DITE ZIE E FJALËS

0
1064
Dritëro Agolli, firmë

“Prit dhe pak”! – i tha vdekjes. Jam vdektari Dritero nga bota e vdektareve… (Nga kjo bote e jona, qe e mendojme, e njohim dhe e pranojme vdekjen vetem si vdekje e tjetrit, dhe jo si Ai.) Dhe frymen e fundit te “fituar nga ky pakt” me vdekjen ia kushtoi fjales ne perkushtim te jetes-njeri.

Sot eshte nje zi krejtesisht e veçante, eshte dite zie e fjales. Fjalet ne esencen e tyre domethenese jane gjera. Driteroi, gjerave te kesaj bote dhe nenbote njerzish, sendesh, kafshesh dhe bemash njeriu – te mbara a te mbrapshta – u dha trajte, u dha forme, u dha trup; i veshi te çveshurit dhe i shpirteroi, i çveshi “gjerat”-maska dhe i çshpirteroi.

Sot nuk vdiq Driteroi, sot vdiq Logu i Fundit i hymnit te jetes te ketij tabani truallsor – tashme teresisht nen pushtetin e antivlerave e nihilizmit me te shperfytyruar ne historine e filozofise te nje kombi.

Zi (dite zie) ne shume gjuhe te botes nenkupton gjendje perloteje, qarje. Sot eshte nje zi e veçante; sot perloten e qajne fjalet. Sot… Shèsht! Sot mos i trazo fjalet! Sot leri fjalet te perloten e te lotojne per driten e drites se tyre Dritero.

Rome, 3. 02. 2017

ZHAPIKU MARK MARKU DHE LISI DRITERO.
U kacavar zhapiku ne Lis
Dhe filloi te gerthase
Heu, tha zogu, ç’ze pis
Dhe i leshoi nje glase…
……………………………….
Ll. D. nji pene vertet brilante qe mbetet gjithmon anonim.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar