DIMENSIONI SOCIOLOGJIK I PARTIVE POLITIKE

0
982
Qani Osmani - Demokracia

Qani Osmani, Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi, Ulqin, 2016

Duke marrë parasysh rrethanat shoqërore që kanë përjetuar shqiptarët në të kaluarën në literaturën në gjuhën shqipe kanë munguar studimet me tematikë mbi partitë politike dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e demokracisë dhe raporteve shoqërore.

Një dukuri e tillë nuk është befasi, sepse shqiptarët kanë jetuar në sisteme moniste, me qasje ekskluzive ideologjike, duke eliminuar mendimin ndryshe. Madje, çdo tentim i shprehjes së mendimit që nuk ishte në kursin partiak ishte i papranueshëm, ku pasojat kanë qenë evidente. Vetëm pas shëmbjes së sistemit monist, duke filluar me rënien e murit të Berlinit (nëntor 1989), filloi një frymarrje e re shoqërore. Ishte pikërisht ky vit që paralajmëroi pluralizmin politik dhe vendosjen e demokracisë parlamentare në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Themelimi dhe organizimi i partive të reja politike dhe mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste duke filluar më vitin 1990 e më pas, ishin sfidat e para te subjekteve politike ndaj partive moniste të cilat kishin mbajtur pushtetin për rreth pesë dekada. Dhe nga ajo kohë ka kaluar një çerek shekulli, ku ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme për analiza dhe studime të veçanta nga aspekti sociologjik i demokracisë dhe partive politike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kohë më parë Qani Osmani opinionit i paraqitët me librin Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi.

Libri është konceptuar në atë mënyrë që ndahet në nëntë kapituj që përbëjnë një tërësi tematike e cila është intriguese për lexuesin. Autori ka arritur të zbërthejë në mënyrë shkencore dukurinë e partive politike që nga paraqitja dhe zhvillimi i tyre, deri të klasifikimi, struktura organizative, llojet dhe funksionimi i brendshëm i tyre.

Hapësirë e veçantë i është kushtuar çështjeve të demokracisë në vendet pos komuniste, të periudhës së tranzicionit, ku rast konkret është Mali i Zi. Duke marrë parasysh se partitë politike janë ushtruese të pushtetit në mënyrë të vetme apo ne koalicion, ata janë përgjegjësit kryesor në demokratizimin e jetës shoqërore. Por, miratimi i pluralizmit dhe organizimi i zgjedhjeve politike qoftë në nivelin lokal apo shtetëror, ka paraqitur sfida të mëdha për subjektët pjesëmarrëse në këto gara politike. Ndërsa, nga mospërvoja politike, qasja autokratike e sidomos ambiciet karieriste, ndikuan në humbjen e imazhit të demokracisë pluraliste. Madje në ca raste, disa sjellje ngjasonin më kohën e monizmit, që nuk ishte ë favor të pluralizmit politik.

Çështje të veçantë të trajtimit në këtë studim autori i ka kushtuar demokracisë brendapartiake, duke e analizuar ate me qasje për subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. Eshtë pikërisht paraqitja e tendecave oligarkike, duke kriuar kultin e personalitetit që si pasojë ka veprimin autokratik, duke vendosur një person apo një grup i ngushtë me ç‘rast eliminohet demokracia e brendshme partiake. Pikërisht nga një veprim i tillë i liderëve të ndryshëm janë kriuar fraksione dhe përçarje të ndryshme të partitë e ndryshme politike, disa vite pasi ata janë themeluar. Nga një veprim i tillë destruktiv, nuk kanë qenë imun as partitë politike që përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Në mënyrë të veçantë trajtohen partitë politike shqiptare në Mal të Zi, nga paraqitja e tyre ne skenën politike dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale e parlamentare nga viti 1990 e deri me 2012. Ndonëse në fillim të pluralizmit shqiptarët në Mal të Zi kishin një subjekt politik(LDMZ), e cila kishte karakterin e një Lëvizje kombëtare, që u dëshmu me votimin plebishitar në zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990), me pas u formuan subjekte të tjera politike të cilat u legjitimuan në zgjedhjejt lokale ato parlamentare.

Nuk ka dilemë së një veprim i tillë eleminoj monizmin brenda shqiptarëve ne pluralizëm, por ajo dukuri dobësoi shumë elektoratin shqiptar edhe ashtu me numër të vogël, duke humbur unitetin politik. Por, duhet thënë se shkaku kryesor i formimit të partive të reja politike ishte mos ekzistimi i demokracisë së brendshme partiake, sepse u kriu kulti i individit, dhe dolën në pah ambiciet lideriste dhe autokracia ataviste e indvidëve udhëheqës në partitë politike, me konatacion të përfitimeve personale e te klaneve të ndryshme.

Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe ligjin zgjedhor i cili nuk është në favor të shqiptarëve, sepse ai është miratuar sipas interesave të shumicës parlamentare që ishte në kundërshtim me kërkesat e shqiptarëve, del qartë se shqiptarët në të ardhmen, do të përballohen me sfidimin e rrethanave politike, për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyresi popull autokton në Mal të Zi.

Por, duhet thënë me këtë rast se nga një situatë e tillë konfuze, më së shumti kanë përfituar partitë të ashtuquajtura qytetare malazeze, të cilat kanë arritur të marrin një numër të konsideruar të votave të elektoratit votues shqiptar. Madje, nëse një trend i tillë negativ vazhdon tutje nuk ka dilemë se pesha politike e shqiptarëve do të vijë duke u zvogluar, me pasoja të mëdha për shqiptarët në këtë mjedis.

Duke qenë botimi i parë në gjuhën shqipe me një tematikë të tillë tek ne, ky studim përveç sociologëve dhe politikologëve, do të jetë i mirëseardhur edhe për të gjithë ata të cilëve iu interesojnë proceset shoqërore të qeverisjeve në shtetet moniste por edhe në ato të demokracive parlamentare. Po ashtu me interes të veçantë është edhe qasja analitike e pjesëmarrjës së partive politike që përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi në zgjedhje nga miratimi i pluralizmit sipas viteve përkatëse dhe sfidat e tyre gjatë kësaj kohe. Autori për shumë çështje qoftë organizative apo funksionale të partive politike ka qendrim kritik duke ofruar argumente që janë në favor, të eliminimit të diskursit politik që është në favor të proceseve demokratike në mjediset përkatëse.

Ne lidhje më përgatitjen e këtij botimi autori ka konsultuar një literaturë selektive duke sjellur përfundimet e tia në lidhje me temën përkatëse. Po ashtu ka konsultuar edhe statutet dhe programet e partive politike shqiptare në Mal të Zi por edhe në hapësirën tjetër etnogjeografike shqiptare, duke ofruar përfundime përkatëse varësisht prej çështjeve të trajtuara.

Në sajë të lëndës së trajtuar ky botim mund t’iu shërbejë si literaturë e obligueshme për studentët e sociologjisë por edhe mësimdhënësit të cilët mbajnë leksione në shkolla në kuadër të lëndës së edukatës qytetare, sepse ofrohen të dhëna më vlerë që janë në favor të edukimit qytetar dhe politik për këto shtresa të shoqërisë por edhe për të gjithë të interesuarit e tjerë.

Gjithsesi libri është i mirëseardhur edhe partitë politike, sepse ofrohen të dhëna që janë të nevojshme për subjektet e tilla, për të sfiduar fushatat, zgjedhjet por edhe ekzistencën e tyre opozitë apo pozitë në pushtet. Sepse, vetëm në këtë formë ato janë përfaqësuese të dënja të elektoratit të tyre votues, duke arritur objektivat politike në mjedisin përkatës.

Përfundimisht libri në fjalë pasuron literaturën në shqip për demokracinë dhe partitë politike dhe si i tillë pa dilemë do të zgjoj kureshtjen e lexuesve të pasionuar por edhe të studiuesve të rinj për tu marrë në mënyrë profesionale më këto çështje shoqërore nga dimensioni i sociologjisë politike.

Dr. Nail Draga
(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 4 shkurt 2017)