Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Janë quar peshë sllavomaqedonasit në FYROM tash e shumë kohë. Regjimi despotik dhe anti-shqiptarë i Nikolla Gruevsikit sa ishte në pushtet inskenoi incidente të pa rreshtura karshi shqiptarëve. Kishte edhe incidnete më përmasa tragjike ku gjetën vdekjën shumë shqiptarë, madje edhe fëmijë. Rasti i fundit më eklatanti ishte rasti i Kumanovës e cila u shëndrrua në varr për shqiptarët. U vranë ata të cilët e mbrojtën të drejtat legjitime të shqiptarëve në këtë republike banane. Madje policia maqedonase pasi që i burgosi luftetarët shqiptarë i vrau dhe përsekutoi në mënyrën më macabre që nuk ndodhë në ndonjë shtet demokratik.
Bishat maqedoanse e shëndrruan qytetin e Kumanovës më shumicë shqiptare në germadha. Reagimi i botës demokratike dhe i faktorit shqiptarë ishte sipërfaqësor. Pushteti nuk mori leksionin e duhur nga bota shqiptare së pushteti në Prishtinë dhe Pushteti në Tiranë janë shumë të zënë më punë të hajnivie dhe të plakitjës së pronës shoqërore. Hisedarë i tragjedisë së Kumanovës dyshohet së ishte edhe Ali Ahmeti. Shqiptarët në FYROM po vuajnë shumë nga regjimet qmendurake të maqedonasve te pa identitet. Duruan tepër shumë regjimet e një shteti më shumë eksperimental dhe artificial, i cili po i diskriminoon rëndë shqiptarët në secilin plan të jetës.
Po ua bëjnë të gjitha të zezat dhe prap po mendojnë dhe po kërkojnë që shqiptarët si popull shtetformues që janë të pranojnë pozitën nën shtruese. Ivanov një tjetër shovenist i pa gdhendur u shpalli armiqësi mbi 40 përqindë të shqiptarëve në Iliridë. Presidenti Gjorege Ivanov refuzoj për ta mandatuar kërkrësën e Zoran Zaevit si kryemnister i Maqedonisë. Ivanov i ka ba kërkesë Zaevit që të hedhë poshtë dhe mos të pranon platformën shqiptare si kusht për formimin e qeverisë së re. Ai tha “se shkas për këtë vendim është platforma e partive politike e arritur sipas tij në “shtetin fqinj”, me të cilën sipas tij rrënohet karakteri unitar i shtetit të Maqedonisë”. “Deri sa të jem President i Maqedonisë nuk do të mandatoj askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit”.
“Platforma është e përgatitur në vend të huaj, nga një kryeministër i huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit”. Shqiptarët nuk e rrezikuan shtetin maqedonë sepse barazia nuk dëmton askënd. Dhe, është rrenë e madhe që deklarata e përbëshkët e partive shqiptare të kësaj republike është hartuar jashtë Maqedonisë. Deklarata e përbashkët e faktorit politikë shqiptarë është hartuar në Shkup.
Politika shqiptare pas kësaj situate qëllimisht të krijuar për destabilizim të Maqedonisë, duhet të artikulohet qartë si kurrë më parë, që kërkesat e të ashtuquajturës platformë shqiptare, tashmë janë minimale.D he, shqiptarët në këtë republikë ta shpallin të vdekur tashmë marrveshjën e Ohrit të vitit 2001. Këtë marrveshje edhe nuk e kishin pranuar ish luftetarët e UÇMB-së në Tanshë dhe Debellde. Dhe, ka ardhur koha që të mendohet krejt ndryshe, të mendohet dhe veprohet që fatin e vet, ta marrin në duar të veta. Shqiptarët të dalin sa më parë më platformën politike dhe më projektin e ri, të Federalizimit të Maqedonisë, të cilën gjë e kam potencuar edhe disa herë më parë.
Edhe Gruevski edhe Ivanov dy prototipat e shovenizmit maqedonomadh e bullgaromadh duhet bërë më dije së shqiptarët janë shtetformues dhe popull, i cili nuk e lejon tu nëpërkëmbën në pakufi të drejtat e tyre legjitime. Maqedonasit jan vu haptazi kunder ndarjës së pushtetit më shqiptarët madje po kërkojnë që gjithqka shqiptare të deligjitimohet. Me politikat e tyre diskriminuse dhe të yshtyr nga politika e Beogradit dhe Moskës zyratre, Ivanov po mendon që shqiptarët t’i venë para aktit të kryer. Maqedonia ky shtet artificial si ish–Jugosllavia duket së nuk ka jetë të gjatë. Duket së në ish hapsirat e ish–Jugosllavisë po vjën një erë e re lufte, një përgjakje e re në pragë të saj!
Faktori politikë shqiptarë duhet të jetë vigjilent karshi asaj së qka po ndodhë në Maqedoni, e jo të bën sehirë si shumë herë deri më tash, siç beri edhe më rastin e Kumanovës. Regjimi në Prishtinë dhe regjimi në Tiranë kështu siq janë të mbytur në kriminalitet të organizuar dhe në korrupcion, nuk janë të zojat të bëjnë shumë për shqiptarët në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore. Falja e tokave në të katër anët, krimi dhe korrupcioni galopant, pastaj kultivimi i kanibisit si në Kolumbi janë treguesit më të mirë së kah po na dergojnë Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Nese Ivnaov e thotë më plotë bindjën së ai nuk mund të mandatoj një mandatar, atëhërë na mbetet më besuar së federalizmi i Maqedonisë është solucion i vetëm. Maqedonia antishqiptare dhe më plotë problem etnike të pa zgjdhura nuk i shkon përshtati stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Klikat politike sllavomaqedonase në pushtet janë kthyer moti më fytyrë nga Kremlini i dikatorit Putin, prandaj edhe e kan marrë këtë ekspanzion politikë. Së a po shkonëkjo republikë nga shpërbërja e saj, nuk do të kalon shumë kohë dhe do të dihet. Dhe, dihet së pa shqiptarët Maqedonia nuk ka mundësi të funksionon si shtet nese mendojnë ndrysh e qarqet shovensite serbosllave dhe maqedonase…