Ndoc Shabën: Imzot Lazër Mjeda, në përvjetorin e lindjes me 6 mars të vitit 1869

0
1805
Lazer Mjeda

AlbEmigrant, 07/03/2017

Sot më 6 mars, kujtojmë përvjetorin e lindjes së imzot Lazer Mjedjes, kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës. Para se të drejtonte Kishës dioqezane shkodrane, imzot Lazer Mjedja qe ipeshkëv i Sapës, kryeipeshkëv i Shkupit, e kudo jetoi e veproi la gjurmë të rëndësishme si bari ungjillor e mbrojtës i grigjës së Zotit dhe i kombit shqiptar. Imzot Lazer Mjedja qe një prelat i shenjtë, luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës shqipe, këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemër bujar i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnìs letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese “Jeronyme”.

Lazër Mjedja, lindi në Shkodër në një familje shumë të varfër (prandaj u bë prift), me 6 mars të vitit 1869, ndërsa vdiq më 8 korrik të vitit 1935.

Imzot Lazër Mjedja kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, ka qenë ipeshkëv edhe në dioqezën e Sapës, kryeipeshkëv i dioqezës së Shkupit. Luftëtar i pathyeshëm për të drejtat e fesë, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, punëtor i vlefshëm i gjuhës e këshilltar dhe mbrojtës i shndritur, ndihmëtar zemërgjerë i letërsisë kombëtare, themelues e kryetar i shoqnisë letrare “Agimi” dhe i shoqnìs botuese Jeronyme.

Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshatarët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha.

Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjedja, i cili administronte atë famulli kishtare; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi” e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1905 qe emëruar si ndihmës i ipeshkvit Imzot Guerinit dhe si i tillë rrethoi me mure e parmakë hekurit oborrin e Katedrales dhe ndërtoi rreshtin e dyqaneve në pjesën jugperëndimore të oborrit, si dhe plotësoi kullën e kishës.

Gjatë kësaj periudhe shoqnitë letrare janë në lulëzim të plotë. Më 1909 qe emërua Arqipeshkëv i Shkupit ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Në Shkup ndërtoi selinë kryeipeshkvnore dhe shtëpinë e Kishës famullitare.

Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno, i cili me duart e veta goditi Elterin. Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit” dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale. Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930.

Të dielën më 7 korrik 1935 kur nëpër Kishat e maleve e të katundeve të Shqipërisë jehonte kënga monotone për nga melodia, por plot dalldi e burrëri për nga shprehja e fjalëve: “Un prej Zotit jam i kështenë”, hartuesi i saj, imzot Lazer Mjedja, metropolit i Shkodrës, kryeipeshkëv i drejtë dhe i parimeve të ngurta, njeri i çmuar dhe i dashur – i kundërshtuar dhe i respektuar, fillonte fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik të vitit 1935 në ora 17.20 të, shpirti i tij i bardhë shkëputej ëmbël e fluturonte ndër krahë të Krijuesit të vet. e funerali i imzot Lazër Mjedjes qe ndër ma madhështorët që iu banë arqipeshkvijve katolikë në Shkodër e Shqipëri. Me 1926 pati kremtuar 25- vjetorin e ipeshkvisë.

Don Lazër Shantoja shkruante në revistën ‘Leka’ të vitit 1935 se nga imzot Mdjedja “Ka metë vetëm shembulli i madh qi na ka dhanë e shembujt e mëdhaj nuk janë dhanë kurr kot!

Nji bari shenjt ka dekë. T’a nderojmë.
Nji atdhetàr i pastër ka dekë. T’a ndjekim.
Nji burrë ka dekë. T’a qajmë.
Emzot, pse na lae?”.

Imzot Lazër Mjedja, autori uratës “Un prej Zotit jam i kështenë

Un prej Zotit jam i kshtene
e gjithmone kshtu due me kene
Qysh n’ate dite qi jam pagzue
ne ket Fe Shejte jam i shkrue
dhe ne ket Fe une due me rrnue
kam me vdeke e s’kam me l’shue,
pse e di mire se s’ka shelbim
per njata qe s’kane besim.
Feja e Krishtit ne na mson
se i Zot vetem ne qiell sundon,
se ky Zot s’ka pase fillim
as s’ka kurr per te pase mbarim.
Ai i Lumi me ka krijue
per me e dashte e me ndigjue
e nji dite ka me m’gjykue
a ne parriz a ne ferr me m’cue.
Vec nji Zot e tjeter s’ka,
por prej Fes dime edhe ma:
se ne ket Zot jane sakt tre Vete
me i natyre e me i pushtete,
me nji te kenun me i Hyjni
e ksaj i thone Shejtja Trini:
Ati e Biri e Shpirti Shejt.
Vetja e dyte qe eshte Biri
per ne deshti me u ba nieri
me u ba nieri e me na pshtue
prej robnise djallit te mallkue,
pse ne dore te ti ne kjem shti
prej Adamit me i mkat te zi.
Biri i Zotit nieri u ba
Jezu Krisht emnin e ka.
Ai na leu prej Zojes se bekueme
me nji menyre gjith te mrekullueme
Tridhet vjete kur mur me i kap
Fen e vet ka dashte me e hape
ndej tri vjete tuj predikue
Fen qe Zoti vete ka cue
E fortcoi me mrekulli
qe shume bani me larmi.
Tek e mbramja per mekatenore
u lshoi veten cfutve ne dore
qe e rrahen e, e munduen
kryzt me ferra ja rrethuen
e mbandej me i dhane mundim
e kryqezuen me te madh poshtnim.
Po prej vdekje Krishti u ngjall
edhe e mujti hasmin djall
e ne qiell hypi gjith lumnue
vjen nji dite me na gjykue.
Kush ka te mbaje ket fe te vertete
e me vepra ta nderoje
ai shelbimin ka me gjete
e ne Tenzone me gezue gjithmone.