Shqipëria dhe Kosova duhet ta shfrytëzojë për mbarë luftën civile në Turqi

0
679
Nue Oroshi

Mr. sc. Nue Oroshi

Rrethanat politike në botë tash po marrin kahje të ndryshme. Ardhja e Donald Trumpit në krye të Amerikës i ka forcuar forcat e djathta politike kudo në botë. Këto forca dalngadalë por sigurt mbrenda katër apo pesë viteve do të jenë në Qeverisje në të shumtën e vendeve të botës. Në Turqi priten trazira të mëdha dhe të gjata deri në një luftë të gjatë civile e cila do të zgjasë vite të tëra.

Kjo luftë civile do të bënë që shumë firma perëndimore, siç janë firmat gjermane, angleze, amerikane dhe firmat tjera të mëdha për shkaqe të sigursië do t’i tërheqin investimet e tyre që kanë bërë në shtetinë turk. Këtë hapësirë duhet shfrytzuar ekspertët e ekonomisë por edhe politika në Shqipëri dhe Kosovë që ta përgaditë një teren të mirë që investimet e shteteve të fuqishme Evropiane dhe Amerikane ne pesë vjetët e ardhshme t’i kthejnë këta investitorë në Shqipëri dhe Kosovë, që të hapën filiale të ndryshme qoftë në prodhim apo edhe në mënyra tjera të investimeve. Politika e Shqipërisë si dhe ajo e Kosovës duhetë sa me pak të kenë kontakte me diplomacinë dhe politikën turke, në mënyrë që mos të ketë bartje të luftës civile nga Turqia në trojet Shqiptare.

Madje duhet filluar shumë shpejtë pastrimi i elementeve vehabiste, salafiste dhe gjihadiste në Trojet Shqiptare. Edhe në Trojet Shqiptare duhët sa ma shpejtë të formohët një Lëvizje politike e Djathtë me premisat e Donald Trumpit, që njëherë e përgjithmonë ta pastroj farën e felliqur e cila ka filluar ta helmoj rininë shqiptare. Fatkeqësisht kjo morde nuk i ka përfshi vetëm shqiptarët në viset shqiptare, por është përhapur edhe në perëndim.

Tani më përveç se individ kemi edhe grupe e shoqata në Diasporë të cilët kush më shumë e kush me pak janë duke i përkrahur politikën Talibaniste. Ndërkohë që në Gjermani janë formuar grupet kundër gjihadizmit, salafizmit dhe vehabizmit. Është bërë evidencimi i personave, grupeve dhe shoqatave të cilët janë duke kokëtuarë me personatë që janë prekur nga ky virus aziatikë. Dhe është gjë e natyrshme që këta persona të dënohen në bazë të ligjeve në fuqi të shtetitë Gjerman. Porë ajo që dhëmb më së shumti është se fatkeqësisht një grup shqiptarësh me mendësi aziatike po e hanë bukën dhe përmbysin kupën siç thotë një fjalë e vjetër popullore shqiptare.

Ata me ndihmat e shtetit Gjerman dhe mundësitë që iu ka afru ky shtet kanë krijuar familje, iu është mundësuar shkollimi i fëmijëve dhe ata që kanë pasur talent edhe të vazhdojnë deri në përfundimin e studimeve ndërsa në anën tjetër e bëjnë lojën e djallit duke qenë në krahun e aziatizmit. Edhe Ambasadat tona e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të kenë kujdes mos të bashkëpunojnë me grupet dhe shoqatatë e tilla në të kundërtën edhe ato do të jenë ne regjistrin e përkrahjës së grupeve radikale islamike që po veprojnë në Evropë.

E Shqiptari i shkretë në vend që të gjenë biblotekën, teatrin, operën, universitetin dhe shumë gjana të mbara që ofron kultura perëndimore, ai i gjenë “vëllëzërit aziatik”, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e traditën shqiptare dhe shkon e bëhet mish për top në luftërat civile në mes të forcave politike arabe, që po i shkatrrojnë vendet e tyre. Ajo që me vretë më së shumti janë intelektualët shqiptarë, të cilët janë shumë të pakët që po e ngrisin zërin kundër këtij helmi aziatik.

Pse heshtin intelektualët shqiptarë, dhe nuk e ngrisin zërin në këtë drejtim? Për hirë të brezave të rinjë që ata të rritën në qetësi dhe të jetojnë në paqë, për hirë të orjentimitë Evropianë të shqiptarëve intelektualët shqiptarë duhet që njëherë e përgjithmonë të ngrisin zërin kundër kësaj mendësie aziatike. Ndërsa politikanët zvarranikë ata duhet tërhequr zvarrë, nga politika përmes një lëvizje të djathtë politike e cila duhet përfshirë në të gjitha Trojet Shqiptare. Kjo lëvizje e djathtë politike në të gjitha Trojet Shqiptare pikësynim duhet të ketë Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet të përbashkët dhe orjentiminë e këtij shteti drejt botës perëndimore.