Me gjak mbrohet gjuha shqipe

0
1435

Dionis Xhafa

Me gjak mbrohet gjuha shqipe
jo se ajo është e jona,
por është tkurrur e kërrusur
çdo vit pak e nga pak.

E ca nacionalistë maqedonas
duan ta fshijnë, ta zhdukin,
gjuhën shqipe që duhet mbrojtur
me lot, dhimbje e gjak.

Në Maqedoni duhet dygjuhësia
jo se e do Zaevi, as Tirana,
por zhdukja e shqipes nuk bën
më që të tolerohet.

Rezistencë duhet ndaj shtypjes
politike në radhë të parë,
që gjuhë e nënës mos të mbytet
por në qiell të lartësohet.