Rrëfehet Vlahutin: Pse po më sulmojnë në Shqipëri

0
1328
Romana Vlahutin

Agustin Palokaj, Vijesti, 26.02.2017

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka folur për herë të parë për masat e sigurisë, që i janë shtuar me një vendim të qeverisë për të garantuar jetën e saj. Në një interviste dhënë për gazetën kroate “Jutarnji List” ajo sqaron se grupe të caktuara interesi janë përpjekur ta frikësojnë.

Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se gjoja me kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm”.

Vlahutin ka folur edhe për procesin e Vetting-ut, që sipas saj po has në qëndresën e disa grupeve të caktuara.

Vetting-u natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. Flasim për drejtësinë, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij”.

Përsa i përket spekulimeve në disa media për mashtrime për blerjen e një rezidence për delegacionin e BE-së në Tiranë, Vlahutin thotë se ky është një trillim.

Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo siç thuhet sot ‘fake news’ (lajme të rreme) ndaj të cilave jemi të ekspozuar në Tiranë, sidomos kolegu im amerikan dhe unë. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Ambasadori amerikan dhe unë deri më tani kemi qenë të akuzuar për çdo gjë, që nga shërbimi Soros dhe krimi i organizuar, e deri te korrupsioni”.

Ndërsa shprehet se kjo histori përkon me ditën kur nisen të krijoheshin institucionet e Vetting-ut, Vlahutin sqaron së për ndërtesën është negociuar përpara se ajo te merrte postin e ambasadores.

Linku ne origjinal:
http://www.jutarnji.hr/vijesti/hrvatska/hrvatica-na-udaru-mafije-nije-da-mi-prijete-smrcu-ali-izmisljaju-afere-pisu-da-radim-za-sorosa-blate-moje-ljude-cak-kazu-da-se-ne-cesljam/5685639/