Sheremet Prokshi
BIOGRAFI E SHKURTËR PËR SHKRIMTARIN ARIF DEMOLLI
Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Murrizaj ( Gllogovicë) të Prishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri” dhe tani në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij jane përfshirë në panorama dhe në antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptarë. Librat “Ballkonet e një qyteze” dhe” Pëllumbat e kujtimeve”, i janë ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri me 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.
Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar” Vehbi Kikaj”. Ishte autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit. Jetoi në Prishtinë..Poashtu mori çmimi letrar” Ymer Elshani”, për veprën më të mirë të botuar brenda dy karvanëve për veprën “Në kafaz për gaz”- (2011) dhe Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” për vitin 2015.
Shkruante kryesisht prozë, për fëmijë e për të rritur. Merrej edhe me përkthime letrare.
Veprat letrare:
Pëllumbat e kujtimeve -1978
Ballkonet e një qyteze- 1979
Lushi si askushi- 1980
Fjalim para tokave të vjetra
Njeriu i blertë
Ante portas
Shkullësit e përjetshëm
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie -1993
Lushi në kopshtin e magjepsur
Druri ku duan të jetojnë të gjithë
Vdekja e Akanit -1990
Pse gjirafa ka qafë të gjatë
Farët magjike
Lulevera dhe Ylberi
Si mbetën gjallë shqiptarët
Kur je më i vogli
Sytë e gjyshes- 2000.
Nën kafaz-tërë gaz[2]- 2010
Plaku Zemërbardhë, etj.
Në gjuhë të tjera:
Es war ein Dorf in Kosova[3] Waldgut Verlag, Frauenfeld 2011
Tekste shkollore:
Leximi 1-Leximi i klasës së parë
Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
Leximi 3-Leximi i klasës së tretë
Skenar filmi… etj.
ARIF DEMOLLI ndërroi jetë në Prishtinë, më 6 mars 2017. Familja humbi njeriun e zemres,shoket dhe miqet ,kolegun e nderuar,Prishtina dhe mbare Kosova humben nji shkrimtar me vlera bashkohore.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar