SHQIPTARË, RUAJUNI NGA REVOLUCIONI I QELBËSIRAVE: KOMBËTARIZMI SHQIPTAR SI STREHA E FUNDIT E HORRAVE POLITIKË NË TIRANË

0
1374
Shenasi Rama

SHINASI A. RAMA

Menjëherë mbas promovimit të Manifestit Politik të Bleta Shqiptare, që e gjeni këtu: http://bletashqiptare.com/ëp-content/uploads/2017/01/Broshura-ok-2-1.pdf në Tiranë nisën të punonin mullinjtë e thashethemeve për ne të Bleta Shqiptare. Njëra nga zhurmat që pati jehonë ishte se këtyre iu ka dhënë Sali Berisha 500 000 Euro për të luftuar Edi Ramën. Një zhurmë tjetër ishte se Edi Rama dhe Ilir Meta na kishin dhënë Dr. Valbona Karanxhës, Doktorant Grid Rrojit dhe mua, 500 000 Euro për të luftuar Sali Berishën.
Në parantezë më duhet të them se kjo shifër e gjysëm milion Euro ka një efekt psikologjik të fortë në Tiranë. Sepse nuk të thonë as 499 000 por as 501 000 Euro.

Por, si shumë konvencione të tjera, kjo shifra e 500 000 Eurove është një shifër e njohur shumë, dhe e pranueshme, me sa duket, sepse me këtë cmim janë shitur shumë politikanë në Shqipëri, dhe janë shtur, ministri, si ajo e shëndetësisë, shto këtu edhe votat për zgjedhjet e presidentit Bamir Topi, tek shitja e Kreshnik Spahiut tek Zeni i Saliut, tek gjykatësit që blenë vendet e punës e me radhë. Ndoshta është një cmim i pranueshëm sepse kaq e kishte edhe ditën e kumarit një ish-kryeministër, dhe kaq i bën garderoba e rrobave një tjetri dhe vila një ish-kryeministri tjetër dhe shumë ish-ministrave e me radhë.

Përtej parave, në Tiranë të shohin me syzet partiake dhe nga vrima e interesit të tyre . Një nga sekserët e stërpërdorur të PD-së, më tha troc tek një Mulliri i Vjetër, se ka një shqetësim të madh se Bleta Shqiptare është një organizatë diversioniste që ka si synim të vetëm dëmtimin e PD-së. Argumenti ishte se ne kishim një urrejtje patologjike për Sali Berishën dhe se donim të hakmerreshim ndaj tij. Në një shtet ku inati personal është motivi kryesor i urrejtjes, nuk mundesh me ia shpjegue kujt se këtu flitet për vlera e ide dhe nuk kishte shumë kuptim me hy në shpjegime të këtij lloji sepse Manifesti flet vetë dhe PD është një stërvinë politike që po kalbet si balena që don tre vjet të prishet në fund të detit.

Nejse, në atë moment, pa i folë për rrogën, gjendjen ekonomike dhe sigurinë, ia dhashë pesë kopje të Manifestit me kusht që njërën nga kopjet t’ia jepte edhe Saliut në mënyrë që ta kuptonin, edhe Saliu, edhe këta maskarenjtë e stërvinat politike që ka rrotull vetes, se këtu nuk ka asgjë personale. Për aq sa më takon mua, Sali Berisha është një njeri që duhet mëshiruar e jo urryer, sepse me aq sa ka ba, e meriton vendin në Rrethin e fundit të Ferrit. Rrugët e perëndisë me iu dhanë hakun njerëzve janë të shumta dhe e gjen prej aty ku nuk e pret dhe unë nuk kam asgjë personale me Sali Berishën.

Ajo që nuk kuptohet fare është se të gjithë ne që jemi pjesë e Bleta Shqiptare, dhe nuk jemi vetëm ne të tre por edhe shumë nga miqtë e bashkëpunotorët tanë, jemi njerëz të përplotësuar në të gjithë drejtimet dhe synimi i vetëm është që të ndihmojmë kombin tonë. Në politikë njerëzit e vegjël kanë armiq personalë pavarësisht ideve që kanë njerëzit, dhe njerëzit që kanë bindje të qarta ideologjike kanë armiq idetë e gabuara pavarësisht njerëzve që i bartin ato ide. Ai sekseri i Zenit, dikur djalë i mrekullueshëm dhe shumë trim, por tashma i zbritur në fund të ferrit të parisë, i mori kopjet e Manifestit dhe më premtoi se do t’ia jepte Saliut. Më ishte fshehur një muaj dhe doli nga vrima vetëm mbasi i thanë që të vinte, kështu që isha i bindur që do të duhej t’ia jepte Saliut edhe Manifestin, edhe shpjegimin që Shinasi Rama punon për kombin e vet, e jo kundër individëve si Sali Berisha.

Tani, pse duhet me e thanë këtë gjë?? Unë nuk e kam zakon me tregue gjëra të tilla, sepse për mua nuk është profesionale me folë e me tregue. Por, më duhet me e thanë këtë sepse sapo shihja një video direkte nga cadra e dasmave, dhe po këndohej një këngë e dashur për mua, “Xhamadani vija-vija.” Dhe, ajo që duhet me e thanë është se kjo që po ndodh është dicka krejt e pazakontë për PD-në.
Cdo gjë që po ndodh në këto ditë është një zhvillim krejt i ndryshëm nga e shkuara e saj, mitingjet e deklaratat, synimet dhe argumentet që kanë përdorur. Partia Demokratike, udhëheqësia e saj kanë bërë një kthesë 180 gradë dhe po flasin me gjuhën tonë.

Tani gjuha që përdorin këta të PD-së është kombëtariste, simbolet që përdorin janë simbolet shqiptare, fjalori që kanë adaptuar është kombëtar, dhe në fund të fundit, argumentet, shpjegimet dhe zgjidhjet janë kombëtare shqiptare. Ajo që ne na bën më së shumti përshtypje, është se të gjitha këto janë të marra, ose të kopjuara nga Manifesti Politik i Bleta Shqiptare. Shkurt, Sali Berisha, jo vetëm që e ka lexuar por ka thënë se sat ë dalin këta me këto argumente, këto i përdor unë për veten time dhe kështu PD e ka kthyer fletën dhe është bërë kombëtarist!!! Ka thirrur atë ushtarin e Zenit, Kreshnik Spahiun që është shitur për një gjysëm million euro dhe e ka lyer kauzën e dhjerë të PD-së me bojën kombëtariste.

E kështu, kështu, ka ardhur puna që një qënie e pështirosur si Lulzim Basha flet me gjuhën tonë, përdor simbolet dhe argumentet tona dhe bën thirrje për revolucion. Po ku ishte ky spurdhjak dhe ku ishin këta trima kombëtaristë deri pak ditë më parë kur në protestat e tyre nuk kishte tjetër vecse ato flamujt blu të shpërlarë me atë Pe-De-në e famshme? Ku e kanë anti-komunizmin e deridjeshëm këta maskarenj politikë? Ku ishin kur e shitën detin e tokën? Ku ishin këta kur i luftonin kombëtaristët shqiptarë me të gjithë mënyrat?

Ku ishin kur i dëbuan shqiptarët? Ku ishin kur e zhytën shtetin në borxhe? Lu ishin kur I falën pronat e tokat? Ku e kanë integrimin në BE këta që tani flasin për shtet-kombin? Ku ishin kur luftuan cdo gjë kombëtariste e bashkëpunuan, së bashku me palët e tjera të parisë me grekët e me serbet, e me djallin e të birin? Është krejtësisht e pabesueshme që këta e kanë parë dritën e të vërtetës dhe kanë zbuluar kombëtarizmin tani! Ka kohë që nuk ka lëvizje kombëtariste në Tiranë sepse kombëtarizmi u përdor dhe shit nga ca palaco te AKZ-së në vitin 2013 dhe që atëherë kanë rënë squkë të gjithë.

Por ka një shpjegim tjetër që lidhet me Manifestin Politik. Vetëm një muaj, fiks një muaj mbasi, me 17 janar 2017, me kurajo qytetare, edhe përkundër kërcënimeve të hapura, Bleta Shqiptare shpërndau masivisht Manifestin Politik në Tiranë dhe në vitet e fundit, ky është materiali më I plotë dhe më professional që bën thirrje të hapur për zgjim kombëtar e veprim politik. Dhe është një program politik që I ka bërë këta që t’I ikin asaj që kanë thënë më përpara dhe të bëhen më kombëtaristë se kombëtaristët e vërtetë.

Këtë mori Saliu dhe e përdori. Mua më vjen inat jo pse e morën, por sepse nuk është hera e parë që këta sillen kështu. U bë kjo puna që të vjedhin cështjet e kauzat politike, si tek konviktet e mjekësisë, ku luftohej se kush me zënë i pari radhën tek nevojtoret dhe më e keqja ishte se rrinin të tjerët e shihnin e dëgjonin edhe pordhët e Saliut. Dhe kështu, na u bë Saliu kombëtarist.

Por efekti I Manifestit duket se ka qënë më I gjerë. Sepse nuk janë vetëm këta që po i ikin argumenteve të tyre kozmopolitane, liberale e me radhë të deri paradisa kohësh. Tani kanë nisur edhe Edi Rama të flasë me gjuhën tonë, ashtu si ka nisur edhe ilir Meta të flasë për shtetin-komb. Kjo ka qënë tabu deri dje dhe këta e kishin për turp me kenë shqiptar, por donin të ishin sorrosistë, kozmopolitanë, integristë, socialist, demokratë, liberalë e universalistë. Kur e panë dritën e Zotit këta që deri para do javësh betoheshin e stërbetoheshin për vlerat europiane, euroatlantike e kozmopolitane??? Ky është një paradox që asnjëri nuk e cek, por që është një paradox i jashtëzakonshëm, dhe që duhet vlerësuar e shpjeguar si duhet. Diku është shkaku, motivi, dhe natyrisht që do të ketë edhe pasoja që duhen kuptuar si duhet. Dhe ne kemi cdo arsye me besue se Manifesti Politik ka qënë një moment i thellë reflektimi për këta, që për arsyet e tyre, po përqafojnë kombëtarizmin shqiptar.

Të nisim me shpjegimin. Pse po ndodh kjo??? Kjo po ndodh sepse këta e kanë kuptuar se kanë dështuar përfundimisht. Shkaqet janë të shumta. Këta e kuptojnë se shqiptarët kanë një urrejtje të thellë për qeverinë Rama-Meta. Këta e ndjejnë se ndarjet Jug-Veri nuk po pranohen lehtë nga shqiptarët dhe do të cojnë në vllavrasje. Këta e kanë të qartë se kali i anti-komunizmit ka ngordhur ashtu ka ngordhur PS si partia e Enver Hoxhës. Këta e vlerësojnë qartë se përplasja e shëmtuar e ndasive fetare që është baza e klaneve politike dhe shoqërore të parisë së Tiranës po ashpërsohet me shumë shpejtësi. Këta e shohin se integrimi europian është kauzë e pashpresë.

Këta e prekin se sa thellë ka shkuar kriminalizimi e hashashizimi, varfëria e trafiqet, cnjerëzimi dhe cshqiptarizimi. Këta e shohin se koncesionet, korrupsioni, oligarkizimi dhe monopolet e kanë ngordhur ekonominë shqiptare. Këta e shohin se askush nuk i don më, se askush nuk iu beson më, dhe se nuk kanë asnjë rrugë tjetër me bindë njerëzit. Këta e shohin se janë në një rrugë pa krye dhe që do t’u hajë kokën ose me dhunë, ose me revolucion.

Pikërisht për këtë arsye edhe këta po e kthejnë fletën. Edi Rama flet për rrezik nga Rusia, dhe pastaj vë njerëzit të flasin se cka bërë ai për grekët. Ilir Meta del e thotë se po punon për shtet-kombin. Lulzim Basha flet për kombëtarizëm shqiptar. Mirëpo, këta janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. Këta që kanë dështuar përfundimisht në cdo gjë, me cdo mënyrë me me cdo metodë, po bëhen kombëtaristë. Si edhe e kemi shpjeguar mirë e qartë tek Manifesti Politik, nuk ka zgjidhje tjetër përpos kombëtarizmit shqiptar. Ose ai shtet do të bëhet shteti i shqiptarëve ose do të pushojë se ekzistuari dhe do të bëhet një koloni kantonesh e bashkësish rajonale fetare e etnike: ortodoksët, katolikët, vllehët, muslimanët dhe vecmas këtyre, shqiptarët që besojnë në shtet-kombin e tyre.

Duke e njohur dhe kuptuar këtë pashmangshmëri, të gjithë këta janë bërë sot e do të bëhen edhe më shumë gjatë fushatës zgjedhore kombëtaristë. Mirëpo, kombëtarizmi i tyre është thjesht një përpjekje për me kalërue kombëtarizmin dhe ndjenjën e pastër kombëtare të shqiptarëve. Këta nuk besojnë tek kombëtarizmi shqiptar. Këta na urrejnë ne shqiptarët deri në fund të shpirtit. Si ata që janë në cadër, si këta që janë tek kryeministria, si ata që janë tek kuvendi. Nuk dua të merrem me të shkuarën e secilit, sepse atë e njohin mirë të gjithë, por thjesht dëshëroj të paralajmëroj miqtë e shqiptarët se kombëtarizmi, kur bjen në duart e horrave, është një strehë e horrave. Kur besimtarët marrin në dorë një shtëpi e bëjnë faltore. Kur të diturit marrin një shtëpi në dorë e bëjnë bibliotekë. Kur horrat marrin në dorë një shtëpi, e bëjnë bordel.

Prandaj edhe ky paralajmërim. Unë jam i lumtur dhe shumë i gëzuar që shoh flamurin e kombit në protesta, që dëgjoj emrin e Skëndërbeut, përmendjen e vlerave shqiptare dhe të ndjenjës kombëtare në Tiranë. Me vjen mirë që idetë e mendimet e Bleta Shqiptare dhe të Manifestit Politik janë legjitimuar dhe pranuar në këtë mënyrë dhe pa asnjë dyshim. Kjo flet shumë për forcën e atyre ideve dhe të kombëtarizmit shqiptar. Kjo është shenja më e mirë e respektit që kolegët e meritojnë, edhe pse nuk po ua përmend njeri emrin.

Manifesti Politik I Bleta Shqiptare e ka bërë efektin e vet dhe e ka bërë përtej cdo parashikimi që mund të kemi pasur. Sepse ai Manifest nuk është thjesht një themel për një forcë politike, por një përpjekje për zgjim kombëtar dhe për të treguar rrugën e duhur. Që në dorë cështjen e kombit e kanë marrë këta horra, kjo është një arsye për shqetësim të madh. Sepse ashtu si ndodhi mbas diskreditimit të AKZ nga sharlatanizmi i këtij palaco politik që është Kreshnik Spahiu në vitin 2013, ashtu edhe mund të ndodhë sërish në këto zgjedhje, në se bëhen.

Dhe duhet të kuptojmë se vërtetë është një arsye e thellë për shqetësim. Ardhtë ajo ditë që shqiptarët vërtetë ta ndjejnë se duhet me kenë shqiptarë e të sillen si duhet! Mirëpo, nuk duhet të zhgënjehemi kur të shohim dritën në fund të tunelit dhe të kuptojmë se ‘kjo ishte loja!” Këta thjesht duan të kalërojnë kombëtarizmin për interesat e tyre dhe për zgjedhjet e radhës. Këta e shohin politikën e kombit si radhën në nevojtoret e konvikteve ku janë rritur. Kanë hall të zënë vendin i pari, pa menduar se cfarë dëmi të jashtëzakonshëm mund të bëjnë. Sepse ka cështje kombëtare që nuk mund ti përdorësh si nevojtoret e konvikteve mjekësore. Por horrat janë horra, dhe kemi shumë në të gjithë partitë që kemi.

Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë këta politikënë drejtues në të gjithë partitë janë kozmopolitanë, globalistë, oligarkë, maskarenj, kriminelë, antishqiptarë, shqiptar-urrejtës, shqiptarvrasës, tradhëtarë të sprovuar të kombit shqiptar, vegla shumëpërdorimshe të të huajve dhe armiq për vdekje të shqiptarëve të vërtetë, edhe pse nuk e dinë se kush janë. Prandaj, nuk iu besohet as edhe për një sekondë. Dështimi i tyre është i pritshëm sepse këta nuk e kanë me zemër, nuk e kanë dashninë për kombin të pastërt e të ndershme.

Kur dikush don me e përdorue një femër e bën prostitutë dhe nuk ia ruan nderin. Dhe ky është edhe qëllimi i tyre i fundëm që ta përdorin kombëtarizmin shqiptar si prostitutën e tyre në zgjidhjet e ardhshme. Prandaj, nuk duhet kurrë të harrojmë se kur flamurin e mban në duart shqiptari I vërtetë ai është flamuri kombëtar dhe kur në duar e mban një maskara politik, ai flamur është thjesht një rreckë që shtrohet në këmbët e atyre që duan pushtetin e vet më shumë se sa shtet-kombin e vërtetë të shqiptarëve.