Revolucionet

0
2129

Dionis Xhafa

Qysh se u krijua njerëzia
U bë thirrje për ndryshim,
U bënë të gjithë kundër diktatorëve
Se shtetet e veta pushtojnë.

Këtë gjë me gjak, me dhunë
herë rrëmujshëm, herë me dramë,
njerëzit në mbarë botën
e quajnë revolucion.

Kur përmbysej diktatori
Të tjerë njerëz merrnin shtetin,
Edhe këta me ego, egërisht
Vjedh, plaçkit, pa fund, pa nge.

E kështu dalëngadalë
U rrëzua i keqi, dallkauku
Por se këta që hipën në pushtet
Ngritën diktaturë të re.

Dhe më i pastri revolucionar
Që mbahet Che Guevara
Me gjak e krime përleu duart
Andaj harrojeni se ndonjëherë
Revolicion të pastër do të ketë.

D.Xh.