Majlinda Shala nga fshati Mleqan, komuna Malisheves. Ka lindur me 13.4.1995, ka perfundu shkollen mesme ne Malishevë, shkollen eshte profesjonale, qendra kompetences Malisheves, drejtimi administratë, sherbime zyrash. Majlinda eshte autore nje librit “Jam bija jote Kosove“, po ashtu eshte organizatore e hapjes te nji bibloteke ne shkollen mesme “Lasgush Paradeci”.
Majlinda eshte ne pritje qe te vazhdoj studimet ne shkollen e policisë.
Ne biseden qe pata me te, ajo te flete me shume pasion per poezinë, kanë shkruar disa gazete per kete krijuese te apasionuar.
Ne i urojmë suksese ne rrugen e bukur te krijimtarisë.
/Gjin Musa, gazetar.
EMRI YT (Agim Ramadanit)
Ti qëndrove si trim
Brigadën 138 e udhëhoqe
Luftove pa u ndalur luftove me përkushtim
E deshe Kosovën Të lirë – pa okupim…
Uniformën e mbajte në çdo fushëbetejë
Në Kosharën legjendare emri yt mbeti hero i vërtetë
Lum Kosova që të pati ty
Lum familja që të rriti ty
Lum kombi që të pati ty trim
Luftëtar i naltë në ushtri
Emri yt u ngrit në përmendore
Për atdhe ti re dëshmor
Lavdia të qoftë përherë krenare
o trimi i Kosharës legjendare.
MBAHU KRENAR QË JE SHQIPTAR
1. Mbahu krenar që je shqiptar
Që je trim që je luftëtar
Mbahu besnik e fisnik
Me ndëgjegje të veprosh
Gjithnjë Kosovën përpara ta çosh!
Kosova është e lirë
Për të duhet punuar
Për krenarinë e saj
Gjithmonë duhet luftuar!
2. Jemi shqiptarë dhe do të mbesim
Lirinë e Kosovës me festa
Të ndryshme do ta presim
Për Kosovën do të festojmë
Dinjitetin e saj – Përpara do ta çojmë
Ta çojmë përpara duke punuar
Amanetin e dëshmorëve
Kurrë s’duhet harruar!
S’do ta harrojmë atë gjak
Se jemi shqiptarë
Do mburremi gjithmonë
Do të jemi krenarë…