Kauza e drejtë e Ali Lajqit dhe ekspertëve për Demarkacionin

2
1638

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Të portretizosh një atdhetarë të kalibrit kombëtar siç është ish i burgosuri politik shumë vjeqar Ali Lajqi është vëshitirë. Historia më e re e kombit sigurisht së lidhet ngusht më këtë tribun liberator. Lajqi do të mbetet në histori ndër figurat më të ndritura të kombit. Demonstratat massive studentore të vitit 1981 për Republikë identifikohen me emrin e Ali Lajqit, i cili bashkë më shokët lëkundi themelet e ish–Jugosllavisë Avnojiane. Me këtë rast deshta vetëm shkurtazi për lexuesit e nderuar të shkruaj disa rreshta për figurën e atdhetarit të paepurë të çështjës kombetare, Ali Lajqin.

Ngjarjët e vitit 1981 shënuan kthesën historike për shqiptarët dhe aspiratat e tyre për liri, barazi shoqërore, si dhe pavarësi, vetëvendosje e bashkim kombëtar. Këto ngjarje cilësohen më të drejte si fillim i rezistencës tronditëse të një shteti të ish bllokut komunist. Ngjarjet e vitit 1981 i dhan grushtin më të rënd sistemit një partiak demagogjik e antidemokraik, konkretisht LKJ dhe RSFJ, nje krijesë kjo artificiale e Josip Broz Titos famkeq. Jugosllavia propagonte dhe promovonte akte ligjore e kushtetuese diskriminuese karshi shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ajo shtypte pameshirshem shqiptarët në formën kolonialiste.

Lëvizja për Republikën Shqiptare kishte një zanfillë të hershme nga grupet dhe individet të cilët nuk kursyen as jetën për Republikë.l tillë ishte edhe Ali Lajqi, i cili më shoket e vet vunë themelet e kësaj Republike. Unë pata fatin dhe nderin të njihem dhe ta kam shok një njeri të urtë, një njeri të dinjitetshem, nje njeri më të gjitha tiparët njerëzore dhe atdhetare. Aliu është i veçantë së e veqantë është edhe vepra e tij madhore për shtet dhe komb. Prandaj, si për Aliun ashtu edhe përë të gjithë individët dhe veprimtarët e të gjitha grupeve e organizatave dhe të të gjitha periudhave të angazhimit atdhetar e shoqëror duhet të tregohet jo vetëm konsideratë e respekt i përgjithshëm, por edhe njohje e ndërsjellët dhe e merituar shoqërore e publike për vetëflijim dhe sakrifica në të mirë të atdheut e shqiptarëve. Aliu për veprimtarinë e tij patriotike mbajti burg 10 vjeçar në Serbi.

Pas luftës ai u inkuadrua në strukturat më të larta të LDK-së së Ibrahim Rugovës, një tjetër figurë madhore kombëtare. Ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe për dy mandate kryetar i KK të Pejës. Sigurisht së do të mbahet në mend si kryetari më i mirë i komunës, si kryetari më i ndershem dhe më i respektuari në popull. Punojë ndërshemerisht sikurse eshte e ndershme krejt biografia e tij. Ështe atdhetar dhe e ruajti këtë atdhetarizëm si në formë ashtu edhe përmbajte. Ishte pjesë e Kryesisë Qendrore, por edhe në Këshillit të Përgjithshëm të LDK -së. Rrjedhat dhe zhvillimet brenda partisë nuk shkonin mirë, për çka Lajqi ishte detyruar që pas një kohe të gjatë të vepritmarisë së tij politike të largohet nga LDK-ja. Ai flet për largimin e tij nga LDK-ja, dhe arsyet pse u detyrua të largohet nga partia për të cilën kontribuoi vite me radhë.

“Edhe LDK e ka humbur identitetin e saj. Ka humbur simbolet që ishin caktuar më herët nga kjo parti. Në LDK erdhën grupe e klane proftereske. Më hoqën nga Kryesia dhe nga Këshilli i Përgjithshëm duke më linquar sikur në vitet e 80-ta”. Dhe deklarata e fundit në Interaktiv e Lajqit ishte së kryemnistri Isa Mustafa do të ishte dashur t’i nënshtrohet ligjit të lustracionit së ai ka qenë në poste ekzekutive në ish sistemin komunist jugosllavë. Ate e dallonë thjeshtësia dhe modestia tipar ky i njerëzve të mëdhenjë. Është i kujdesshem në sjellje, në bisedë dhe shumë praktik. Ali Lajqi është njeri i politikave të mëdha dhe të mirëfillta.

Tema e politikës është e pashmnagshme në shetitje në ndeja dhe kudo tjetër me te. Ai gjithmonë preferon që temë e bisedës të jetë forcimi i Repubikës të arritur pas 100 vite të okupimit klasik nga Serbia hegjemoniste. Ai ka shumë vërejte në këtë kastë politike në pushtet, e cila nuk po punon mirë për mirëqënje dhe nuk po punon mirë as në planin kombëtar. Së është njeri i popullit e vërtetoi katercipërisht edhe tash më rastin e temës se Demarkacionit. Është njeriu më i zëshem kunder demarkimit të vijës kufitare më Mal të Zi, ku Kosovës sipas formës qeveritare i merren 8200 hektarë tokë. Ai ka merita të veqanta pse një formë e tillë nuk është ratifikuar deri më tash nga kuvenadarët në Kuvendin e Kosovës.

Ai si rugovasë dhe si njohës i rrethanave ofroi argumente të bollshme bashkë më shumë të tjetër së kufiri është në Çakor. Më shumë se 100 kilometra larg Rugovës, aktivistë në Prishtinë kanë protestuar rregullisht në rrugë dhe brenda Kuvendit gjatë vitit të fundit. Protestat e organizuara nga partitë kryesore opozitare kundërshtuan Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror të nënshkruar nga Kosova dhe Mali i Zi në gusht të vitit 2015 në Vjenë, dhe marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e nënshkruar në të njëjtin muaj… Lajçi paraprakisht i kishte bërë më dije Thaçin dhe Mustafën që mos të nënshkruajnë një marrëveshjte te tillë të paligjshme. Ish-kryetari i Pejës, Ali Lajqi që ishte ftuar në debatin e Demarkacionit në cilësinë e ekspertit nga komunat, e kishte kundështuar variantin e Komisionit Shtetëror, duke ofruar argumente të mjaftueshme bashkë me shumë ekspertë te lemisë së demarkimit.

“Kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën si për pjesën e punës si dhe për pjesën e Rugovës, kjo bazohet në regjistrimin e vitit 1974, mirëpo më vonë janë deformuar këto vija kufitare”. Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e ka kundërshtuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke ndikuar shumë në opinion dhe tek deputet që mos të kalon për ratifikim variant qeveritar. Ali Lajqi tha së komisoni i ri për për matjen e territorit është formuar nga qeveria për ta vërtetuar verinatin e parë, e asgjë më shumë. Dihet së kryetari i këtij komisioni, akademik Hyvzi Islami gjoja ka konstatuar së Kosova nuk ka humbur territor si pasojë e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit më Malin e Zi.

2 KOMENTE

  1. Lidhur me demonstratat e vitit 1981, te gjithe pjesemarrësit, duke perfshi edhe Ali Lajqin, ne te gjithe prononcimet e tyre kane konfirmuar se asnjeri prej te denuarve dhe pjesemarresve nuk kane qene organizator, por pjesemarres. Kjo eshte 100%. Prandaj sikur Ali Lajqi kemi qene te gjithe pjesemarresit ne protestat e vitit 1981… dmth 50 deri 70 mije protestues… por edhe ata qe nuk protestuan kane qene perkarhes te demonstratave… Demonstratat ne vitin 1981 nuk i ka perkrahe vetem Azem Vllasi, Fadil Hoxha, Gani Jashari, Sinan Hasani, Dushan Ristiqi, edhe shumica e serbeve tjere.

    Sa i perket Kryetarit te AAK, ai ka te drejte per mendim dhe qendrim te tij lidhur me demarkacionin. Por ai eshte njeri prej 120 Delegateve me te drejta te barabarta ne Parlament te zgjedhur me vote te lire, ne kuader te ligjeve te cilat funksionojne sot.
    Te 120 Delegatet jane patriotë dhe politikisht nuk kane dallime te medha ne asnje aspekt, perveç ne aspektin kombetar, qe i dallon Shqiptaret, prej Serbeve, dhe minoriteteve tjera, duke e perfshi edhe minoritetin fallc Turk.

    • I nderuar zotri Gashi,
      nuk kam dëgjuar deri më sot të jet organizuar, jo një demostratë si ajo e vitit 1981, por as një “party” pa organizatorë.
      Jam pjesëmarrës dhe i diferencuar politikisht për at demostratë por nuk e ndjejë vedin organizator të sajë. Besoj se Ali Lajqi nuk është i vetmi por në mesin e atyre që e organizuan sigurish po.
      Komenti juaj duket se e ka për qëllim t*i kundërvehet shkrimit afirmativ të zotri Mulliqit lidhur me personalitetin e Ali Lajqit. Më duket se komenti juaj është “goditje nën brez” dhe nuk ju nderon.

Komentet janë mbyllur.