Në pamje të parë duket se Bulevardin e ka pushtuar ”Demos”-i.
Myslim PASHA *)
Sepse arkitekturën e shpifur e kësaj Proteste, e kanë projektuar dy nga modelet më të tragjike që ka pjellë Demokracia Antidemokratike e dy personazheve, Berisha dhe Basha… ( I dyti, pjellë arketipike e Berishës ) të dy si përfytyrim tipik të dëshmisë së Krimit. Ata në emër të Demos-it duke u shndërruar shpifurisht, përdorin popullin e gënjyer të Anti-republikës së tyre, në këtë skenë aq të shëmtuar të dështimit të përgjithshëm shqiptar.
Kush e ka pushtuar Bulevardin ?
Aty, nën çadër janë fytyra njerëzore që kanë të drejtë të protestojnë, sepse për arësye që dihen në përditshërinë tonë, ia vlen të ndryshohet e të përmirësohet qeverisja. Për të cilët duhet të përcillet respekt. Por duhet thënë se ata janë të gjithë të gënjyer, aq rëndshëm, nga qëllimet, e lidershipit të PD-së, që në kërkim të shpëtimit të tyre vetjak kërkojnë t’i hedhin ata njerëz edhe një herë, si në Vitin e Mbrapshtë, 1997, janë ata që s’kënë menduar kurrë për hallet e popullit por vetëm për shpëtimin e vetvetes së tyre, të kredhur në krim. Ka një ngartërresë shumë të madhe me Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm në atë çadër. Janë ata që kërkojnë Dekrimin e Parlamemtit kur vetë janë në krye të listës së Kriminelëve dhe askush s’u bzan.
Kush e ka pushtuar Bulevardin ?
Dy mbiemërorët “B”- të, janë autorë të një krimi të jashtëzakonshëm Anti-kombëtar, që historia kurrë nuk do ta harrojë. Ata të dy e “pushtuan“ Detin e Arbërit dhe ia falën për qëllime të mbrapshta Shetit fqinj. Pa folur për integritetin territorial as për dinjitetin Shqiptar, pa folur për çmimin e madh të tragjizmit të kufijëve tanë, shitësit e Detit që të dy, e kanë një firmë të madhe në arkivat e historisë së tradhëtisë.
Kush e ka pushtuar Bulevardin ?
Ja kush janë ata që e kanë pushtuar Bulevardin, pushtuesit e detit. Të dy e përgjakën Bulevardin dhe po në vijim të atij gjaku, kanë ngritur çadrën brenda së cilës është fshehur Krimi i tyre dhe janë ata, që kërkojnë ta përgjakin sërish. Pas tyre, si askund tjetër në botë formacionet e Drejtësisë së Krimit, brenda shtetit kënë ngritur formacionin e madh të mësymjes për të penguar refromën në Drejtësi. Si mund të rrish në çadër e të lirëgjërosh për të risjellë edhe një herë masakrën demokratike , në emër të “demos”-it ?
Kush e ka pushtuar Bulevardin ?
“ Demos”- i që rri në çadër… sa keq ka rëë në këtë kapistër të së keqes së kombit. Drama shqiptare e demokracisë e çapëlyer kësilloj, duhet ta gjej një dritë, një drejtpeshim për të mos e çuar Shqipërinë sërish në kaos. Një pjesë e këtij demos_i e kanë votuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, për inat të Republikës së Vërtetë, duke u bërë pjesë e rrënimit …dhe ata njerëz në çadër vijojnë të ngrejnë dy gishtat lart ! Ata votuan që të pushtetojnë mbi shqiptarët autorët e krimit antikombëtar, shitësit e detit, të pasurive kombëtare të tjetërsimit të pronës dhe e të groposjes së Drejtësisë e të përgjakjes së Bulevardit.
Dy “B”të, vijojnë të shpalojnë ligjërime për rrëzimin e Republikës së Vjetër, për të ngritur Anti-republikën.
Kush e ka pushtuar Bulevardin ?
*) Koloneli i Detit, Profesor në Univesitetin Politeknik të Tiranës