ME DASHURINË PËR NJERËZIT DHE KUJDESIN NDAJ SHËNDETIT TË TYRE…

0
1270
Murat Gecaj - Sejdo Harka

(Përurohet libri i Prof. Emeritus Dr. Hektor Çoçoli, “Nostalgji-Intervista e jetës sime”)

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Sot paradite, në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet, u organizua përurimi i librit të ri, me autor Prof. Emeritus Dr. Hektor Çoçoli, “Nostalgji-Intervista e jetës sime”(Nga SHB “Albas”, redaktore Nirvana Lazi e recensent Nasho Jorgaqi dhe me hyrje nga vetë autori e bashkëshortja, Lirika). Ishin të pranishëm: familjarë të autorit, bashkëkrahinas nga vendlindja e tij, Gjirokastra dhe rrethe tjerë të vendit, pedagogë e studentë, personalitete të jetës asrimore, kulturore e shkencore të kryeqytetit, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etjerë.

Moderator i kësaj veprimtarie ishte i mirënjohuri Bujar Kapexhiu. Pasi uroi mirëseardhjen në këtë ngjarje të shënuar, si për autorin dhe tërë të ftuarit, të parit ia dha fjalën Laurant Bicajt. Ai u ndal, shkrutimisht, në përmbajtjen e kësaj vepre, (me gjithësaj 517 faqe e me dhjetëra fotografi), duke nënvizuar trajtimin bukur me fryëzim e nostalgji të etapave të ndryshme të jetës, që nga lindja dhe deri sot. Në të gjitha faqet e këtij libri të ri, ai na del njeri i mirë e familjar shembullor, koleg e mik i dashur, mjek specialist-radiolog i aftë, pedagog dhe veprimtar i shquar e i palodhur, i cili ka lënë gjurmë të pashlyera, kudo që ka jetuar e shërbyer.

Vërtet moderatori i këtij përurimi kishte parashikuar emrat e disa vetave për të folur, por nga ajo sallë e tejmbushur secili kishte për të thënë shumë për Hektor Çoçolin. Në libër ai ka folur në veten e parë, ndërsa ngjajet, që përshkruan, nuk tregojnë për meritat e veta, por kryesisht të qindra njerëzve, me të cilët ka jetuar e punuar, si në kryeqytet dhe në rrethe të ndryshme të Atdheut.

Në një priudhë të gjatë të jetës së tij, prof. Hektor Çoçoli ishte ndërmjet pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Mjekësisië, në Universitetin e Tiranës. Prandaj, për ndihmesën e çmuar të tij në fushën e arsimit dhe të pedagogjisë, foli prof.Musa Kraja. Ai theksoi jo vetëm aftësitë profesionale, me të cilat u dallua në leksionet e praktikat e tij në spital, pranë të sëmurëve, pra pedagog e mjek, por dhe për taktin pedagogjik e dashamirës të komunikimit dhe dashhurinë, që ka shfaqur përherë me njerëzit. Për këto merita të veçanta e cilësi dalluese të tij, u shprehën edhe folësit e tjerë, mjekët e pedagogët e njohur, në fushën e mjeksisë sonë: Pandeli Çina, Elez Selimaj e Flamur Tartari.

Por, gjatë jetës së tij, ashtu siç del qartë nëpër faqet e këtij libri voluminoz, prof. H. Çoçoli ishte dhe është njeri me interesa të gjëra. Prandaj, “Mjeshtëri i Madh” Zhani Ciko tregoi, se sa me dëshirë i ka ndjekur ai shfqajet e ndryshme artistike në kryeqytet. Në shenjë respekti, i dhuroi atij një “sidi”, me krjimtari të kompozitorit të shquar, Nikolla Zoraqi. Më tej, për dashamirësinë e këtij mjeku ndaj sportit, foli komentatori ynë i mirënjohur, Ismet Bellova dhe për aftësitë aktoreske të Hektorit tregoi bukur, Bujar Kapexhiu.

Të paharruara për mjekun radiolog Hektor Çoçoli kanë qenë pesë vitet e shërbimit të tij, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Atje u dashurua jo vetëm me bukuritë natyrore alpine, por dhe njohu nga afër traditat e mrekullueshme të asaj krahine, atdhetare e liridashëse, përjetoi bujarinë dhe mikpritjen e malësorëve etj. Prandaj, për atë kohë “të artë” jetës së tij, ai ka folur me aq pasion nëpr faqet e këtij libri. Po, për këto dëshmuan edhe përfaqësues të atyre anëve, si: publicisti Mujë Buçpapaj, punonjësi i sektorit të shëndetësisë e humoristi, Ali Mula-“Mjeshtër i Madh” dhe kuadri drejtues i këtij sektori jetik e radiologu, Vogël Ademi. Ndërsa kusheri i tij dhe publicisti Fatos Çoçoli nënvizoi se, në çdo faqe të këtij libri, lexuesi do të gjejë jetën e vërtetë, jo për autorin, po për të tjerët, që njohu dhe që e duan përherë njeri-tjetrin. Për shpirtin poetik dhe ndjenjat e pastra njerëzore, të cilat i ka derdhur autori në këtë libër, foli botuesja e tij, e cila e vlerësoi këtë vepër, si “enciklopedi njerëzore”.

Të pranishmeit në këtë përurim ndoqën me interes edhe përshëndetjen e përzemërt, të mjekut nga Ulqini, Dr. Gani Karamanaga. Ai i dhuroi autorit të librit, që u përurua sot, një botim të tij dhe revistën, e cila del atje, “Dija”. Po kështu, e ftoi atë, me bashkëshorte Lirikën, në përurimin e botimeve të tij.

Në mbyllje të kësaj veprimtarie përuruese, të bukur e mjaft mbrelënëse, foli shumë shkurt, prof. Emeritus Dr. Hektor Çoçoli. Ai i falënderoi, me zemërbardhësi, të gjithë folësit e pjesëmarrësit dhe tha se ndjehet i lumtur që, kurdoherë e kudo, është rrethuar nga njerëz të mirë, mirënjohës e vlerësues, të cilëve u ka shërbyer përherë dhe pa u kursyer, me të gjitha aftësitë mendore e fizike. Janë mjaft domethënëse fjalët, që ai ka shënuar në ballinën e fundit, të librit të tij: “Nostalgjinë time për të kaluarën e ruajta të fshehur, si një thesar të çmuar, brenda shpiritit tim, deri sa një ditë atë e trazoi dikush, ky dikush kaq shumë i rëndësishëm për mua…Një ditë mora guximin dhe fillova të shkruaja. Hodha në letër fjalët e para, më tej fjalët u bën fjali, rreshtat u bënë faqe të tëra. Dhe, kështu, u krijua ky libër, të cilin mendova ta titulloj “Noslagji”…”.

Një grup vogëlushësh i dhuruan atij lule të freskëta pranverore, si për të përmbledhur tëra mendimet e dëshirat, jo vetëm nga të pranishmit në atë sallë, por edhe të qindra e mijëra studentëve e pacientëve dhe të njohurve të tij, anë e mbanë Shqipërisë.
Ishte kënaqësi, kur edhe unë, bashkë me shumë kolegë e miq të prof.H.Çoçolit, e morëm në duar këtë libër, me nënshkrimin e bukur e dashamirës të tij. Pastaj, bisedat i vazhduam në koktejin e shtruar nga familja, me këtë rast dhe bëmë shumë fotografi të përbashkëta. Si ato dhe tërë kjo veprimtari përuruese, do të mbeten, për ne pjesëmarrësit, një kujtim i çmuar nga jeta dhe do të bëhen pjesë e nostalgjisë, me të cilën prof. Emeritus Hektor Çoçoli, shkroi e ua dhuroi librin e tij, lexuesve të sotëm dhe atyre, që do të vijnë pas nesh. Sepse, nga përvoja e gjatë jetësore e tij, ata do të mësojnë, se ai nuk kurseu asgjë për shëndetin e gëzimin e tyre dhe kurdoherë e kudo fali, vetëm dashuri njerëzore.

Tiranë, 4 mars 2017