Racat njerëzore dhe kafshët

0
1201
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Vështrim

Nga Skender MULLIQI

Zhvillimi e një bashkësie mundet të bazohet në dy premisa kryesore, në etikë dhe në racën njerëzore. Shpesh ajo qe është moralizuese konsiderohet jo moralizuese. Dhe, secilit do të kishte hije që të përqafon ate që përfaqëson moralin. Edhe e dyta, puna jo morale të cilën po e bëjnë ata të cilët gjenden në krye të shtetit, po e konsiderojnë si punë morale dhe normale ?! Ky është egoizimi dhe kjo është jo etika e këtij pusheti. Te kthehemi pak qasjës së racës njerëzore dhe gjithë asaj e cila na dallon nga kafshet. Meqenëse dija nuk është e krahasueshme midis njeriut dhe kafshëve, sjelljet mund të korrespondojnë më njera-tjetrën apo mund të kene ngjashmeri! Eshte racionale shikimi në faktin dhe mendimin se çka e dallon njeriun nga majmuni.

Edhe pse duhet të kemi konsideratë për majmunët në krahasim më disa grupe njerëzish të cilët me punën, veprimet por edhe më sjelljet e tyre ua kalojnë majmunëve. Me shumë këtu termi majmun përdorët për diqka te keqe. Majmunët mund të shkaktojnë dëme të vogla karshi llojit të vet. Kastat në pushtetin e Kosovës të formës autokratike gjithëçka e cila është e keqe dhe e dëmshme për shoqërinë demokratike po na e zbukurojnë sipas dëshirës së tyre. Ky pushtet jo që po punon keq secilen ditë e më shumë, por nuk po i mbron as vlerat nacionale dhe vlerat shtetërore. Na janë mbushur institucionet e shtetit më antivlera dhe më shund.

Dhe, nuk është aspak e rastësishem sot kur në bisedë e siper i ndëgjon njerëzit duke thënë “këta majmunët në krye të shtetit ia falën dreqit për të katër anët”, apo kur i dëgjojmë duke thënë ” O fat të keq pat ky milet më këta njerëz të cilët erdhën në pushtet”. Erdhen vetëm për tu pasuruar, e për kullon kusurin punë e madhe”. Vendi ynë po i ngjanë njeriut të plagosur, të cilit në vend që ti ndihmojmë për tia shëruar plagën, ne ia lëndojmë edhe më shumë duke i rënë pikërisht në plagë. Nese vazhdojmë këtë rrugë nuk mund të themi së populli është i krejt i pa fajshem. Nese lejohet një marshim i tillë makabër karshi shtetit të ri të Kosovës, automatikisht mund të klasifikohemi si komb i çmendur. Kjo vlenë edhe për Shqipërinë, e cila ka rënë në dorë të klikës rrënuese të Edi Ramës.

Ky regjim i Tiranës dhe regjimi i Prishtinës janë dy regjimet më të dëmshmet e pas luftës në Kosovë dhe pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Me kontrabanda, me krim politik dhe krim ekonomik, me kultivimim të hapur të kanibist nuk mundemi të flasim së jemi afër Evropës së Bashkuar. Kjo çorbë e keqe nuk ka mundësi që rregullisht të na servohet si çorbë e mirë. Kështu si janë duke shkuar punet keq jemi largë trendeve zhvillimore dhe demokratike, dhe jemi largë emancipimit të përgjithshem. Ç’ka mund tju themi gjeneratave të cilat po vijnë kur të japim llogari të gjithë para tyre ? Ç’ka kemi punu, cilat janë të arriturat dhe qka po iu lëmë mbrapa ? Pak osë asgjë. Po iu lëm një Kosovë me gjendje te rendë ekonomike, dhe një Kosovë, e cila po humb territore në të katër anët.

Po humb territore më Maqedoni, po humb territior në veri të Mitrovicës, po humb territor më Mal të Zi!!!Është pikëlluese kur ata të cilët konsiderohen elitë e kombit, si akademyku ynë, Hivzi Islami, i cili është plakur duke mos bërë asgjë të hajrit, ti shihet sherri para së të shkon në botën e amshuar, duke shitur tokën e shenjtë të Kosovës. Bukur shumë edhe qehren e kishe të keqe, së qehra dhe pamja fizike e fletë shumë edhe për karakterin e njeriut. Po ia mundësojmë Serbisë realizimin e dëshirave të saja në kushtet të paqës. Akedmiket servilë të Thaqit, Mustafës dhe Veselit siq je edhe Ti z. Islami nuk i duhen Kosovës. Besoj së nga ky labirint në të cilën është futur Kosova ka një rrugëdalje, e rrugëdalja është që sa më parë të mbahën zgjedhjet nacionale bashkë më ato locale në vjeshten e këtij viti. Dhe, zgjedhja tjeter janë gjenerata e re e cila po prêt të dera.

Ka ardhur koha që gjenerata e re të marrë përgjegjësinë për të ardhmën tonë. Politikanët e etabluar pa asnjë kualitet e kan zymtësuar të ardhmën tonë. Të kompremetuarit e kesaj skene politike , e kan kompremetuar edhe informimin e drejtë publik. Kjo kastë politike janë promotorët e rrënimit të demokracisë së brisht në Kosovë… Vetëm të rinjët mund të rigjallerojnë qdo gjë, së garniturat e vjetra dhe të kompremetuara politike, është evidente së nuk kan mundësi dhe as dije të veprojnë mirë. Na duhet lufta për vlera sepse vetëm kështu mund të lindë një jetë e re në Kosovë dhe në Shqipëri…