Mbi romanin “Terma humanitare si fjala bombardim” dhe autoren Arlinda Guma: NUR GUTES!
Une njoh vetem dy autore ne bote qe shkruejne per vende dhe popuj, per situata dhe realitete pa qene asnjihere atje prezent:
Keto jane: Karl May ne Gjermani dhe Arlinda Guma ne Shqipni.
Sejcili nga keto dy autore ne boten dhe universin e vet e mbush lexuesin me nji kandveshtrim origjinal dhe ne hapesinen qe pershkruen me nji force te jashtzakonshme te fantazise.
Ndersa te Karl May na kena ACTION te Winethuse apo boten arkaike te shqiptareve ne “Durch das Land der Skipetaren” tek Arlinda Guma jepet nji realitet krejtesisht i panjoftun me pak apo aspak aksion.
Ne nji kohe kur ekranet e mediave shtetnore, private apo sociale jane te mbushuna me krimet te talebaneve ne Afganistan, Arlinda Gumes i intereson ma shume se kjo, nji dele e vrame nga nji bombe e amerikaneve dhe lotet e femijes beduin qe e vajton ate. Pikerisht ketu qendron origjinaliteti i autores, ne kapjen e detajit dhe prej tij niset ndriçimi i nji bote te tane.
Ky detaj asht si qiriu i Diogjenit me te cilin ajo perpiqet me ndriçu boten dhe shoqerine njerzore te shek 21.
Dy jetet paralele te romani te saj, nji dashuni e pamujtun dhe nji bombartim i pafalshem, kallexojne skutat e fshehta kafkaeske, ku po kalon shoqenia njerzore sot.
Autorja e kallxon edhe me ket roman te dyte te saj se ajo asht “ZANI I ATYNE QE NUK KANE ZA“:
Ne romanin e pare ishin te semuret psiqike herojt e saj, ata qe nuk i permend askush, askund. Ne romanin e dyte asht nji fatkqesi, nji bombardim dhe nji gazetar qe kerkon me ia dhane ketë lajmerim gjithë botes, heroi qe qendron ne hije. Ky asht heroi i Arlinda Gumes.
Autorja asht nji nga te vetmet shkrimtare te postdiktatures, qe i qindron besnike Stilit te saj, narracionit psikologjik me nji kulture bashkohore. (Ndryshe nga shume romanciere te sotem që ndryshojne stilin nga nji roman ne tjetrin, simbas shijeve te rastit)
Per Arlinda Gumen do te flitet shume, nese ajo do te kete perkujdesjen e shoqerise shqiptare, te botueve dhe te mediave dhe romanet e tjera padyshim qe do te jene sfidat e botes letrare shqiptare.
AJo jeton dhe punon ne Tirane, ne “Synin e Ciklonit” shqiptar dhe uroj qe romani i saj i ardhshem te jete mbi ketë sy.
Gjergj Jozef Kola
Vjenë 2017.
gjk17