqiptar e kan mbuluar shkrimet rreth mbetjeve tepër të rrezikshme të hueja që si duket, e kan vërshuar Shqipërinë.
Se nga ky vërshim shkrimesh ka edhe shumë të pa vërteta, zmadhime për interesa të ndryshme është tërësishtë e kuptueshme, por për jo pak, është dhe do të mbetet e pa kuptueshme se dëmet e shkaktuara nga marrja me ligj dhe pa ligj e mbetjeve të hueja në trollin shqiptar, janë shumëfish më të mëdha se sa pasojat e shkaktuara nga këto mbetje për të cilat po shkruhet dhe flitet aktualisht, edhe sikur të gjitha çfar shkruhet dhe thuhet të jenë të vërteta!
Është jo aq e rëndësishme për rrethanat aktuale të vendit, të mirret në shenjë fajtori rrethë këtyre mbetjeve karrshi rëndësisë së ndaljes SOT dhe njëherë e përgjithmonë të mundësisë së sjelljes se tyre në vendin tone dhe zvoglimit të pasojave të atyre që tashmë janë deponuar.
Kjo mundësi është kryekëput në dorën e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Edi Rama, i cili me angazhimin e tij personal mundësoi aprovimin e ligjit për plehra (tani në shtyrje), të cilin ligj po me angazhimin e tij heroik e kishte pamundësuar derisa përfaqsonte opozitën.
Me këtë ligj, Edi Rama, me dorë të veten i dha në dorë armën më të fuqishme shkatrruesit më të madh të Shqipërisë dhe mbar kombit shqiptar – Sali Berishës, për ta quar deri në fund misionin e pa përfunduar tërësishtë, të varrosjes përfundimtare të popullit dhe vendit sipas interesave dhe porosive të miqve të klanit të tij (anmiqve të përbetuar të kombit shqiptar).
Edi Rama, nëse lufton dhe e ka për interesa të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nëse i duhet përkrahje e shumicës së popullit që dijnë duan dhe dojne ti mbrojne interesat e Atedheut, puna e parë që duhet ta bëjë pa humbur kohë, dhe ate SOT se nesër bëhet vonë, duhet që ” LIGJIN për PLEHRA”, ta hudhi në “PLEHUN” e ardhur gjithandej në Shqipëri.
Në të kundërtën me ligjin më kundër-popullor ndër sjetull, nuk fitohet besimi i popullit dhe nuk mbrohen interesat e tij.