Federata e shqiptarëve në Itali

0
796
Tonin Nikolli

Tonin Nikolli (Poet)

R E F L E K S I O N

Askush nuk mund të pengojë një njeri të aderojë në një formacion politik. Atë e bën për bindjet e tij personale ose për motive të tjera… Është normale dhe demokratike. Problemi është nëse ky person, merr funksione, demonstron militantizëm, duke qenë drejtues i një Federate apo i një organizacioni tjetër shoqëror, kultural e patriotik. Unë jam dëshmitar i të gjitha aktiviteteve, që nē ditën kur u krijua Grupi Koordinues për krijimin e Federatës dhe deri në diten kur kam dhënë dorëheqjen nga LSHASHI.

Kam qenë edhe në një nga takimet informative për mundësinë e krijimit të një formacioni politik në emigracion, si rrugë e ndryshme nga politika aktuale shqiptare e të gjitha krahëve. Askush nuk e kundërshton krijimin e një Partie, por askush nuk u angazhua që FEDERATA të ishte kjo parti. Aq më tepër, Ndue Lazri, si President i saj. Biles u fol që të mos përdoren as simbolet, as parimet, as klauzolat e kësaj FEDERATE. ËSHTË FAKT SE FEDERATA, NË DY VJET, KA BËRË MË SHUMË SE ASKUSH TJETËR NË 27 VJET.

ROLI I SAJ U BË IMPORTANT DHE, PADYSHIM, FILLOI T`I DRIDHË BOLET POLITIKËS SË KRIMBUR SHQIPTARE, E CILA FILLOI TË LUANTE GURËT TA PËRÇANTE. NDOSHTA PO IA ARRIN QËLLIMIT, NĒPĒRMJET SPIUNËVE TË SAJ TË PËRJETSHËM, PARAZITËVE TË PËRBOTESHËM DHE DASHAKEQËVE TË MIRËNJOHUR…..Është e dhimbshme, të përjetosh këtë MJERIM SHPIRTËROR, INTELEKTUAL, NJERZOR, QË MANIFESTOJNË ZELLSHËM SHUMË PERSONA, TË CILËT PA FRIKE, MUND T’I QUAJ MEDIOKËR, FANULONË, SERVILË DHE SHËRBËTORË TË ANTISHQIPTARIZMËS.

Në Itali punojnë dhe veprojnë mijëra intelektualë të të gjitha niveleve dhe profesioneve. Shumë prej tyre, me autoritetin, zotësinë dhe përkushtimin serioz, po japin kontributin e tyre në jetën politiko – sociale të Italisë, duke lehtësuar integracionin dhe prezantuar vlerat më të mira kulturore, shkencore, shpirtërore, intelektuale, patriotike dhe moderne. NJË PREJ TYRE, ËSHTË GAZETARI, POETI, PROZATORI DHE INTELEKTUALI NDUE LAZRI. Duan, s’duan thashethemexhinjtë.

RESPEKT DHE DASHAMIRËSI PËR TË GJITHË MIQTË DHE LEXUESIT!

Tonin Nikolli
Poet. Autor i 7 librave.
Verona, Itali
.