DUKAGJINI DUHET TE NGRE DY ÇADRA TË MËDHA PARA SELIVE TË SHENJTA TË RAMËS DHE BASHËS !

0
921

Shqetesim qytetar, i shkrimtarit, poetit dhe studiuesit Prel Milani.

Ka mbi një javë që objekti me i shikuar nga sytë e shqiptarëve është çadra ngritur para Kryeministrisë.

Po hyre në vorbullën e fjalëve a duhej ngehur apo si duhet shkrehur, pa i quajtur as heretik as engjëj banoret e bujtinës me të madhe shqiptarëve te këtij fund dimri syrit tim i kanë bere përshtypje dy grupime njerëzish që nuk kane vend në atë çadër. Se pari garda e ministrave me mëkatarë të qeverise së shkuar dhe se dyti jo pak militant dukagjinas. Të paret duhen te jenë aq te ditur se akoma nuk janë harrur bëmat e tyre, ndërsa te dytët duhet me u pas mbushë mend se çfarëdo lepuri do dali nga ajo kaçube, nuk u takon as mish, as zorre përveç ndonjë shllungë leshi ose kakërdhia siç këto që ka marre dhuratë nga politika këto në 20 vitet e fundit. I pari grup seksion (apo njësi baze) e PD ne krejt Qarkun Shkodër u krijua ne Shosh te Dukagjinit dhe ne 16 vjet kjo pari mori tonelata votash pa hesdap.

Te majtit gjithmonë në thundrat dhe diktatin demokratëve me hir ose pa hire të vetmin mandat ne shkrirën e majtë shkodrane e morën nga dukagjinasit. Në çadrën e Rames me 2010 dhe pastaj me 21 janar 2011 dukagjinasit lanë nam qëndrese, por dhe tani përsëri janë në krye te prurjeve me mëdha tek çadra e Lulit. Dukagjinasit një komunitet i shpendre si zogjtë e pulës kur bie kaçubeti në çdo mjelje elektorale prodhojnë dy mandate parlamentare, ndërkohë që ka 16 vite që nuk shkelin në Kuvendin e përfaqësuesve te popullit. Me ndarjen e re administrative u shua fare si emër, ndërkohë që ka mbetur e izoluar me të shti tutën më një rrugë mizerabël rurale te pa vënë kush dore që nga koha e Ramiz Alisë.

Në sfond duket kartë se përseri me 18 qershor nuk do ketë as një shteg të hapur përfaqësimi per ketë komunitet . As Rama as Basha nuk kanë ndermen të dhurojnë as një gurë dominoje per ketë komunitet jo si jo në zonën fituese, por ka rrezik as me përmbushe formalisht listën. Edhe popujt e komunitetet me të emancipuarit nuk shkëputën dot nga gjeni i lindur i kopesë, per shkuar pas prijësit të vet. Komuniteti dukagjinas ka vite që është një kope pa prijëse i shpërndare si pordha ne brekë dhe ku do ka përfunduar shihet si delja e zeze e tufës. Ne kohen e ballëhutës,as per ngrenë përshesh nuk ja mbante as kujt prapanica te mos i thirret sipas rendit përfaqësues qofte edhe bajrakun me te vogël.

As një vendim Nahijen E Shkodrës ne kohen dauletit nuk është marre pa pjesëmarrjen qofte edhe formale te krerëve te maleve ndërkohë që ka vite qe politika na ka përzënë me shkelma dhe ne rrime pa zë si sharovi i i rrahur.
Komuniteti dukagjinas duhet te ngredh dy çadra te mëdha para selive të shenjta të Ramës dhe Bashës dhe mos shkulet kurrë prej andej pa realizuar dy kërkesat me elementare të shkelura nga çizmja e përbaltur e politikes 25 vjeçare.

1 – PERFAQESIMI politik te kësaj krahine
2 – Hapja e një rruge lidhëse te denje që ç’vesh nga perdja e zeze e izolimit trishtueshëm Alpeve tona madhështore , palca dhe mburoja e tharmit autentik kombëtar.