URIME DITËLINDJEN, BACË ADEM DEMAÇI-QËNDRESTARI I KOMBIT, PROMETHEU I SHQIPTARIZMËS

0
1296

Prof. Zymer Mehani

Me rastin e DITËLINDJES
(26 shkurt 1936-26 shkurt 2017)

E PAARRITSHME

E paarritshme është Lartësia ku u ngrite.
Vetëm Ti arrite Të ngjitesh atje.

Është fare e kotë dhe krejt humbje kohe,
Se s’mund ta mbajmë hapin, me Ty, o Promethe.

Vetëm zëri i mekur i popullit të robëruar,
Ty ta dha guximin dhe të trimëroi.

Vetëm dashuria që pate për Kosovën,
Të dha shumë fuqi dhe të pavdekësoi.

Monument i gjallë je në zemrat tona,
Krenari e kombit, nip i Skënderbeut.

Për lirinë e popullit në burgje u burrërove
Diçka që s’ka ndodhur te popujt e tjerë.