KUR TE RREZON NGA KALI BERISHA

0
751

Gjin Musa (Marrë nga llafe Dibre)…

Berisha shpalli “revolucionin demokratik” (“si omazh i 100-vjetorit te revolucionit bolshevik”) per te rimarre pushtetin. Ngjan si paradoks: ulur kamatruc me te ndenjurat pertoke, pra rrezuar, don te marre pushtetin. Mos u çuditni! Berisha eshte i rrezuari qe te rrezon, i mbyturi qe te mbyt…

Rama reagoi me gjakun e deshmoreve te tij dhe te gjakhumbur po prej tij, reagoi me veshtersite e operacioneve reformuese te dhimbshme ( por s’e tha se mbi cilen shtrese rendon dhimbja) dhe, si gjithmone e si qyshditen e pare qe hypi ne pushtet, riafirmoi ngasjen e tij te veçante – ditiramb vetvetes -, ate te te ndjerit krenar per kete “realitet krenarie”.

Krenarise te Rames i kujtoj kete:
1. Zgjedhjet e para pluraliste i fitoi Ramiz Alia. Nuk e mbajti dot pushtetin dhe nuk mund ta mbante per shkaqe qe dihen dhe e dorezoi “me proçedure”. Ky qe njekohesisht dhe fundi i tij si politikan.

2. Pas ’97-es, Nano i tha Berishes qe “une me ty ne opozite qendroj 100 vite ne pushtet.” Fundi tregoi krejtesisht ndryshe: Nano vdiq si politikan, ndersa Berisha nuk e leshon dhe as qe ka per ta leshuar qender-sheshin e politikes shqiptare. Berisha nuk ka fund politik. Berisha rrezon Berishen, ndersa PS-ja e ringren, e ringjall. Berisha eshte riprodhim dhe produkt i keq-qeverisjeve te PS.

3. Kjo eshte e “treta e verteta” qe populli i majte i besoi PS dhe, si e tille, nuk do te jete me fundi i kryepolitikanit te saj, por fundi i PS. Partia Socialiste nuk do te jete me kurre ajo qe ka qene. Po çdo te ndodh me Ramen pas nje humbje sot te PS apo pergjat kater viteve? Nje gje eshte e qarte dhe e provuar si eksperience 25-vjeçare:

– kush bie nga kali perballe Berishes nuk behet me per te hypur as ne gomar. Keshtu ka ndodhur deri tani, dhe ketu ka dhe nje llogjike gjerash, por, tashme, edhe gjerat kane ndryshuar, nuk jane si dokur. Kasta qe ka trafikuar para nuk do ti shqitet politikes. Do te kapet me dhembe pas saj per ta perdorur si parzmore te zullumeve edhe ne PS-ne e marrun peng prej saj. Terheqjen nga politika ne momentin e duhur e bejne vetem ata individe qe kane per princip dinjitetin e tyre si njeri.