Nga XHAFER LECI
Ndaj vlerësimit meritor, që Pal Shtufi bënë për Ibrahim Rugovën, reagon provokatori Ibrahim Kelmendi, i cili, nga shqiptarët akuzohet për intriga, sabotim të luftës e deri edhe për implikime në vrasjen e kundërshtarëve politikë në Diasporë dhe instruktimin për krimin e organizuar, kryesisht, vrasje në Kosovë.
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
1.- Bashkëveprimtari i Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit.
“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.
2.- Përballja me pasojat e ish UDB-së dhe ish SHIK-ut në Kosovë
Shkruan Xun çetta, një ndër organizatorët e demonstratave të vititi 1981, ish i burgosur shumëvjeçar politik.
Luzern 08.12.2009.
Citat-Ibrahim Kelmendin,pushtetarin e sotshëm Xhavit Halitin e shumë emra tjerë i kemi përpunuar ne UDB-ja dhe këtu nuk ka dilema për atë që them thotë ai. Mjafton të ballafaqohem më ta nëse ata kanë kurajon thotë ish UDB-ashi i Pejës,Sherif Bala.
3.- IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS!!!???
Shkruan: Faridin Tafallari
Publikuar më 05 qershor, 2009 në orën 19:49 ( )Linku
http://www.albaniapress.com/lajme/9067/IBRAHIM-KELMENDI-KA-NDIKIM-NE-VRASJEN-E-JUSUF-DHE-BARDHOSH-GERVALLES-E-KADRI–ZEKES.html
1) Kryeredaktor i “Bota e re” ka qenë Daut Demaku, sa për dijeni. Ibrahim Rugova ka qenë – Redaktor përgjegjës -, jo i emëruar nga lart, por i zgjedhur nga Këshilli studentor i Universitetit të Prishtinës. Si duket, ti, Ibrahim Kelmendi nuk paske dalë fare nga katundi.
2) Punësimi i Ibrahim Rugovës në Institutin Albanologjik ishte meritor, pas specializimit për estetikë dhe kritikë letrare në Paris. Ai do të bëhej sekretar dhe, më vonë, kryeredaktor i revistës “Gjurmime Albanologjike”. Bujku Ibrahim Kelmendi po i ngatërron nga padija apo me qëllim, se ishte kohë e pas Plenumit të Brioneve dhe zgjedhjet brenda këtij Institucioni i bënte Këshilli përkatës dhe jo Komiteti Krahinor.
3) Ibrahim Rugova kurrë nuk është marrë me komisione kundër nacionalizmit, sepse origjina e tij familjare ishte krejt nacionaliste.
4) Duke drejtuar një revistë shkencore si “Gjurmime Albanalogjike”, në pajtim me Këshillin redaktues, natyrisht, bënë përzgjedhjen, në bazë të kritereve shkencore. Jo me kot ishte studenti i shkëlqyer i Profesorit Barthes në Paris.
5) Ibrahim Rugova nuk ka pasur kurrë poste, gjatë epokës pushtuese, për të diferencuar të tjerët. Sigurisht e ke ngatërruar me Rexhep Qosjen, i cili i dënoi demonstratat e vitit 1981, po e citojmë:
“I denojmë demonstratat armiqësore në Prishtinë
dhe në disa qytete tjera në Krahinë dhe i përkrahim masat e
ndërmarra në bazë të Kushtetutës dhe
ligjeve në fuqi për sanimin e gjendjes së krijuar për ruajtjen e
vëllazrimit të kombeve e kombësive,
si frytin më të çmueshëm të revolucionit tonë socialistë…
(Arhivi i Kosovës, Fondi: Gazeta “RILINDJA”, 8 Prill 1981 – Rexhep Qosja).
Ibrahim Rugova e ka dëshmuar patriotizmin e tij qysh në vitin 1967, kur u kyç në politikën legale. Pastaj, me drejtimin e shtypit studentor. Ai ka preferuar ballafaqimin legal dhe nuk ka qenë i vetëm në këtë përballje. Prandaj, janë mijëra intelektualë, të cilët janë përgjuar, por nuk janë arrestuar.
6) Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ku bëjnë pjesë krijuesit e të gjitha gjinive letrare, (I. Kelmendi, mos u bëj kaq i paditur), ka qenë institucioni më sovran, më i pavarur në Kosovë. Këtu s`ka mundur me i futë hundët askush. Zgjedhjet kanë qenë shumë demokratike.
7) Ndoshta e ke “harruar” fjalimin historik të Ibrahim Rugovës, në Kongresin e Lidhjes të Shkrimtarëve të Jugosllavisë, në Novi Sad. Prej atëherë, për mendimin intelektual në Kosovë, i parë ishte pikërisht Ibrahim Rugova. Nuk pretendonte askush për ta zëvendësuar, sepse Shoqata, veç me krijimtari, merrej edhe me politikë kombëtare. Kujtoni zgjedhjen e Adem Demaçit, në krye të kësaj Shoqate, militantizmin komunist të tij dhe shkatërrimin total të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, dikur shumë simpatike.
8) Nuk ka asnjë befasi për kumtesat në simpoziume për personalitetet e veçanta shtetërore. Edhe bota demokratike Perëndimore e ka veçuar nga diktatorët kriminelë si Stalini e filosllavi Enver Hoxha me shokë. Kumtesat e kësaj natyre janë një përcjellje, pa ndonjë domëthënie.
9) Inferioriteti, injoranca e jote, xhelozia, o Ibrahim Kelmendi, nuk të lejon ta pranosh të vërtetën e absolute se Ibrahim Rugova ishte intelektual kalibri, personalitet i përmasave botërore, “shqiptari më i madh i shekullit 20-të”, – siç e ka vlerësuar Ismail Kadareja. Gazetarja, pa thojza hiç, Renate Flotau, është profesioniste. Dhe, ajo me mençuri parashikoi udhëheqësin e ardhshëm të Kosovës, andaj edhe e zgjodhi për intervistim. Dhe, jo si ti me shokë që baglonit pas Enverit dhe komunizmit antishqiptar të tij.
10) Jusuf Buxhovi ishte gazetar i “Rilindjes” në Gjermani. Dhe ai duhej të ishte shqiptar. Si gjakovar, shansi ishte për të. Vetëm ti e quan udbash dhe ke inskenuar një deklaratë të një njeriu, H.G.mik imi me të cilin unë kam punue bashkë, në vitin 1977-1978, të cilin e ke mësuar ti ta përgojon Jusufin, pa e njohur kurrë…
Ai program i LDK-së ia solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Aventurizmi yt me shokë, do të na linte përgjithmonë pa Atdhe. Karrieristë si Mehmet Kraja me shokë nuk ia arritën të jenë të parë dhe pas dështimit filluan shpifjet dhe shamjet. Ai është i humbur, si vet koha e tij.
11) Milazim Krasniqi, edhepse tani është në një parti kundrshtare, e pranon se nga shtatori deri në dhjetor është lutur Ibrahim Rugova ta marrë drejtimin e partisë të parë pluraliste, LDK-së. Këtë e konfirmojnë edhe të tjerët. Vetëm dallaveraxhiu i Hashimit, Bujar Bukoshi e quan zgjedhjen e Rugovës rastësi, short!
Tradhtia e Bukoshit ndaj Rugovës dhe bërja e tij zallogë e Hashimit, tashmë, nuk do koment. Koha dëshmoi se Ibrahim Rugova ishte njeriu i duhur, i cili me mend dhe trimëri të pashoqe, e bëri Kosovën shtet. Po ti me shokët e tu rrugaçë, hajna të shtetit, sherbtor të Serbisë dhe kriminelë, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, e keni sjellë Kosovën në prag të varrit.
12) Ibrahim Rugova ishte President i Kosovës, deshte apo nuk deshte ti. Ai është zgjedhur me Referendum, duke marrë 96 % të votave të shqiptarëve të Kosovës. Prandaj, asnjë shtet i botës nuk do të bënte gafën, gabimin ta ndalonte, aq më pak një shtet, që donte me çdo kusht dukje demokratike.
13) Ai ishte President i përgjegjshëm. Ia dinte kaçikun Atdheut të tij dhe i ruante deputetët dhe kuadrot tjerë, për të mos i bërë pre të pushtuesit pa nevojë. Parlamenti i tij mblidhej çdo të Premte dhe funksiononte çdo gjë, duke e kthyer pushtetin moral, në pushtet të detyrueshëm e funksional anembanë Kosovës. Edhe deputetët e tij, ishin në këtë rrjedhë. Derisa funksiononin mijëra shtëpi-shkolla, pse të mos dakordoheshin 100 deputetë. Sinqerisht, nuk të dija kaq batall e të trashë nga koka!
14) Anëtarësia e LDK-së ka dhënë miliona, në emër të Rugovës, për Kosovën. E gjithë pasuria e Rugovës, mbanë vulën e miqve të Tij, kudo në botë. Edhe atë veturën e blinduar, ia kanë blerë miqtë e Rugovës. Sigurisht, ke lexuar se në krye të aksionit ka qenë Komandanti i UÇK-së të Rugovës, Smajl Hajdaraj, të cilin e vranë banditët e LPK-së, të konvertuar në partitë e krimit: Pikërisht se ishte mik i mirë i Presidentit Rugova. Rugova nuk ka qenë grykës si ju disa komunistë bastardë të popullit. Ai edhe shpërblimet ua ka dhuruar studentëve.
15) Familja Rugova është simbol, është institucion. Ibrahim Rugova është babai i lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë të Kosovës. Po të mos ishte Presidenti Rugova, ju disa sherbtorë të Serbisë, me LPK-në tuaj, do ta kishit falur Kosovën Serbisë, qysh po i dhuroni tokat tona Malit të Zi sot, dhe Serbisë nesër. Presidenti i kishte të nevojshme, me pritjet e përcjelljet, me familjen e ngujuar, qe soji i juaj, si qentë e tërbuar, donit ta vrisnit atë dhe familjen e Tij. Jua kujtoj gjuajtjen me granata e zoll shtëpinë e Tij.
Ai ishte një i ngujuar, njeriu më i rrezikuar në botë, sepse ndiqej nga fara ruso-sllave, siç ishit ju disa, sherbtorët e komunizmit botërorë.Pikërisht, ti je ideolog dhe udhëheqës, për vrasjen e Rugovës, kështu shkruan ti vet, në librat tuaj, se e kërkoje në perëndim ta vrisje Rugoven… Ai nuk ka pasuri të tjera, siç kanë individët e LPK-së dhe bandat tuaja kriminale, pjesë të partive vrastare..
16) Ibrahim Rugova kurrë nuk ka shpifur për UÇK-në. Ai ka pasur informacione të bollshme dhe në bazë të veprimeve provokative, të instruktuara nga Serbia, e cila donte një luftë të ngutshme, për ta boshatisur përgjithmonë Kosovën. Faktet e reja dëshmojnë se Adem Jashari e Zahir Pajaziti me shokë, ishin ushtarë të Rugovës dhe në vrasjen e tyre keni hisen tuaj pikërisht, ju disa krerët sherbtor të Lëvizjes. Familja Jashari gaboj pse dëgjoi përrallat e këtyre sherbtorëve dhe i ndeji karshi Rugovës. Presidenti bëri shumë për Familjen Jashari, në kushtet e një pushtimi të egër serbo-sllav, madje shpalli edhe zi kombëtare për vrasjen e Shaban,Hamëz dhe Adem Jasharit me familje.
17) Zgjedhjet e 1998-ës jeni ju karrieristët e Lëvizjes që ia keni imponuar Rugovës dhe LDK-së. Ju i thoshit Rugovës se “të ka dalë mandati dhe nuk të njohim si President të Kosovës”. Edhe Palestina që nga viti 1947 është në luftë me Izraelin, mbi një milionë të vdekur dhe të plagosur, e shumë të tjerë të shpërngulur me dhunë ndër vende tjera të botës dhe më megjithatë janë mbajtur disa palë zgjedhje. A thua mos qenka dashtë të presin kur të çlirohet Palestina që palestinezët t`i mbajnë zgjedhjet e tyre parlamentare?! Dhe, me zgjedhjet e bëra, dëshmoi se Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet President i përjetshëm i Kosovës. Vrasjet e çfarëdo përmase, nuk mund ta linin Kosovën pa President.
18) Rugova ka menduar dhe vepruar për luftën qysh në vitin 1990 dhe, në vazhdimësi, është përgaditur për luftë, deri në krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Megjithë respektin e madh që kam për secilin ushtar të lirisë. Vetëm betejat e FARK-ut kanë legjitimuar luftën e Kosovës. Ushtria e Lëvizjes nuk ka arritur të shënojë asnjë betejë, asnj përballje me pushtuesin, asnjë fitore. Luftat më të mëdha që ka bërë Lëvizja, me disa nga krerët sherbtor të Serbisë në krye të saj, janë tubimet masive në sallat luksoze të Perëndimit, me fjalimet – pordhë e piskamë – të Mujë Rugovës, Bedri Islamit, Ibrahim Kelmendit dhe disa spiunëve të tjerë të Serbisë.
E vërteta është se ishte Ibrahim Rugova ai që krijoi strukturat e luftës dhe kolonel Ahmet Krasniqi infrastukturën e luftës. Kjo është e vërteta e faktuar, të tjera janë pallavra tuaja me shokë.
19) Ibrahim Kelmendi është mjeshtër i shpifjeve dhe gënjeshtrave provokuese. Ibrahim Rugova nuk e kishte, tashmë, hallin e qeverisë, por të ushtrisë dhe këtë porosi ia dha FARK-ut, që të mos tërhiqet nga rruga e nisur për luftë, pavarësisht të kërcënimeve të Lëvizjes dhe të këlyeshëve të Enver Hoxhës në Tiranë.
Vrasjen e Fehmi Aganit e ka përgaditur agjenti i Serbisë, Maqedonisë dhe i Shqipërisë, Arbër Xhaferi me disa kolegë, intelektualë në Prishtinë. Hashim Thaçi, për këtë vrasje e shpërbleu, duke ia vënë emrin autostradës Prishtinë- Hani Elezit “Arbër Xhaferi”.
20) E gjithë llumhanja e LPK-së e ka pritur vesh-hapur turpërimin e Ibrahim Rugovës në dëshminë kundër kryekriminelit Millosheviç, të cilit Haga i akordoi pafajësi! Dëshmia dinjitoze e Ibrahim Rugovës në Gjyqin e Hagës, ishte tregues domëthënës, që hedh poshtë të gjitha shpifjet monstruoze të armiqëve të tij burracakë. Rexhep Qosja fort i lodhur dhe hiç i aftë për të udhëhequr asnjë çetë barinjësh, e lëre më qeveri! Rugova kurrë nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur. Të gjitha vendimet, veprimet e tij kanë rezultuar në drejtim të pavarësisë të plotë të Kosovës.
Qosja e Demaçi aq shumë e kanë përsëritur gënjeshtrën e autonomisë të Rugovës, sa kanë filluar ta besojnë edhe vetë ata. Referendumi-Kushtetuta e Kaçanikut dhe Deklarata për Pavaresinë e Kosovës më 1990, janë dëshmia më e madhe.Rugova i mundi edhe duke i lavdëruar si intelektal i pvarur dhe si simbol i rezistencës. Ibrahim Rugova i rrallë, tepër i rrallë, madje i vetmi kryemadhor, pas Skënderbeut të lavdishëm. Pëlcitni ju sherbtor të sllavizmit dhe të komunizmit dështak.
21) Klark ka qenë miku i mirë i Rugovës dhe e ka vlerësuar shumë liderin e pakontestueshëm të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Të dy këta, Klark dhe Rugova kanë pasur përballje parimore me Solanën dhe i kanë refuzuar disa qendrime të tij. Klark thotë se e ka përzënë nga zyra, kur kishte diçka që nuk ishte në favor të Kosovës. Ndërsa Rugova e ka refuzuar kërkesën e tij për koalicion me PDK-në, pikërisht ditën e atentatit. Një gazetar, edhe thotë që është i mençur, e ngatërron këtë me shpalljen e pavarësisë, gjë që nuk është e vërtetë. Se sa besim reciprok kishin Millosheviçi e Rugova, e dëshmoi Haga. Tjerat janë baglime të të disa antarëve të Lëvizjes dhe të krerëve sherbtor të saj.
22) Ibrahim Rugova nuk mund merrte pjesë në qeverinë e përkohshme, të Hashim Thaçit, të krijuar nga Tirana zyrtare socialkomuniste dhe aleatët e saj… Nuk mund të krijohej qeveri pa bërë zgjedhje. Fundja, për kushtet e luftës Kosova e kishte një qeveri në egzil, e cila në ate kohë ishte transferue në Tiranë.Selia e saj ishte përfaqësia e Kosovës në rrugën “Skënderbeg” në Tiranë. Resorët e saj, për kushtet e luftës, funksiononin shumë mirë. Çfarë kuptimi kishte një qeveri e dytë në ekzil, si ajo e përkohshme e Hashim Thaçit, që thirrej në luftën, por nuk kishte elektorat. As kush nuk do ta pranonte një koalicion dhe një qeveri, e cila kishte elektoratin masiv, por i “ dhuronin” vetëm dy ministra e një kryetar të Republikës së Kosovës.
Çështjen e pavarësisë të shpejt të Kosovës, e sabotoi krimi makabër i Lëvizjes, i bërë sipas skenarit të UDB-së, me spiunët e dërguar në mesin e mërgimtarëve, qysh në fund të viteve 1970. Njëri prej këtyre hafijeve je edhe ti, Ibrahim Kelmendi. Këtë e kanë deklaruar edhe padronët tuaj të UDB-së. Në skenarin e vrasjeve të kundërshtarëve politikë, ti ke përvojë që nga mërgim i hershëm. Instruktimet tuaja janë vetë-denoncuar. “Do t`ia jipsha hisen e tokës të babës, po ta di kush e ka vra Ahmet Krasniqin”! Mos e vet, se tregon vet.
Ti krimin e ke në gjak, sepse komunistët janë dëshmuar si kriminelë. Intrigat dhe përçarjet të kanë shoqëruar tanë jetën tënde të ndyrë. Edhe tash, si këshilltar i Ali Ahmetit, mirë e këshillove, i futet në kurth djemtë e Kosovës. Disa prej tyre i keni përdorë për krime e haraç. Emrat e tyre i gjen në medien e zgjedhjeve të shkara. Ata ishin të dhunshëm, me kularë dhe me kërbaç, i donin votat për shefat e partive të krimit. Edhe varrezat e dëshmorëve ju disa i keni bërë “lesh arapi”. Turpi qoftë me ju, antikombëtar e kriminelë, me porosi!
“Nuk ka kala që nuk marrin komunistët”. Këtë e bëri edhe SHIK-u juaj, i cili depërtoi në organet vendim-marrëse të LDK-së dhe po bënë kërdinë, duke anashkaluar dhe përjashtuar kuadrot e sprovuar rugovistë, besnikë të vijës dhe parimeve rugoviane. Përpjekja për ta rrënuar LDK-në në Mërgatë, është një dëshmi tjetër se SHIK-u është brenda strukturave të LDK-së. Vetëm për këtë të vërtetë, ke drejtë të mburrësh! Por, Ibrahim Rugova nuk mund të fajësohet për gjëmën aktuale të LDK-së, sepse nuk është pjesë e kësaj fajësie.
Unë të kam përcjellur në të gjitha shkrimet publike kundër Rugovës. I gjithë inati yt ka ardhur se ta ndali taxhinë, kur dha porosinë-sentencë: “Mos hidhni pare në kapuç!” Sepse tani i kemi institucionet, bankat, ndihmoni zyrtarisht Atdheun-Kosovë, është obligim i juaj moral, na thoshte gjeniu Rugovë. Mjaft më me shpifje, intrigime, trillime, sepse të ka dalë boja, Dikur sulmoje kundërshtarët, tani edhe brenda llojit. Për ty të gjithë janë të këqinj, të poshtër. Vetëm ti shkelqen mbi tokë. Je një mjeran dhe kurrizon e drejton vetëm varri.
Wendlingen, 13.2.2017