Mjaft me fjalët boshe të Thaçit dhe të Mustafës…?!

0
638
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gjithmonë lavdërohen për ndonjë punë të mirë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kur edhe njeriu i thjeshtë e din se nuk janë meritorë. Thaçi është meritorë për të gjitha të bëmat e pista për 8 vite sa ai ishte kryeminister i vendit. E dërgoi vendin gadi në theqafje kombëtare. Me lejën e tij u pasuruan njerëzit e profilit të lartë por edhe shumë të tjetër. Klani “Pronto” është kulmi i marrëzive poltike. Nga gjithë ajo që dëgjuam në këto inçizme janë më shumë se turp. Por, thotë një fjalë e popullit së “turpi nuk ka çelë varr askënd” dhe nuk e çeli varr beli as Hashim Thaçin dhe Adem Grabovcin më kompani. Bën ç’ka dështen gjatë këtyre viteve më Kosovën e varfër, sikur t’ua kishte lënë baba në bashçe.

Punësuan shumë njerëz dhe ban edhe marifete të tjara të jashtë ligjshme dhe nuk iu përgjigjen askujt deri më tash. Nuk iu përgjegjën dhe as që i përgjigjen deri sa t’i kaën njerëzit e vet në të gjitha hallkat e sistemit. Është mesele tëpër e gjatë të flasim për të gjitha të pamirat që ia bën Kosovës klani “Pronto”. Kulmi i të këqiave nga përfitimet e shumta ishin edhe “Zajednica” dhe Demarkacioni.

Janë falje territorësh Serbisë përkatësisht Malit të Zi. Dhe, marrëzia e radhës e madhe e Hashimit dhe Isës është futja si kusht për liberalizim vizash të Demarkacionit, kur dihet se në ish–Jugosllavi kemi konteste kufijsh, Kroacia dhe Sllovenia e që të dyja këto shtete janë pjesë e BE-së. Si Thaçi ashtu edhe Mustafa nuk po heqin dorë që Demarkimi i formës së dëmshme qeveritare. Demarkacioni i formës qeveritare nuk do t’i këtë as kësaj radhe votat e deputetëve sigurisht të ndërgjegjshëm. Nuk do t’i këtë votat, e kjo qeveri aferash të shpërbëhët më në fund për të mirën e popullit dhe për të mirën e Kosovës.

Erdhi koha e ndalimit të trenit serb, të cilin plan dreqi e dinë së kush dhe ku është hartuar. U ndalua treni shovenist serb në Rashkë të Serbisë nga vet Vuçiqi, dhe doli më nguti ne media presidenti Hashim Thaqi, duke dëklaruar së ndalimi i trenit me ikonografi çetnike, gjoja na qenka meritë e tij! Deshti sigurisht që ta ngritë imazhin e rënë për tokë tash e shumë kohë më parë. Nuk i ka mbetur itibar Hashim Thaçit të qëndrojë në postin e presidentit të vendit më vota të kontrabanduara, dhe i votuar në gjendje të shtetrrethimit. Ne atë gjendje zor që ndonjë njeri tjetër do të kishte pranuar postin e të parit të shtetit. Por, Hashimi dhe Mustafa nuk janë larg të qenit despotë.

Të kthehemi edhe pak të treni ruso-serbë. Thaçi e përshkroi si mertitë e tij ndalimin e trenit, e ishte meritë e Amerikës. Thaçi bashkë me Mustafën kohën e fundit kanë mbetur protagonistët e të gjitha marrveshjeve të firmosura në Bruksel e në Vjenë, të cilat marrëveshje na dolën së ishin në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Lojërat e tyre te dyfishta politike janë duke i kushtuar Kosovës me izolim të madh ndërkombëtar. Rrallë ose hiç pati ndonjë takim prej se është president më ndonjë përsonalitët të botës demokratike, veç që po takohet më shokun e vet turkun, Taip Erdogan.

Ky injorim Thaçit po i bëhët sigurisht edhe për mos luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, dhe për faktin së Raporti i zviceranit, Dick Martit kryesisht lidhet më figurën e tij gjatë luftës në Kosovë. Në çdo formë veprimi, Thaçi po tenton t’i shmanget Gjykatës Speciale, e cila pritet shpejt t’ia fillojë punës, e të cilën gjykatë e prunë vete të dera…

Kohën e fundit dhe pas gjithë provokimeve edhe të formës ushtarake të cilat po vijnë nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, po flitet për formimin urgjent të Ushtrisë së Kosovës. Lexues të nderuar harrova së Thaçi dhe Mustafa edhe sukseset e sportistëve tanë u përpoqën me të madhe t’ia përshkruajnë vetit, të cilat nuk ishin. Sukseset e sportistëve tanë nuk mund të lidhen më politikën dhe më ndonjë politikan tjetër.

Të kthehemi tash të tema e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, apo shëndrrimit të FSK në ushtri. Sinjalin për formimin e ushtrisë e dha administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Dhe, kjo është e gjitha e kësaj që FSK duhet të bëhët ushtri e Kosovës, dhë nuk ka këtu dilema. Presidenti, Hashim Thaçi edhe këtu po bën përpjekje të gjejë tesela si autor i saj. Sa për zotësinë e Thaçit dhe Mustafës sot e shtatqindë bajrama siç është një shprehje e popullit nuk do të kishim ushtri. Thaçi dhe Mustafa as në të voglën levizje politike deri më sot nuk e bënë, pa izën e Listës Serbe. Kjo listë trupin dhe pagat i kanë në Prishtinë, kurse kokën e ka në Beograd.

Po mos të ishte Amerika mike përfaqësuesit e minoritetit serbe na bllokuan për të gjitha çështjët kruciale. Hashim Thaçi fton partit politike për votim të ligjit që tranformon FSK në ushtri. Pse Hashimi dhe Isa nuk e formuan deri më tash ushtrinë po dihet, se nuk janë të zotët dhe as nuk kan treguar vullnet politik për diçka të tillë. (E kanë pasë me parullën: prit gomar sa të çelë bar!) Tash mos të na shesin kopalla për asgjë së iu ka dalë shumë boja…