NJIHUNI ME LIBRIN E RI, “POLENI VIKING-IMPRESIONE”, ME AUTORË SOKOL DEMAKUN E VIRON K0NËN…

0
1924
Poleni viking - ballina

Ballinat e librit të ri, “Poleni Viking-Impresione”,
nga Sokol Demaku dhe Viron Kona (Tiranë, shkurt 2017)

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Tashmë, një lexues i vëmendshëm është i njohur me faktin që, prej disa vitesh, është vendosur një lidhje e bashkëpunim i pandërprerë e frytdhënës, ndërmjet bashkatdhtarëve tanë të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni, në qytetin Boras të Suedisë, e cila drejtohet nga Sokol Demaku dhe shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, në qytetin e Durrësit, me ish-drejtor Abdyl Buçpapaj. Gjatë kësaj periudhe, janë bërë disa vizita të ndësjellta të mësuesve e nxënësve, por dhe të krijuesve të ndryshëm, nga të dyja vendet mike. Pra, në Shqipëri kanë ardhur edhe drejtues të arsimit, mësues e nxënës suedezë. Bile, ata kanë bërë vizita edhe në kryeqytetin Tiranë e në disa qytete tjerë të vendit tonë.

Synimi kryesor i këtyre vizitave e shkëmbimeve të përvojave, ka qenë dhe është njohja e secilit vend mik, me traditat jo vetëm në fushën e arsimit e kulturës, por dhe më gjerë. Dy ndërlidhësit dhe veprimtarët e dalluar të këtyre lidhjeve mjaft frytdhëënëse, janë arsimtari e publicisti Sokol Demaku dhe shkrimtari i njohur e publicisti, Viron Kona. Pas vizitave të tij në Suedi, ky i fundit, ka shkruar e publikuar katër libra, kryesisht me shënime e mbresa nga ai vend mik skandinav: “Bukuri suedeze” (Tiranë, 2011). ”Për ju, miqtë e mi” (Tiranë, 2012), ”Zonja nga Borasi” (Tiranë, 2012) dhe përuruar në Suedi.

Ndër botimet e tij është dhe libri “Ju dua më shumë se veten” (Tiranë, 2015). Ky i kushtohet Sadulla Zendelit-Daja, tash mbi 50 vjet në Suedi, autor i disa librave e fjalorëve, shqip-suedisht suedisht shqip dhe që ka hapur shkollën e parë shqipe, në atë vend skandinav. E veçantë ka qenë edhe sepse në Suedi, më 2011, është përkthyer libri i V.Konës, për fëmijët, “Eh, more Bubulino!” (në shqip, 2006 e ribotuar disa herë). Por edhe S.Demaku, në disa libra të tij, ka shkruar për vizitat e tij në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Gjithashtu, kam patur kënaqësinë që, afër katër vjet më parë, bashkë me tre miq nga kryeqyteti edhe unë të bëja një vizitë, në Boras e Goteborg të Suedisë. Pas kthimit në Tiranë, shkrova e botova librin, “Me zemër në vendlindje”(Tiranë, 2012). Por edhe shkrimet, në faqet 1-82, të librit tim,“Me shpirt adhedashurie” (Tiranë, 2015), kanë tematikë të njëjtë me atë, që sapo përmenda këtu.


Autorët e librit (nga e majta): Sokol Demaku dhe Viron Kona…

Dhe ja, Sokol Demaku e VironKona, në këto ditë të shkurtit 2017, na kanë dhënë një libër të ri e të përbashkët, me titullin interesant e domethënës, “Poleni Viking-Impresione”. Redaktor është Muharrem Dardha, recensentë Frdinand Hysi e Kadri Tarelli. Fotot e librit janë realizuar nga: “Eko Media”, Eridan Saliasi e Kadri Tarelli. Në ballinën e parë është një fotografi e “Heroit të Popullit” Mujo Ulqinaku, symbol i qendresës antifashiste në qytetin e Durrësit dhe fotot e shkrimtareve sudeze, Britta Stenberg dhe Anna Mattson, shkrimtarit Sokol Demaku e arsimtarit Abdyl Buçpapaj, si dhe shkrimtarëve Viron Kona e Hamit Gurguri. Ndërsa në ballinën (kapakun) e fundit të librit janë fotografitë e autorëve, S.Dedmaku e V.Kona, shoqëruar me jetëshkrime të shkurtëra dhe flitet për botimet e publikuara.

Në kushtimin e tyre, autorët S.Demaku e V.Kona kanë shkruar: “Këtë libër ia dedikojmë delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, që bëri një vizitë miqësore në Shqipëri, në datat 20 e deri 25 qershor 2016. Urojmë që ky libër modest të jetë një tjetër “urë” miqësie dhe bashkëpunimi, me interes të ndërsjelltë, mes shkrimtarëve suedezë dhe shqiptarë, mes letërsisë së Shqipërisë dhe të Suedisë”.

2.
Tani, le të tregojmë, sigurisht shkurt, për përmbajtjen e librit të ri, që është objekt kryesor i këtij shkrimi modest. Në shkrimin hyrës, “Katër shkrimtarë, nga Suedia, erdhën në Shqipëri”, tregohet përmbledhurazi, për vizitat, që bënë: Britta Stenberg e Anna Mattsson dhe Sokol Demaku e Hamit Gurguri, në qytetet tona: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë e Krujë. Aty përmenden me emër edhe mjaft shkrimtarë suedezë, që kanë botuar libra letrarë, në gjini të ndyshme. Po kështu, jepen emrat e shumë autorëve tanë, që jetojnë në Suedi, pjesëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiparë, “Papa Klementi XI-Albani”, me kryetar Hysen Ibrahimin.

Në vazhdim, njihemi më hollësisht me vizitat, që bënë shkrimtarët nga Sudia në shkollën 9-vjeçare “Sherif Dervishi” të Krujës. Aty është dhe një shkrim i posaçëm, nga prof. Zyhdi Dervishi, shoqëruar me një poezi të tij, “Vikingët, poleni alpin”. Mbresëlënëse ishin dhe vizitat në Kalaanë e Krujës, në pazarin e atij qyteti.

Nga takimet në kryeqytetin tonë, zë vend ai me shkrimtarin Besnik Mustafaj dhe me një grup shkrimtarësh e publicistësh, në mjediset e Hotelit “Livia”. Ndër këta të fundit, i shkruan mbresat e tyre dhe janë publikuar në faqet e ketij libri: nga studiuesi e publicisti Sejdo Harka, gazetari Muharrem Dardha, poetja dhe gazetarja Vjollca Spaho, studiuesi dhe publicsti Nuri Dragoi dhe Petrit Malushi, me poezinë “Tortë miqësie”.

Te pjesa e librit, “Në portat e Lezhës hyhet pa trokitur”, është botuar shkrimi i kryetarit të Bashkisë, Fran Frrokaj. Pastaj flitet për vizitat mbresëlënëse të shkrimtarve nga Sudia në Mauzoleun e Sknderbeut dhe në portin e Shëngjinit.

Të papritura të bukura u shpalosi miqëve nga Sudia qyteti i lashtë dhe i bukur i Shkodrës, të cilin autorët e këtij libri e vlerësojnë, “djepi i artit dhe i kulturës”. Ermira Omari tregon aty se, në mjediset e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u organizuan “Ditët e letërsisë suedeze, në Shkodër”. Mjaft interesanate ishte dhe vizita në Fototekën aq të njohur “Marubi” dhe, në vazhdim, çastet miqësore dhe shëtitjet në Shirokë, buzë Liqenit të Shkodrës.

Rreth 20 faqe të këtij libri zënë përshtypjet e shkrimtarit Viron Kona, në njërën nga vizitat e tij, në Goteborg të Sudisë, me titullin “Që të provosh shijen e verës, nuk është e nevojshme ta pishë të gjithë fuçinë…”. Më tej, flitet për vizitën e shkrimtarëve nga Sudia në shkollën 9-vjeçare të Tiranës, “Vëllazërimi”. Aty u pritën me ngrohtësi nga mësues e nxënës, drejtoresha Merita Prenga dhe zv.drejtori, Bashkim Saliasi, por dhe drejtoresha e zyrës Arsimore të Kamzës, Ermioni Çekani.

Nga takimet interesante, që bënë shkrimtarët nga Sudia, është dhe ai në Bibliotekën Kombëtarë të Shqipërisë, ku u pritën nga Maksim Gjinaj, përgjegjës i sektorit të bibliografisë. Gjithashtu, me mbresa të bukura u larguan ata nga vizita në mjediset e Muzut Historik Kombëtar, ku i priti drejtori, Melsi Labi.

Vizitën në qytetin e Durrësit bregdetar, siç e përshkuajanë autorët e këtij libri, shkrimtarët nga Sudia e pritën me kureshtje dhe kënaqësi të veçantë. Së pari, ata gjetën mikpritje e ngrohtësi në Bibliotekën e qytetit, ku i priti drejtoresha, Mirela Ylli, me stafin saj. Krahas përshkrimit të mbresave, që përjetuan miqtë nga Sudia gjatë shetitjeve nëpër këtë qytet dhe pjesëmarrja në festën e “Ditës së Verës”(24 qeshori), është botuar shkrimi i Alisa Velajt, që flet për poezinë e suedezes Anna Mattsson.

Në vazhdimësinë e këtij libri, botohet shkrimi “Njerëz, që i japin vlerë dhe shkëlqim të veçantë, jetës dhe shoqërisë”. Bazuar në librin e Fatah Bahtirit, “Miku i madh i shqi.parve Ullmar Kvik”, në të flitet, sigurisht shkurt, për disa nga personalitetet e botës politike, shkencore, letrare dhe kulturore suedeze. Ata cilësohen shembuj frymëzimi për shqiptarët dhe botën tonë, për sot dhe në të ardhmen.

Një pjesë të rëndsishme, në faqet e këtij libri, zënë “Përshtypjet rreth vizitës së shkrimtarëve suedezë, në Shqipëri”. Pa i shënar titujt e shkrimeve, po përmendim vetëm emrat e autorëve: Murat Gecaj, Dafina Haxhiu, Kadri Tarelli, Suela Mino Bala, Merita Prenga, Bashkim Saliasi dhe Britta Stenberg (suedisht e shqip).

“Në vend të epilogut” është titulli i pjesës, që i kushtohet albanologut të shquar suedez dhe mik i madh i Shqiptarve,Ullmar Kvik, me titullin “…I lidhur përjetë me botën shqiptare”. Aty jepen të dhëna për jetën e botimet e tij, si dhe mesazhi miqësor, që i ka dërguar shkrimtarit Viron Kona, më 24 tetor 2014, ashtu siç vepron edhe me miq e të njohur të vetë, në vendin tonë e në trojet tjera shqiptare. Në vazhdim të këtij mesazhi, është botuar shkrimi i Ullmar Kvikut, “Jeronim De Rada, me rastin e 200-vjetorit të lindje së tij”.

Tërë ky libër publicistik, me 227 faqe, nga autorët Sokol Demaku e Viron Kona, përshkohet nga ndjenja atdhedashurie e miqësie, ndërmjet popujve miq, suedez e shqiptar. Ai mbyllet me bibliografinë dhe përmbajtjen e shkrimeve të botuara. Përmbledhurazi, i urojmë dhe i përgëzojë ata, për këtë botim të ri, në vazhdën e sa e sa librave të tyre të mëparshëm!

Tiranë, 20 shkurt 2017