PARANDALIMI I HIPERTENSIONIT ESHTE ME I LEHTE SESA TRAJTIMI

0
2444

Bimë Medicinale

përgatitur nga Denisa KonaGazeta Molla e Shëndetit

Shume njerez provojne te ulin tensionin me ushqime, pasi shifrat jane rritur mbi normalen. Mirepo jo rralle tensioni eshte persistent, ai nuk pergjigjet ndaj trajtimit, jo vetem me ushqim, por disa here edhe me medikamente, duke kerkuar doza te shtuara. Mirepo pse te kujtoheni per masat ushqimore kur jeni ne gjendje hipertensioni? Pse te mos ndiqni nje diete ushqimore te rregullt, qe ta parandaloje ate, gje qe eshte me e lehte?

E pra, hudhra vepron me me efekt dhe siguri nese e merrni perdite, kur jeni normal, sesa kur kujtoheni me tension 18.
Mjalti me kanelle ne mengjes si ushqim do te jete shume me mire, sesa nje luge kanelle kur jeni me hipertension
300-500 mg magnez çdo dite punojne me mire ne parandalim sesa ne trajtim te hipertensionit

100-200 mg Koenzime Q10 ka garanci me te madhe per te mos lejuar gjendjen hipertensive, ndersa nuk vepron gjithnje kur shifrat ne aparat jane shume te larta.

Omega 3 dhe peshku, arrat, bajamet, spinaqi, brokoli, caji jeshil, vaji i ullirit, limoni, shafrani i Indise, uthulla e molles etj, mund te mos jene ne gjendje te permbysin nje situate hipertensive, por ato jane te fuqishme per te stabilizuar tensionin, duke bere shume pune te mira ne organizem dhe duke rregulluar mjaft funksione, qe çojne automatikisht ne normalizimin e tensionit te gjakut nga vete trupi.

Tani, pasi i lexuat keto, ju e dini se do te jete shume mire te ferkoni kycet me uthull molle apo te mbani hudher ose qepe brenda çorapeve, kur ndjeheni fare mire;

Te pini uje me limon çdo mengjes, edhe pse nuk ndjeni asnje luhatje tensioni;
Te pini rregullisht çajëra anti-hipertensive DHE TE MIRE PER ZEMREN DHE ENET E GJAKUT si manxura, murriz, borzilok, koper, spec i kuq djeges, boronica, majdanoz, trendeline (fara fenugrek) etj.

Apo lengje si leng jonxhe, leng papaje, leng qepe, leng spinaqi, karote e panxhari, leng selinoje efikase shpesh edhe ne shifra te larta hipertensioni.

Te hani ushqime si çokollata e zeze, kivi, kumbullat dhe rrushi i thate, bananet, shalqiri, rrepat, avokadot, farat e lulediellit, hurmat e arabise etj. edhe atehere kur nuk keni asnje shqetesim nga tensioni.
Parandalimi eshte gjithnje me i lehte dhe me i shpejte sesa trajtimi

Ja nje liste cajrash, erezash dhe perimesh, qe ju ndihmon ne uljen e tensionit dhe akoma me shume ne parandalim:

Çaj manxuraje (ndoshta me i miri)
Hudher
Bar pezmi
limon
borzilok
leng selinoje
finok
fara shalqiri dhe fara molle
vaj kokosi
banane
arre moskat
trendafil i eger
caj jeshil
caj speci kuq djeges
shafrani i Indise
kanelle
leng panxhari
caj murrizi
caj leonuri i zemres
vaj peshku
boronica
fara kardamon

Mbani parasysh se çdo organizem ka specifikat e veta dhe nje trajtim qe per dike punon, nuk punon per nje tjeter. Provoni mjete te ndryshme natyrore, derisa te keni gjetur ilaçin tuaj.


Gazetën Molla e Shendetit e gjeni ne te gjitha pikat e shitjes se gazetave dhe ne sportelet e poste-pensioneve…